LIVE UPDATES
Sport

SPECIALE/ Juventus-Liverpool, 35 vjet më parë ndodhi masakra e Heysel, një plagë ende e vështirë për t’u shëruar

29 Maj 2020, 10:20 Nga DOSJA

BELGJIKË-Në 29 maj të vitit 1985, përpara finales së Kupës së Kampioneve mes Juventusit dhe Liverpool, 39 vetë (shumica italianë) gjetën vdekjen të shtypur nga turma, pas një përleshje mes tifozerive në shkallët e stadiumit të Heysel-it në Bruksel, futbolli evropian do të tronditej nga një tragjedi e paprecedentë.Sportistët dhe institucionet vazhdojnë edhe sot e kësaj dite që të ngrejnë pikëpyteje të mëdha mbi sigurinë, të flasin për mospërsëritjen e incidenteve dramatikë në stadiume, dhe është skandaloze që, edhe pas më shumë se 35 vitesh nga një datë e mallkuar si ajo e 29 majit 1985, shumë pak gjëra duken që të kenë ndryshuar: mësimi i hidhur i Heyselit si dhe premtimet e mëdha që pasuan atë, duken edhe sot e kësaj dite të shpërndara në erë.

 

Si transformohet një festë në tragjedi-Brukseli është mysafir për të katërtën herë i finales së Kupës së Kampionëve, turneu më i rëndësishëm futbollistik i Evropës, pas edicioneve të mëparshëm të viteve 1958, 1966 dhe 1974. Trofeun e diskutojnë Liverpuli, që synon të rikonfirmojë titullin e fituar në sezonin e mëparshëm dhe Juventusi, që ende nuk e ka fituar këtë titull të rëndësishëm.Të dy skuadrat janë në gjendje që të përfitojnë nga avantazhi që të japin tifozët besnikë, të cilët kanë shoqëruar beniaminët e tyre gjatë ndeshjeve të fituara nëpër kontinent; tifozëve të shumtë të Juventusit u shtohen edhe italianët e shumtë të emigruar në Belgjikë, ndërkohë që mbështetësit anglezë të Liverpulit zbarkojnë shumë të ngazëllyer në një numër të jashtëzakonshëm dhe ndoshta të mbushur me hidhërim për incidentet që kishin shënuar finalen – ndonëse fatlume – të 1984, të zhvilluar në stadiumin Olimpik të Romës.

Zëra që më vonë u përgënjeshtruan flisnin për grupe të parapërgatitur ultrasish nga skuadra të tjera angleze, që kishin lënë mënjanë ndasitë dhe divergjencat dhe kishin ardhur në Bruksel për të kërkuar së bashku hakmarrjen.Megjithatë, organizimi i finales lë shumë për të dëshiruar, duke patur parasysh faktin që disa incidente nisin të shfaqen që përpara fillimit të ndeshjes: si përfaqësuesit e të dy klubeve ashtu edhe ata të UEFA-s ankohen për kushtet e impiantit, aty ku copëra gurësh, drurësh dhe suvaje janë të shëprndara nëpër kurbat dhe në tribunat e stadiumit, si dhe për vendimin e marrë nga ana e autoriteteve belge për të lejuar shitjen e një pakete të dyshimtë biletash, në shitje të lirë dhe të pakontrollueshme; nëse italianëve u janë rezervuar sektorët N, M, O dhe anglezëve zonat përballë, X dhe Y, lënia e zonës Z për një publik neutral (në fakt të lënë në dorë të qarqeve jo zyrtarë të shitjes së biletave) lë të hapur rrezikun që një kontakt i mundshëm mes tifozerive mund të degjenerojë në përplasje të dhunshme.

 

Dita kalon në një klimë euforie, por tensioni rritet shumë me afrimin e fërshëllimës së fillimit të ndeshjes: tashmë jashtë kangjellave të stadiumit një turmë grumbullohet për të hyrë në tribunat e kundërta dhe në radhë jo të gjithë kanë bileta të rregullta. Afro njëzetë e pesë mijë persona për secilën nga dy skuadrat shkojnë të ulen nëpër shkallë.Kur një grup tifozësh anglezë hedhin përtokë telat e dobët mbrojtës për të hyrë në zonën e sektorit Z ku ndodhej tifozeria italiane, policia tregohet e paaftë për të ndërhyrë: ndërkohë që vazhdon hedhja e gurëve që nga tribunat, (që nuk janë ultras por kryesisht familjarë) shkojnë të terrorizuar drejt një muri mbrojtës në kërkim të një rrugëdaljeje.

Vetëm pak prej tyre arrijnë të kalojnë dhe të gjejnë shpëtim, ndërkohë që presioni i turmës që e ka mbërthyer paniku e transformon tribunën në një grackë, ku ata që nuk hidhen sipër murit dhe më tej në boshllëk shtypen dhe ngjeshen pas murit.

 

Kur më në fund muri bie, pas disa minutave të tmerrshme e që duken sikur nuk kanë fund, hapet një shteg që i lejon publikut të hyjë në fushë për t’i shpëtuar masakrës. Por, këtu forcat e rendit tentojnë të pengojnë turmën. Sapo ka kaluar ora 19:30: në shumë pak minuta humbasin jetën 39 vetë dhe më shumë se 600 plagosen. Por, në pjesën tjetër të tribunave dhe në dhomën e zhveshjes është e vështirë të kuptohen dimensionet tragjikë të asaj që ka ndodhur. Në dhomat e zhveshjes sipas dëshmive të vetë lojtarëve dicka merret vesh. Flitet për viktima, numri i saktë do të mësohet më vonë. UEFA u kërkon dy klubeve që ndeshja të luhet. Pak më vonë kapitenët e dy skuadrave me megafon u bëjnë thirrje tifozërive respektive për të ruajtur qetësinë. Takimi fillon me 55 minuta vonesë. Atmosfera është e zymtë. Komentatori i Rai-t, Bruno Pizzul jep lajmin në lidhje të drejtpërdrejtë. “32 njerëz janë ndarë nga jeta por çuditërisht konfirmohet se ndeshja do të luhet”. Përpara tribunës së shtypit afrohet një djalë që i kërkon gazetarit t’i thotë në mikrofon të ëmës se është gjallë. Bruno Pizzul me vështirësi e refuzon, në respekt të nënave të tjera që janë përpara televizorit në ankth për shëndetin e fëmijëve e të afërme të tyre. Televizioni gjerman vendos të mos e transmetojë takimin, ndërsa ai austriak del me titrat. “Kjo që po shikoni, nuk është një shfaqje sportive”.

 

Spektakël i hidhur-Eshtë vetëm një penallti e Platinisë, e dhënë për një faull të dyshimtë ndaj Boniekut në minutën e gjashtëmbëdhjetë të pjesës së dytë që vendos fatin e takimit, duke larguar kështu mundësinë e kohës shtesë, e cila mund ta acaronte edhe më situatën.Pas fërshëllimës së fundit, fatkeqësia duket tashmë e harruar: festimet e bardhezinjve, të detyruar ndoshta të respektonin këtë rol për të mos nervozuar tifozët do të shkaktonin në muajt e mëvonshëm një rritje të kritikave. Edhe sot e kësaj dite nuk është e qartë se çfarë dinin saktësisht futbollistët në lidhje me përmasat e katastrofës.Pas bërjes së bilancit përfundimtar të viktimave, pas një nate të tërë ndalimesh, nuk mbeten më justifikime për huliganët të cilët u bënë përgjegjës për brutalitetin e jashtëzakonshëm, ngjarja e fundit kjo e një serie të tërë: UEFA dhe më pas FIFA vendosin kështu të mos lejojnë për pesë vite pjesëmarrjen e skuadrave angleze në kompeticione ndërkombëtare, dhe Liverpuli do të mungojë praktikisht në gjashtë të tillë.E nëse Belgjika dëshiron të harrojë, Juventusi dhe Liverpuli nuk munden: skuadrat, pas dhjetë vitesh kontakte dhe bashkëpunim reciprok, takohen për herë të parë pas finales së mallkuar në prill të vitit 2005 dhe tifozeritë shkëmbejnë xheste pajtimi.

 E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport heysel juventus liverpool heysel juventus liverpool


Sondazh

Poll

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë