22 Maj 2023, 14:49
Nga DOSJA

SPANJE - Federico Pena bëri të ditur se Vinicius Junior është shumë i lumtur te Real Madridi, por nuk përjashtoi një transferim të mundshëm. Menaxheri i brazilianit e këshillon atë të shkojë në Premierligë, nëse vendos ai largohet nga kampioni aktual i Evropës.
Federico Pena nuk u fsheh më dhe zbuloi se Vinicius Jr. ndihet mirë te Real Madrid. Megjithatë, agjenti i brazilianit bëri të ditur se nuk përjashtohet një lëvizje e mundshme, madje ai e ka këshilluar superyllin madrilen se më së miri do të ishte që ai të transferohej në Premier League.
“Vini (Vinicius Jr.) është te Real Madridi dhe është shumë i lumtur atje. Ai ndihet shumë mirë në klub. Ka qenë atje për aq kohë sa është si në shtëpi. Ai është lloji i lojtarit që qëndron në një klub dhe bën histori atje, më shumë se 15 vjet.

Nuk mund të besoj se mund të ndodhë në këtë moment (të largohem nga Real Madrid). Kush e di, këto gjëra mund të ndryshojnë në futboll dhe ka gjëra që nuk do ta imagjinonit se mund të ndodhin. Unë do të them vetëm se nëse një ditë ai do të largohet nga Real Madrid, nuk do të kishte kuptim që ai të shkonte diku tjetër përveç Premier League. Por për momentin nuk ka asnjë shans”,- tha Frederico Pena për Mundo Deportivo.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Maj 2023, 12:31
ANGLI - Manchester City u kurorëzua kampion, pasi Nottingham mundi 1-0 Arsenalin të shtunën e kaluar.&n...
Sport
22 Maj 2023, 12:06
TIRANE - Për tre muaj me radhë departamenti i ekipeve kombëtare në FSHF në bashkëpunim me drejtorinë teknike dhe skautë...
Sport
22 Maj 2023, 11:43
SPANJE - Te Barça nuk fshihen më duke folur për Leo Messin, kur i ka mbetur edhe pak nga kontrata për të për...
Sport
22 Maj 2023, 11:35
SPANJE - Situata në Spanjë rreth Vinicius ka marrë përmasa të paprecedentë. Sulmet raciste nga tifozët e skuadrave kun...
Sport
22 Maj 2023, 10:30
ANGLI - Manchester City doli në fushë si kampion dhe kjo ishte një arsye pse Pep Guardiola zgjodhi të ndryshojë plo...
Sport
22 Maj 2023, 10:20
SPANJE - Jordi Cruyff foli për DAZN për vendimin e tij për t'u dorëhequr nga posti i drejtorit sportiv të Barcelonës në ...
Sport
22 Maj 2023, 10:00
BRAZIL - Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, dënoi sulmet raciste të pësuar nga futbollisti brazilian Viniciu...
Sport
22 Maj 2023, 09:24
SPANJE - Vinicius Junior pësoi ofendime raciste në Mestalla, denoncoi tifozin që ndodhej pas portës së Mamardashvilit, i...
Sport
22 Maj 2023, 09:01
EL SALVADOR - Dymbëdhjetë të vdekur dhe 500 të plagosur. Ky është bilanci, të paktën tani për tani, në kaosin ...
Sport
22 Maj 2023, 08:27
GJERMANI - Timonieri i Bayernit, Thomas Tuchel, nuk do të shkarkohet në fund të sezonit aktual.
Në ndeshjen e javës së parafundit...