Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet 27-vjeçari, identifikohet autori! Shkak dyshohet se u bë një lojë minifutbolli (EMRAT)
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Skuadra nga Miami humbi 4-0 ndaj New York Red Bulls

SHBA - Pa Lionel Messin për shkak të dëmtimit, Inter Miami u mposht brutalisht 4-0, të shtunë kundër New York Red Bulls, në një ndeshje të MLS-së të shënuar nga shiu intensiv që ra në “Red Bull Arena”.
Lewis Morgan, ish-lojtar i Inter Majamit, me një “hat trick” të shkëlqyer dhe venezueliani Wiki Carmona, shënuan në përmbytjen që u përjetua në Harrison, qyteti i Nju Xhersit, ku Red Bulls luan ndeshjet e tij.
Figura tjetër e kësaj pasditeje të paharrueshme për Red Bulls ishte Dante Vanzeir, i shkëlqyer me katër asistime për katër golat e ekipit të tij.
Mungesa e Messit, për shkak të mbingarkesës muskulore, ishte edhe një herë një barrë shumë e rëndë për skuadrën rozë, e cila ka pësuar dy humbje këtë sezon dhe të dyja kanë ndodhur pa gjeniun e Rosarios në fushë.
Tifozët e Nju Jorkut patën fatin vitin e kaluar të përjetojnë debutimin e Messit në MLS, lojë në të cilën ai hyri si zëvendësues në pjesën e dytë dhe shënoi golin e dytë në fitoren 0-2 kundër Red Bulls.
Këtë vit, megjithatë, programi i tyre doli kundër tyre, pasi Messi nuk do të kishte luajtur në këtë ndeshje edhe nëse nuk do të ishte i dëmtuar, sepse do të kishte udhëtuar me skuadrën e Argjentinës.
Përveç Messit, Gerardo Martino pati një listë të gjatë mungesash në dritaren e FIFA-s: Drake Callender (SHBA), David Ruiz (Honduras), Diego Gómez (Paraguaj), Federico Redondo (Argjentinë nën 23 vjeç), etj.
Me këtë panoramë, trajneri argjentinas e nisi me gjithçka që kishte në dispozicion, tre qendërmbrojtës me të gjithë krahët për Alba dhe Taylor dhe Luis Suarez dhe Leonadro Campana në pikën e sulmit.
B.T (Dosja.al)
AUSTRALI - Ishin vetëm dy që kishin sfiduar epërsinë e jashtëzakonshme të Max Verstappen gjatë sezonit 2023: Carlos Sainz d...
ITALI - Njëra prej të përditshmeve më të shitura sportive në Itali, “Gazzetta dello Sport”, i ka kushtuar dy faqe t&eu...
EGJIPT - Skuadra kroate i nisi me një barazim gri përgatitjet për garën kontinentale, pasi barazoi 0-0 këtë të shtun&eum...
FRANCE - Gjermania ka befasuar Francën e yjeve në miqësoren e luajtur në Lyon. Miqësore e dy porej skuadrave më të mëdha...
ANGLI - Anglia luajti ndaj Brazilin në mitikun “Wembley”, në një tjetër miqësore luksi. Trajnerët ...
FRANCE - Mund të ndodhë edhe kaq shpejt! Gjermania e nis vitin e Kampionatit Europian në shtëpi, por në këtë mbërmje n&e...
FRANCE - Franca dhe Gjermania kanë startuar një miqësore luksi mes tyre, në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024. Edhe p...
SLLOVAKI - Miqësorja Sllovaki-Austri nisi me një eurogol. Vetëm 6 sekonda iu deshën Christoph Baumgartner për të ndëshkuar ve...
SUEDI - Pas sfidës me Kilin, kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për miqësoren e dytë të marsit ndaj Su...
ANGLI - Emri i saj është Kelsey Rose Bowers dhe shumica e njerëzve nuk e njohin atë. Tani ajo është e njohur p&eu...