23 Mars 2024, 01:14
Nga DOSJA
ITALI - Armando Broja u rikthye pas një viti e gjysmë në kombëtaren e Shqipërisë. Sulmuesi i Fulhamit në Premier League pas miqësores me Kilin, ku ndër të tjera tha:
“Çfarë nuk shkoi? Ishim pak pa fat sonte. Me thënë të drejtën, nuk kemi luajtur mirë. Kili luajti më fort. Jemi të bashkuar si ekip, kemi dhe dy muaj kohë për Europianin. E dimë që nuk janë vetëm miqësore, kemi edhe Suedinë përpara. E dimë që miqësoret janë të vështira. Po përgatitemi që të jemi gati për Europianin. Mua më kënaqi rikthimi pas një vit e gjysmë. Tifozët më kënaqen, u kënaqa me ta dhe me veten. Jam në një moment që jam pa formë. Jam rikuperuar pas një dëmtimi të rëndë. Më duhen minuta që të bëhem gati, por gjithçka po shkon mirë për mua me kalimin e kohës. Sot humbëm, por gjërat e mëdha do të vijnë në verë. Gjithmonë kam luajtur pa presion, që kur isha i vogël. Për mua është e rëndësishme të rikuperohem mirë.
Si më priti skuadra në këtë grumbullim? Shumë mirë. Unë i njoh të gjithë, janë edhe disa të rinj. Janë miqësore, është normale që trajneri të shohë lojtarë të ndryshëm. Nuk kam luajtur më parë me këtë trajner dhe këtë staf. Është gjë e bukur që po kuptohemi me trajnerin, stafin dhe shokët e skuadrës. E përsëris: gjërat e mëdha do të vijnë në verë…
Kur do të jem në 100% të formës? Nuk e di, por ndihem mirë fizikisht, ndihem mirë me trupin tim. Po stërvitem mirë dhe po ndihem gjithnjë e më mirë. Po kuptohem me trajnerin dhe shokët. Shoh nga e ardhmja, dua ta harroj dëmtimin. Kam shumë cilësi për t’i përdorur në të ardhmen”, theksoi 22-vjeçari shqiptar.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Mars 2024, 00:37
ITALI - Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho analizoi humbjen 0-3 në miqësoren përballë Kilit në intervistën e...
Sport
22 Mars 2024, 22:50
ITALI - Kombëtarja shqiptare u mund 0-3 në miqësoren e Italisë nga Kili, në ndeshjen test për përgatitjet e finaleve të ...
Sport
22 Mars 2024, 21:29
ITALI - Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen e parë të këtij viti. Kuqezinjtë po përballen me Kilin në...
Sport
22 Mars 2024, 20:45
GJERMANI - Kosova U21 merr pikë në Gjermani. Skuadra e drejtuar nga Afrim Toverlani e mbylli në barazim pa gola duelin e luajtur në &ldquo...
Sport
22 Mars 2024, 20:41
TIRANE - Shqipëria U-21 luajti sot ndaj Finlandës U-21, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për kët&eum...
Sport
22 Mars 2024, 20:36
ITALI - Pablo Zabaleta, ndimës i Sylvinhos, foli në lidhje direkte nga stadiumi “Tardini” për emisionin kuqezi. Argjentinasi e sheh K...
Sport
22 Mars 2024, 20:05
ITALI - Pas pak minutash kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e blertë të stadiumit “Ennio Tardini” t&eu...
Sport
22 Mars 2024, 19:37
ARMENI - Kosova e ka filluar me fitore aventurën e trajnerit të saj të ri Franco Foda me suksesin e marrë në Yerevan të Armenis&eu...
Sport
22 Mars 2024, 18:40
ARMENI - Kombëtarja e Kosovës po luan sot ndeshjen miqësore ndaj Armenisë në Jerevan. Ky është edhe testi i i parë i tra...
Sport
22 Mars 2024, 17:46
ARMEN - Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Armenisë me rezultat 1-0 në mesin e pjesës së parë në ndeshjen miqësore q&e...