Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit Flamingo": Rama në burg, Berisha në burg
Marshimi nuk ndalet, buçet turma në Rrugën e Kavajës: Edi Rama ka mbaruar 17 Qershor, 22:58 “Ju er...
Marshimi nuk ndalet, buçet turma në Rrugën e Kavajës: Edi Rama ka mbaruar 17 Qershor, 22:58 “Ju er...
PE: Të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura e investimet strategjike 17 Qershor, 15:38 "Ndrys...
Berisha: Rama po kërcënon personalisht protestuesit, kërcënimet ndaj deputetes Koçeku janë të dënueshm...
U dhuna së bashku me gruan, Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj 17 Qershor, 12:59 ...
Ndryshuam pak pozicionin e sulmuesve: Mbappé qëndroi në krahun e majtë, ku bëri shumë mirë, dhe Vinicius në qendër. Të dy luajtën shumë mirë dhe duhet theksuar aksioni i Vinicius në golin e parë që hapi ndeshjen.
SPANJE - Mision i kryer për Real Madridin, i cili mposhti 3-0 Leganesin dhe tani është vetëm 4 pikë larg Barcelonës me një ndeshje për të rikuperuar. Këto janë fjalët e Carlo Ancelottit në konferencë për shtyp:
"Ishte një ndeshje e bukur, nga fillimi deri në fund. Pashë një skuadër solide dhe të përqendruar. Ndryshuam pak pozicionin e sulmuesve: Mbappé qëndroi në krahun e majtë, ku bëri shumë mirë, dhe Vinicius në qendër. Të dy luajtën shumë mirë dhe duhet theksuar aksioni i Vinicius në golin e parë që hapi ndeshjen. Më pas kontrolluam gjithçka shumë mirë, duke konfirmuar ndjesitë pozitive pas sfidës me Osasunën: jemi më kompaktë, më të përqendruar. Gjërat po shkojnë mirë".
A është vendosja e Mbappésë në të majtë një zgjidhje e përkohshme?
Ai është më i mësuar të luajë aty, dhe sot, për ekipin dhe për të, ishte zgjedhja më e mirë. Sepse të luash larg portës të lodh më shumë, dhe Vinicius u kthye të enjten, ndërsa Kylian u stërvit këtu dhe ishte më i freskët. Bëri shumë mirë dhe shënoi, falë një asistimi fantastik nga Vinicius. Dalëngadalë të dy po përmirësohen.
Çfarë mendoni për Güler?
Kur ekipi luan mirë, të gjithë kanë kontribuar. Edhe Ceballos në dyshen me Camavingan. Arda shtoi kreativitet dhe ishte afër shënimit të një goli. Loja e tij ishte e plotë. Kërkesat janë shumë të larta tani dhe kemi nevojë për të gjithë. Është e rëndësishme të mund të mbështetemi tek ata.
Valverde, si mbrojtës i djathtë?
Bëri shumë mirë. Ashtu si Asensio, i cili luajti me pjekuri. Më pëlqeu shumë. Valverde... është një mbrojtës fantastik (qesh). Pas Carvajal dhe Lucas Vázquez, është mbrojtësi i tretë më i mirë i djathtë në botë. Problemi i tij është se mund të luajë në këtë nivel në shumë role dhe problemi i trajnerit është të zgjedhë rolin më të mirë për ekipin. Por më pëlqeu prapa, ka një shpejtësi të pabesueshme. Do të shohim nëse Lucas dhe Tchouaméni do të rikuperohen. Nëse jo, do të marrim vendime."
A është një rrezik shumë i madh të heqësh dorë nga Valverde në mesfushë?
Kjo është diçka për të cilën duhet të mendoj. Në mesfushë jemi mirë të mbuluar, sepse Camavinga është në nivelin e tij maksimal, Ceballos bëri një ndeshje shumë të mirë dhe kemi edhe Modriçin, i cili gjithmonë luan shumë mirë. Do të vlerësoj këtë kur të di nëse mund të rikuperojmë ndonjë lojtar.
Dy zëvendësime radhazi për Mendy. Çfarë po ndodh?
Janë zgjedhje teknike. Asgjë më shumë. Fran po luan shumë mirë tani, por të mërkurën Mendy do të jetë shumë i rëndësishëm.
A të ka befasuar përshtatja e Asensios?
Më ka befasuar në kuptimin që është shumë i pjekur. Nuk shoh asnjë shqetësim tek ai. Gjithmonë është shumë mirë i pozicionuar. Kjo do të thotë që sektori i të rinjve ka bërë një punë të shkëlqyer me të.
B.T (Dosja.al)
ARABI SAUDITE - Mario Mitaj po shpalos vlerat e tij në Arabinë Saudite. Shqiptari ka qenë përsëri decizic për ekipin e Benzemas ...
SPANJE - Florentino Perez, presidenti i Realit të Madridit ka sulmuar disa vende për votat e “Topit të Artë”, mes të cilave...
ANGLI - Në “St. Mary's Stadium” të Southamptonit u zhvillua një nga ndeshjet me spektakolare të javës së 12-të t&...
ZVICER - Baseli mori një fitore komode me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Servettes në kuadër të javës së 15-të në...
TIRANE - Ish-kapiteni kuq e zi Lorik Cana ka folur për herë të parë për ngjarjen e ndodhur në Bukuresht në ndeshjen Rumani-Ko...
SPANJE - Reali i Madridit siguroi një fitore bindëse 3-0 kundër Leganés në “Estadio Municipal de Butarque”, duke vazhduar...
ANGLI - Debutimi i Ruben Amorim në pankinën e Manchester United arrin në objektin sugjestionues të Portman Road përballë Ipswich, ...
ITALI - Napoli i Antonio Contes rikthehet te fitorja në Serinë A dhe këtë e bën në debutimin Claudio Ranierit në stolin e Rom...
ANGLI - Leicester City ka shkarkuar trajnerin Steve Cooper, i cili e lë ekipin në vendin e 16-të në Premier League pas 12 ndeshjesh. Dje, "D...
ELBASAN - AF Elbasani dhe Tirana ndanë pikët në “Elbasan Arena”, ku u zhvillua një ndeshje mjaft interesante, me raste e shum&...