LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzekutuan vëllezërit Haxhia në Durrës dhe dy të tjerë! SPAK mbyll hetimet për Talo Çelën dhe grupin e tij, çështja k

7 Korrik 2021, 06:31 Nga DOSJA
Ekzekutuan vëllezërit Haxhia në Durrës dhe dy të

TIRANË– Hetimet për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës, e ndodhur pranë tregut të makinave vitin e kaluar, kanë përfunduar nga SPAK. Çështja do të kalojë për gjykim në GJKKO. Për vrasjen e dyfishtë akuzohen Talo Çela, Nuredin Dumani, Klevis Alla, Altin Ndoci, Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Vëllezërit Haxhia dyshohet se u vranë pas konflikteve me Çelën dhe Dumanin, në lidhje me paratë e vjedhura gjatë një grabitje në Rinas.

Çela akuzohet dhe për një sërë krimesh në qytetin e Elbasanit, ka qendruar i strehuar në banesën e vëllezërve Haxhia, ku dyshohet se u fshehën dhe një pjesë e parave.

Talo Çela me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, deklaruar i mosgjetur me vendim të organit të proçedues, akuzohet si koka e grupit kriminal. “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”,“Mbajtjes pa leje, prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, janë akuzat që rëndojnë mbi Çelësn.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të hetimeve lidhur me Proçedimin Penal nr.181/2020, në datën 06.07.2021 përcolli në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për “Dërgimin për gjykim” të çështjes penale nr. 181/2020 në ngarkim të të pandehurve;

Talo Çela (Cela) i biri i Jonuz dhe i Bajame, datëtëlindjes 11.1971, lindur në Elbasan, banues në lagjen Bradashesh Elbasan, me shtetësi shqiptare, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, deklaruar i mosgjetur me vendim të organit të proçedues, akuzuar për veprat penale ;
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, në dëm të viktimave Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal.
“Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/1 , 334 të Kodit Penal.
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Irfan Hazizi.
“Mbajtjes pa leje, prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 78/1- 25, 22, 278/1 e 25 të Kodit Penal.

Nuredin Dumani i biri i Agim dhe i Sajme, i datëlindjes 26.04.1987, lindur ne Selishtë, banues ne lagjen nr 14, Durrës Nishtulla, me shtetesi shqiptare, i dënuar, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, deklaruar i mosgjetur me vendim të organit të proçedues, akuzuar për veprat penale ;
“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë,
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,
“Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal.
“Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
“Vjedhjes” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Altin Ndoci, i biri i Nikoll dhe i Bardhe i datëlindjes 23.09.1987 lindur në Troshan Lezhe, banues ne Tiranë, Rruga “Tre dëshmorët”, me shtetësi Shqiptare, i dënuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale ;
“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë,
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armve shperthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,
“Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

Klevis Alla, i biri Xhemal dhe i Drites i datlindjes 02.07.1998, lindur në Durrës dhe banues në Durrës, lagjia nr.14 “Nishtulla”, me kombësi e shtetësi shqiptare, i padenuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale ;
“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë,
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal,
“Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal.
“Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Besian Xhixha, i biri i Xhelal dhe i Hurme, lindur më 28.01.1991, në Krujë, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprat penale ;
“Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal.
“Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar përkatësisht nga nenet 143/2 të Kodit Penal.

Enver Diva, i biri i Sali dhe Fejzije, lindur më 20.09.1979, në Fushë Mamurras, me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për veprën penale ;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 e 25 të Kodit Penal .

Po kështu në Gjykatë u përcoll edhe kërkesa për pushimin e pjesshëm të hetimeve ndaj të pandehurit Klevis Alla, për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar përkatësisht nga nenet 139-25, 236/2 dhe 242 të Kodit Penal, lidhur me episodin e datës 28.06.2018 ndodhur në qytetin e Durrësit, ku është kryer një vjedhje në filialin e Postës Shqiptare në lagjen 18, pasi nga hetimet rezultoi se i pandehuri nuk i ka kryer.

Vijon…

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci anxhelo avdia besian xhixha besmir haxhia dorian shkoza enver diva klevis alla nuredin dumani talo çela viktor haxhia altin ndoci anxhelo avdia besian xhixha besmir haxhia dorian shkoza enver diva klevis alla nuredin dumani talo çela viktor haxhia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet