Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet 27-vjeçari, identifikohet autori! Shkak dyshohet se u bë një lojë minifutbolli (EMRAT)
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Ai ka një ofertë prej më shumë se 100 milionë në vit në tavolinë, por sulmuesi polak mendon të vazhdojë te Barça, me të cilën ka kontratë deri në qershor 2025, plus një vit tjetër opsional.

SPANJE - Robert Lewandowski është kthyer në zjarr. Sulmuesi polak, i cili ishte tashmë vendimtar në sezonin e tij të pare, që Barça të fitonte La Ligës pas katër vitesh, ka rikuperuar nivelin e tij më të mirë dhe po ndihmon skuadrën katalanase të aspirojë dy titujt më të rëndësishëm të sezonit: LaLiga dhe Champions League.
Në moshën 35-vjeçare, sulmuesi polak ka shënuar tashmë 20 gola këtë sezon, 13 prej tyre në La Liga, dhe është tashmë vetëm 3 gola pas shënuesit Bellingham.
Shifrat e tij spektakolare nuk kanë kaluar pa u vënë re. Sulmuesi polak është sërish objekti më i dëshiruar në Arabinë Saudite. Pas një përpjekjeje të dështuar verën e kaluar, Proleaga Saudite vazhdon të ëndërrojë të ketë një tjetër sulmues të shquar si Lewandowski në kampionatin e tyre. Në fakt, ata janë të gatshëm ta ‘lajnë’ atë me ar në përpjekje për ta bindur atë të luajë në vendin e tyre, duke i ofruar më shumë se 100 milionë në sezon.
Megjithatë, burime pranë sulmuesit polak, të cilët kanë konfirmuar ofertën saudite për të, i bëjnë të qartë MD se Robert Lewandowski nuk po mendon të largohet nga Barça, me të cilën ka një kontratë deri në qershor 2025, plus një sezon tjetër opsional që do ta zgjasë në varësi të numrit të ndeshjeve të luajtura në sezonin 2024-25.
Vetë Lewandowski, sa herë është pyetur së fundmi për të ardhmen e tij, e bën të qartë se ndihet shumë i lumtur te Barça dhe te Barcelona. “Unë jam te Barça për një vit e gjysmë dhe ndihem shumë mirë. Kam fituar dhe kam shënuar shumë gola. Jam shumë, shumë i lumtur dhe shumë i kënaqur,”- pranoi Lewandowski këtë javë në një intervistë për kanalet e klubit të Barçës.
“Po qëndroj në Barcelonë”,- ka saktësuar në një intervistë tjetër polaku, i cili të martën do të ketë edhe një ndeshje jetë a vdekje me ekipin e tij kundër Uellsit për të pasur një vend në Eurokupën e verës së ardhshme.
Pas arritjes së nënshkrimeve të Cristiano Ronaldos, Neymar, Benzema, Verratti dhe Mané, ndër të tjera, sauditët ëndërrojnë të kenë edhe yllin e madh të FC Barcelona dhe nuk do të ndalen në përpjekjet e tyre. Nga tani dhe në fund të sezonit ata do të rikthehen në sherr për të provuar të bindin sulmuesin polak, diçka që sot duket e paimagjinueshme që mund ta arrijnë duke marrë parasysh se me një ofertë prej më shumë se 100 milionë të pastra në sezon, polaki tashmë është përgjigjur: "Jo faleminderit".
Rrjedhimisht, dhe sado zero t'i vendosin çekun që i dërgojnë nga Arabia, Lewandowski e ka mendjen vetëm te Barça, një klub për të cilin ka vënë shumë bast kur kishte ende një kontratë me Bayern Munich në verën e 2023 .
B.T (Dosja.al)
DANIMARKE - Danimarka dhe Zvicra u ndanë me një barazim pa gola mbrëmjen e së shtunës (0-0), pas 90 minutave të parregullta...
KANADA - Kanadaja iu bashkua listës së skuadrave pjesëmarrëse në ‘Copa America’ (20 qershor - 16 korrik në Shtetet e...
ANGLI - Endrick u bë ylli i natës me golin e tij të fitores në minutat e fundit. Në një skenë si Wembley&nbs...
SHBA - Pa Lionel Messin për shkak të dëmtimit, Inter Miami u mposht brutalisht 4-0, të shtunë kundër New York Red Bulls, n&...
AUSTRALI - Ishin vetëm dy që kishin sfiduar epërsinë e jashtëzakonshme të Max Verstappen gjatë sezonit 2023: Carlos Sainz d...
ITALI - Njëra prej të përditshmeve më të shitura sportive në Itali, “Gazzetta dello Sport”, i ka kushtuar dy faqe t&eu...
EGJIPT - Skuadra kroate i nisi me një barazim gri përgatitjet për garën kontinentale, pasi barazoi 0-0 këtë të shtun&eum...
FRANCE - Gjermania ka befasuar Francën e yjeve në miqësoren e luajtur në Lyon. Miqësore e dy porej skuadrave më të mëdha...
ANGLI - Anglia luajti ndaj Brazilin në mitikun “Wembley”, në një tjetër miqësore luksi. Trajnerët ...
FRANCE - Mund të ndodhë edhe kaq shpejt! Gjermania e nis vitin e Kampionatit Europian në shtëpi, por në këtë mbërmje n&e...