Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
Arrestohet futbollisti iranian Voria Ghafouri, forcat e sigurisë së regjimit i vënë prangat në seancë stërvitore: Mbështeti rebelët
Futbollisti Voria Ghafouri, 35 vjeç, u ndalua të enjten pas një seance stërvitore me klubin e tij Foolad Khuzestan, me akuzën se ka "njollosur reputacionin e ekipit kombëtar dhe ka përhapur propagandë kundër shtetit".
24 Nëntor 2022, 16:53Nga k.m.
Voria Ghafouri
KATAR- Një futbollist iranian është arrestuar nga forcat e sigurisë së regjimit me pretendimet se ka përhapur 'propagandë'. Futbollisti Voria Ghafouri, 35 vjeç, u ndalua të enjten pas një seance stërvitore me klubin e tij Foolad Khuzestan, me akuzën se ka "njollosur reputacionin e ekipit kombëtar dhe ka përhapur propagandë kundër shtetit".
Media shtetërore raportoi se 35-vjeçari u arrestua për përfshirje në "propagandë kundër regjimit" dhe mbështetje të "rebelëve". Ghafouri u rendit si anëtar i skuadrës së Iranit për Kupën e Botës 2018, por nuk u emërua në formacionin përfundimtar për të luajtur në Kupën e Botës të këtij viti në Katar.
Futbollisti me origjinë nga qyteti i populluar nga kurdët, Sanandaj, kishte postuar në Instagram një foto të tij të veshur me veshje tradicionale kurde. Ai ishte më parë kapiteni i klubit iranian Esteghlal para se t'i ndërpritej kontrata dhe më pas u transferua në Foolad Khuzestan në qytetin jugperëndimor të Ahvaz.