"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ Ballkani me një këmbë në grupet e Conference League! Mundi bjellorusët e Bates me ‘poker’ golash, super Tolaj...
Ballkani ka shuar epërsinë e Bate Borisovit me rezultatin 4-1 në ndeshjen e parë të “play-off”-it të Conference League, ku ka spikatur Bleart Tolaj me dopiedë.
24 Gusht 2023, 23:30Nga DOSJA
KOSOVE - Pjesa e parë në “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultatin 1-1, me të dy skuadrat që shënuan nga një herë.
Ndeshjen e hapi Bate Borisovi që kaloi në epërsi 0-1 me golin e Denis Laptev në minutën e 10-të.
Por nuk vonoi shumë dhe Ballkani shënoi golin e barazimit 1-1 me Bajram Jashanicën, që realizoi me kokë në minutën e 31-të.
Me të filluar pjesa e dytë Ballkani nisi sulmet e shumta drejt portës bjelloruse. Nuk vonoi shumë dhe pas një harkimi nga Armend Thaqi, në zonë u gjend Bleart Tolaj, që në minutën e 58-të shënoi me kokë, duke e çuar rezultatin 2-1
Ballkani vazhdoi me sulme dhe po kërkonte golin e tretë. Nuk vonoi shumë dhe sërish i njëjti lojtari, Bleart Tolaj ishte i pamëshirshëm brenda zonës, ku me një goditje gjysmë volej shënoi për 3-1 në minutën e 66-të, duke realizuar një dopiedë personale.
Por Ballkani nuk e kishte mbyllur historinë e kësaj ndeshjeje. Në minutën e 89-të do të ishte Armend Thaqi, ai që do të shënonte golin e katër, duke fiksuar fitoren 4-1 të Ballkanit, e cila ndryshe përkthehet thuajse si një biletë për në fazën e mëtejshme të grupeve në Conference League.
Dhe ky sukses i madh i skuadrës nga Suhareka, ka në krye një trajner si Ilir Daja, i cili ka ditur të ndërtojë një ekip, që për here të dytë radhazi po e përfaqëson me dinjitet futbollin kosovar në arenën europiane.