23 Mars 2024, 00:37
Nga DOSJA
ITALI - Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho analizoi humbjen 0-3 në miqësoren përballë Kilit në intervistën e dhënë në emisionin “KUQ E ZI”.
“Sot mungoi pothuajse gjithçka. 25 minutat e para nuk bëmë mirë, na mungoi intensiteti. Ne jemi një skuadër që duhet të luftojmë për 90 minuta. Nisëm të luanim pasi pësuam golin, u futëm në lojë. Më erdhi keq për golat e dytë dhe të tretë, duhet të mbeteshim në lojë, si në Varshavë apo Pragë. Duhet të rritemi në aspektin e përqendrimit, duhet të mbetemi në lojë.
Eufori nga lojtarët? Jo, sepse ne nuk kemi titullarë fiks. Ne jemi një skuadër që luajmë me shpirt dhe zemër. Ashtu duhet të vazhdojmë përpara.
Manaj-Broja? Në Kombëtare koha është e artë. Nuk është e lehtë të gjykosh një futbollist për 25 minuta, madje as për 90 minuta. Por nuk ka rrugë tjetër. Kemi edhe Suedinë, por koha është e pakët në dispozicion.
Presingu dhe agresivitet i Kilit? Ata janë një skuadër e nivelit të lartë. Kanë histori, kanë lojtarë me teknikë dhe agresivitet. Kili ka lojtarë që janë mësuar duke luajtur në Kupa Bote. Shumë prej tyre kanë fituar Kupën e Amerikës. Ne duhet të mësohemi në nivele të larta.
A ishte test negativ në total? Jo, absolutisht jo! Duhet ta shoh edhe njëherë ndeshjen. E përsëris: nuk është e lehtë të gjykosh një futbollist në një kohë të shkurtër. Kemi një ndeshje të vështirë me Suedinë. Për përgatitjet e Europianit do të nisim të mendojmë pas rikthimit në Tiranë”, u shpreh trajneri brazilian.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Mars 2024, 22:50
ITALI - Kombëtarja shqiptare u mund 0-3 në miqësoren e Italisë nga Kili, në ndeshjen test për përgatitjet e finaleve të ...
Sport
22 Mars 2024, 21:29
ITALI - Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen e parë të këtij viti. Kuqezinjtë po përballen me Kilin në...
Sport
22 Mars 2024, 20:45
GJERMANI - Kosova U21 merr pikë në Gjermani. Skuadra e drejtuar nga Afrim Toverlani e mbylli në barazim pa gola duelin e luajtur në &ldquo...
Sport
22 Mars 2024, 20:41
TIRANE - Shqipëria U-21 luajti sot ndaj Finlandës U-21, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për kët&eum...
Sport
22 Mars 2024, 20:36
ITALI - Pablo Zabaleta, ndimës i Sylvinhos, foli në lidhje direkte nga stadiumi “Tardini” për emisionin kuqezi. Argjentinasi e sheh K...
Sport
22 Mars 2024, 20:05
ITALI - Pas pak minutash kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e blertë të stadiumit “Ennio Tardini” t&eu...
Sport
22 Mars 2024, 19:37
ARMENI - Kosova e ka filluar me fitore aventurën e trajnerit të saj të ri Franco Foda me suksesin e marrë në Yerevan të Armenis&eu...
Sport
22 Mars 2024, 18:40
ARMENI - Kombëtarja e Kosovës po luan sot ndeshjen miqësore ndaj Armenisë në Jerevan. Ky është edhe testi i i parë i tra...
Sport
22 Mars 2024, 17:46
ARMEN - Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Armenisë me rezultat 1-0 në mesin e pjesës së parë në ndeshjen miqësore q&e...
Sport
22 Mars 2024, 17:39
ITALI - Rreth 18.000 bileta janë shitur për ndeshjen e parë miqësore të Shqipërisë ndaj Kilit që do të luhet në...