Shpërthejnë protestat kundër Kryeministrit/ Shqiptarët në Bruksel e Angli kërkojnë largimin e tij: Rama në burg (PAMJET)
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë dhe jetojnë me ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Sot zgjedhjet parlamentare n&eum...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
Federata Shqiptare e Futbollit organizoi për herë të parë një seleksionimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u testuan 126 futbollistë të vitlindjeve 2005, 2006, 2007, 2008 dhe 2009.

TIRANE - Për tre muaj me radhë departamenti i ekipeve kombëtare në FSHF në bashkëpunim me drejtorinë teknike dhe skautët e FSHF-së në SHBA kanë punuar përmes aplikimeve për të përpiluar listat e lojtarëve, që kishin aplikuar për të marrë pjesë në këtë seleksionim, që u zhvillua në datat 20-21 maj 2023 në zonën e Nju Xhersit.
Grupi organizator që udhëhoqi këtë stazh stërvitor përbëhej nga zv.trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi, ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, përgjegjësi për futbollin e vajzave në FSHF, Florian Riza, si edhe Daniel Xhafa, Fation Serhati, Zamira Tabaku, Riza Uka, Elton Mara dhe Skënder Driza.
Në dy ditë janë testuar të gjithë lojtarët përmes seancave stërvitore dhe ndeshjet e kontrollit, ndërsa përshtypjet e stafit për vlerat dhe përkushtimin e lojtarëve kanë qenë mjaft pozitive dhe në këtë grup janë evidentuar futbollistë që premtojnë për të ardhmen e do të mbahen në monitorim të vazhdueshëm.
Zv.trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi, flet me nota pozitive për organizimin për herë të parë këtij seleksionimi, duke falënderuar edhe prindërit e futbollistëve për përkushtimin dhe seriozitetin që kanë treguar.
“Në radhë të parë jemi shumë të kënaqur për përgjigjen pozitive nga të gjithë prindërit për të marrë pjesë në këtë seleksionim. Kanë qenë mbi 120 fëmijë, që erdhën këtu dhe organizimi ka shkuar shumë mirë, i gjithë stafi i angazhuar ka bërë një punë të madhe.
Nga aspekti sportiv besoj se kemi përfituar shumë nga ky seleksionim dhe duke qenë se ishte hera e parë që bëhej këtu. Tashmë kemi marrë informacionin e duhur për lojtarët e rinj që duhet të mbahen në vëzhgim për të ardhmen dhe në të njëjtën kohë krijojmë një ide të qartë për atë që në na pret këtu në SHBA për të gjetur elemente që t’i shërbejnë ekipeve kombëtare të Shqipërisë”,- thotë Salihi për Fshf.org, ndërsa konfirmon se stafi ka përgatitur një listë me emrat e elementëve që do të mbahen në monitorim të vazhdueshëm për të parë progresin e tyre.

“Në ditën e parë kemi vëzhguar në ditën e parë lojtarët e vitlindjes 2005, 2006 e 2007, ndërsa në ditën e dytë lojtarët e vitlindjes 2008 e 2009 dhe te secili grup ka lojtarë me të dhëna shumë të mira e që besoj që do të rriten edhe më shumë për t’i shërbyer ekipeve kombëtare. Kemi krijuar një listë me emra lojtarësh, që mbase tani nuk janë plotësisht gati, por duhen të mbahen në vëzhgim për të parë progresin e tyre, pasi ne besojmë se do të rriten dhe mund të bëhen futbollistë të rëndësishëm edhe për ne”,- thekson zv.trajneri i Kombëtares, duke shtuar: “Duke qenë se në vendet e tjera të Europës janë zhvilluar seleksionime të tilla dhe FSHF ka më shumë informacion për lojtarët që janë në Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër, në SHBA kjo është hera e parë që bëhej dhe në pak ditë pati shumë aplikime.
Edhe ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, i cili ishte pjesë e stafit organizator, vlerëson këtë iniciativë dhe përshtypjet e marra nga testi i lojtarëve që morën pjesë në këtë seleksionim të parë në tokën amerikane.
“Duke qenë se ishte hera e parë që zhvillohej një seleksionim në SHBA jam shumë i kënaqur me ecurinë dhe për organizimin. Kemi pasur aplikime thuajse nga çdo shtet i Amerikës dhe nga Kanadaja. Në mënyrë simbolike, kishim një Shqipëri të vogël në Nju Jork gjatë seleksionimit. Nuk ishte e lehtë të organizosh aktivitet të tilla në një vend si Amerika, që ka një territor kaq të madh, megjithatë jam shumë i kënaqur nga pjesëmarrja dhe nga cilësia që këta lojtarë shfaqën, duke na dhënë përshtypje të mira”,- thotë Agolli për Fshf.org, duke shtuar se futbolli në SHBA ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe se në të ardhmen pritet të ketë gjithnjë e më shumë shqiptarë të cilët mund të jenë të vlefshëm për ekipet kombëtare të Shqipërisë.
Departamenti i ekipeve kombëtare ka mbledhur tashmë të gjitha dhënat e nevojshme dhe ka përpiluar listat me emrat e futbollistëve, të cilët do të mbahen në vëzhgim, teksa kjo nisëm e FSHF-së vjen si një rrjedhojë e kërkesave të komunitetit shqiptar në SHBA dhe rritjes së numrit të lojtarëve të perspektivës që jetojnë atje, djem e vajza, të cilët duan të provojnë shanset për të luajtur me ekipet Kombëtare të Shqipërisë.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Te Barça nuk fshihen më duke folur për Leo Messin, kur i ka mbetur edhe pak nga kontrata për të për...
SPANJE - Situata në Spanjë rreth Vinicius ka marrë përmasa të paprecedentë. Sulmet raciste nga tifozët e skuadrave kun...
ANGLI - Manchester City doli në fushë si kampion dhe kjo ishte një arsye pse Pep Guardiola zgjodhi të ndryshojë plo...
SPANJE - Jordi Cruyff foli për DAZN për vendimin e tij për t'u dorëhequr nga posti i drejtorit sportiv të Barcelonës në ...
BRAZIL - Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, dënoi sulmet raciste të pësuar nga futbollisti brazilian Viniciu...
SPANJE - Vinicius Junior pësoi ofendime raciste në Mestalla, denoncoi tifozin që ndodhej pas portës së Mamardashvilit, i...
EL SALVADOR - Dymbëdhjetë të vdekur dhe 500 të plagosur. Ky është bilanci, të paktën tani për tani, në kaosin ...
GJERMANI - Timonieri i Bayernit, Thomas Tuchel, nuk do të shkarkohet në fund të sezonit aktual. Në ndeshjen e javës së parafundit...
SPANJE - Ajo që ndodhi në Mestalla nuk do të përfundojë me fishkëllimën e Ricardo de Burgos Bengoetxea. Real Madrid...
SPANJE - Një grup i madh i tifozëve të Valencias ngrohën lojën paraprakisht duke kënduar "Vinicius, ti je një majmu...