LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Ata janë Policia’/ Rrëfimi i skafistëve zbuloi rrjetin e trafikut dhe truprojat e Tahirit, Gusti dhe Hekurani kishin rad

6 Korrik 2021, 19:15 Nga DOSJA
‘Ata janë Policia’/ Rrëfimi i skafistëve zbuloi

Herët në mëngjes më 4 gusht 2016, dy shqiptarë mbajtën gomonen pranë një lokali në plazhin e fshatit turistik Torre Canne në bregdetin e Pulias në Itali dhe u ulën të pinë një kafe. Ndërsa pinin kafenë, forcat ligjzbatuese italiane vërejtën gomonen dhe pyetën se kujt i përkiste.

Të dy shqiptarët u shoqëruan për në stacionin e policisë, ku deklaruan se kishin ardhur nga Shqipëria për qejf, sepse kishin qenë të dehur. Ata nuk kishin dokumente. Megjithatë, italianët i japin një urdhër espulso dhe i lënë të lirë, ndërsa gomonia sekuestrohet.

Katër vite më vonë, dy shqiptarët Fiqiret Seferi, 57 vjeç nga Luzi i Vogël i Kavajës dhe Fërhat Ajdini, mosha dhe vendbanimi i së cilit nuk del nga dokumentet gjyqësore të para nga BIRN, rrëfyen me detaje për drejtësinë italiane ngjarjen e 4 gushtit si dhe dy episode të tjera të trafikut të drogës.

Verën e vitit 2016, kultivimi dhe trafikimi i marijuanës ishte në lulëzim dhe qeveria e kryeministrit Edi Rama po përballej me akuza të njëpasnjëshme për tolerim dhe bashkëpunim me grupet kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në këtë sfond, Seferi dhe Ajdini ishin duke ëndërruar për pasurim të shpejtë.

Fati i tyre u shfaq nën emrin e Saimir Kurtit, i njohur në atë kohë si drejtor i zyrës së punës në Kavajë dhe i akuzuar nga Partia Demokratike në opozitë si pjesë e kontigjentit të krimit të organizuar, të punësuar nga qeveria “Rama”. Në këtë kontekst, nuk ishte çudi që dy skafistët e takuan Kurtin, ndërsa ai gjendej në spitalin e Durrësit, i arrestuar nga policia.

Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini u arrestuan sërish nga policia italiane në dhjetor 2016 dhe u dënuan me nga 20 vjet burg secili, pasi pranuan fajin, përfshirë trafikimin e 290 kilogramëve kanabis natën mes 3 dhe 4 gushtit 2016.

Dënimi i rëndë duket se i bindi ata që të bashkëpunojnë me drejtësinë italiane, duke rrëfyer në detaje karrierën e tyre të shkurtër, por intensive si trafikantë droge. Rrëfimi i tyre u bë një nga bazat e një grupi hetimor të përbashkët shqiptaro-italian, që solli goditjen e katër strukturave të krimit të organizuar, në të cilat akuzohet se janë përfshirë mes të tjerëve edhe dy truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Karriera prej trafikanti e Seferit dhe Ajdinit zgjati më pak se pesë muaj, por fati i dërgoi ata në disa rrugë vajtje-ardhje nga plazhi i Golemit në Shqipëri drejt pikave të ndryshme të bregdetit italian, ndërsa në një rast, i uli në tryezën e darkës së një grupi trafikantësh droge nga Bari.

Këta të fundit u dhanë atyre një supergomone me një motor 255 kuaj fuqi për të ardhur në Shqipëri për drogën e furnizuar nga, aludohet, truprojat e Tahirit. Këta të fundit kanë mohuar akuzat nga arratia.

Prokuroria shqiptare paraqiti situatën e tyre në dokumentin e kërkesës për masë sigurie të dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar:

“Pas dënimit në shkallë të parë, kanë shtyrë dy të sipërpërmendurit, Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini për bashkëpunim me drejtësinë, duke bërë nga fundi i vitit 2019 dhe fillimi i 2020 një seri deklarimesh, gjatë të cilave, duke pranuar thelbësisht fajet e tyre në lidhje me sjelljet e verifikuara, kanë rindërtuar në mënyrë konvergjente dinamikat që i përkasin organizimit të trafikimit të lëndës narkotike në rrugë detare, gjetjes së mjeteve lundruese e të sasive shumë të mëdha të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, për të cilat tregonin se cilët ishin pronarët dhe pritësit e saj, duke deklaruar në veçanti tre “udhëtime” nga Shqipëria në Itali.”

I pari lidhet me një sasi prej 290 kilogamësh kanabis. Sipas dëshmisë së të penduarve, droga u furnizua nga tre persona, Saimir Kurti nga Kavaja, Malton Lleshi nga Saranda dhe nga një i tretë i paidentifikuar. Seferi dhe Ajdini morën përsipër të bëjnë skafistin, duke e marrë drogën në Shqipëri për t’a dorëzuar atë në Itali, por ata kishin edhe për detyrë që të merrnin paratë nga blerësit.

Kurti, i njohur edhe si zyrtar socialist në Kavajë, u dha atyre edhe gomonen dhe një pjesë të drogës. Dy persona të tjerë dhanë pjesën tjetër të drogës, ndërsa skafistët morën premtimin se do të paguheshin 100 euro për çdo kilogramë, ose 29 mijë euro në total. Ata nuk hasën ndonjë problem të madh.

Më 3 gusht, në kulm të sezonit turistik, në një nga zonat më popullore të bregdetit shqiptar në Golem, në orën 11.30 të mbrëmjes, një fuoristradë futi në det një gomone të ngarkuar me drogë, të cilën dy skafistët e dërguan në Itali.

Mëngjesin tjetër, Ajdini dhe Seferi zbarkuan drogën në një zonë me kallamishte. Por kapërcimi i detit është vetëm gjysma e punës dhe prej këtu, fati nuk u eci mbarë. Ata pritën për ditë me radhë që fillimisht pritësit të merrnin drogën, ndërsa më pas, që të paguanin paratë. Takuan një shqiptar i cili pranoi të vërë në dispozicion shtëpinë e tij për të magazinuar drogën. Vetëm më 8 gusht, pesë ditë më vonë, ata arritën të kontaktojnë blerësin, një shqiptar i njohur si Tani i Modugnos, i cili mori në dorëzim 150 kilogramë, por nuk pagoi paratë.

Një nga furnitorët e drogës, Malton Lleshi, i këshilloi dy skafistët që të merrnin një pjesë të drogës si pagesë në natyrë për udhëtimin, për të cilin, nuk ishin paguar. Ajdini nisi në këtë mënyrë një aventurë për të shitur drogën në sasi të vogla, duke udhëtuar lart e poshtë në jugun e Italisë, nga Pulja për në Kalabri e pas. Sasi të ndryshme droge u shitën për 1300 deri në 1800 euro për kilogramë, por kjo nuk mjaftoi.

Të tensionuar, skafistët, blerësit e drogës në Itali dhe shitësit në Shqipëri kryejnë një volum të konsiderueshëm komunikimesh elektronike.

Dy skafistët, të cilët shpëtuan paq kur po pinin kafe menjëherë pas shkarkimit të drogës, nuk e dinin se autoritetet italiane i kishin vënë ndërkohë në përgjim. Në komunikime, palët në përgjithësi duket se përdorin gjuhë me nënkuptime, duke folur për avokatë me dokumente që duhen firmosur në vend që të flasin për blerës dhe para që duhen paguar, apo duke folur për pagesë për orë pune në vend që të flisnin për çmimin e kilogramëve drogë të shitur, por përgjimet e komunikimeve të tyre u përdorën katër vjet më vonë nga autoritetet për të verifikuar rrëfimin e skafistëve, pasi këta të fundit u penduan.

Më 5 shtator, afro një muaj pas vajtjes së drogës në Itali, Lleshi kreu një atentat me tritol ndaj Ajdinit në Shqipëri, një mesazh kërcënues për pagesën e munguar.

Gjatë viteve 2014-2016, Shqipëria u përfshi nga një valë shpërthimesh bombash, të cilat, në shumë raste shkaktuan vetëm dëme materiale, ndërsa në disa raste, vdekje dhe gjymtime të tmerrshme. Shumica e atentateve përfunduan si ngjarje pa autor, ndërsa kjo dosje duket se jep detaje mbi shkaqet dhe mënyrat e zgjidhjes së këtyre konflikteve.

Seferi deklaroi në rrëfimin e tij para policisë italiane: “Malton Lleshi vuri bombën, tritol në një tavolinë te klubi i Ajdinit. Ky më mori në telefon, unë shkova te shtëpia e tij dhe pashë tritolin nën tavolinë. Ishte një pako me letër ngjitëse, e lidhur me një antenë. Tritoli u vu sepse një ditë para se të gjendej, unë dhe Ajdini kishim bërë llafe me Lleshin për lekët. Spostuam tavolinën larg dhe shpërtheu pa bërë dëme.” Lleshi pretendonte 50 mijë euro për një sasi droge të sekuestruar nga autoritete italiane nga eksporti i parë.

Nga fundi i shtatorit 2016, Seferi dhe Ajdini gjenden në Shqipëri. Saimir Kurti po bëhet gati për të trafikuar një sasi shumë më të madhe droge, 660 kilogramë, drogë që u trafikua nga Mali i Robit në Durrës për në Monopoli më 21 tetor 2016. Droga ishte porositur nga një rrjet trafikantësh shqiptarë në Gjermani. Udhëtimi nuk shkoi mbarë: Pasi droga u shkarkua, një banor vendës njoftoi policinë, e cila e sekuestroi atë. Seferi dhe Ajdini shpëtuan.

Kjo nuk e pengoi organizatën të planifikonte një eksport tjetër, akoma më të madh. Sipas dosjes gjyqësore, në lojë hynë trafikantë të njohur në Bari të Italisë si dhe dy truproja të ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Italianët u angazhuan për të gjetur një gomone me motor të fuqishëm, në gjendje për të transportuar mbi 1 mijë kilogramë drogë, ndërsa Malton Lleshi dhe dy truprojat e Tahirit akuzohen se furnizuan drogën.

Seferi dhe Ajdini erdhën me gomone nga Italia në Shqipëri dhe ndaluan në grykëderdhjen e lumit Shkumbin në Vilë Bashtovë. Sipas dëshmisë së tyre, Agustin Deda dhe Hekuran Marku shoqëruan drogën nga Memaliaj drejt gomones.

Ata u premtuan skafistëve nga 100 mijë euro secilit, ndërsa me këto para, ata mund të paguanin edhe borxhin që i kishin Lleshit.

Sipas rrëfimit të Ajdinit, “gjatë ngarkimit të gomones, Gusti dhe Hekurani kishin radiot dhe pistoletat. “Ata janë policia,” citohet të ketë thënë ai.

Ajdinit dhe Seferit i ngeci fati këtu. Më 21 dhjetor 2016, të dy u arrestuan bashkë me 1,016 kilogramë drogë, rreth 2.5 kilometra larg bregdetit italian.

Arrestimi i tyre shihet si fatkeqësi, për të cilin, organizatorët barezë të trafikut shprehin keqardhje. Ajdini dhe Seferi u dënuan fillimisht në vitin 2017 me 6 vjet e tetë muaj burg, por pozita e tyre u rëndua më vonë, kur italianët i akuzuan jo thjesht si trafikantë, por si organizatorë.

Në shkurt 2019, Gjykata e Barit dënoi Ajdinin me 19 vjet e nëntë muaj dhe Seferin me 18 vjet e dhjetë muaj. Kjo i shtyu ata të pendohen. Rrëfimi i tyre i detajuar dha prova për shumë trafikantë në Shqipëri dhe Itali si dhe oficerë policie të korruptuar në Shqipëri.

Prokuroria e Barit dhe prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri krijuan në vitin 2017 një skuadër të përbashkët hetimore për të hetuar këtë grup trafiku, si dhe një grup tjetër me bazë në Vlorë. Nisma e italianëve për hetim të përbashkët erdhi pasi vunë re lidhje mes rasteve të ndryshme të trafikimit të sasive të mëdha të drogës së sekuestruar, rreth 6,636 kilogramë.

Hetimi i përbashkët u mbyll në korrik 2021, kur u lëshuan urdhërarreste për 38 persona në Shqipëri dhe në Itali, përfshirë këtu edhe një zyrtar policie e një prokuror.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ferhat ajdini fiqiret seferi operacioni shpirti ferhat ajdini fiqiret seferi operacioni shpirti

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Korrik 2021, 16:40

GREQI– E mitura greke, e cila shfrytëzohej për prostitucion nga 50-vjeçari shqiptar, reklamohej online me emrin ‘Eva’ me origjinë nga Rumania.Policia gje...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë