Shqipëria 14 vite në NATO, presidenti Begaj: Krenarë!
1 Prill, 09:18
Shqipëria 14 vite në NATO, Amba...
Aktualitet
SPAK krijon laboratorin e ekspertizës dixhitale, me fondet e grupeve kriminale
23 Nëntor 2021, 16:03Nga DOSJA
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur laboratorin e ekspertizës digjitale. Në njoftimin zyrtar është bërë me dije se laboratori është ngritur duke shfrytëzuar fondet e konfiskuara të grupeve kriminale në kuadër të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009, fonde të cilat Komiteti Ndërinstitucional ia ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme, bazuar në një projekt të detajuar të paraqitur nga SPAK. Sot u zhvillua dhe një mbledhje në ambientet e SPAK ku pjesëmarrësit konstatuan se duhet vazhduar në këtë drejtim, pra në vënien në dispozicion të fondeve të konfiskuara organeve të zbatimit të ligjit, me qëllim rritjen e kapaciteteve teknike të tyre, si dhe rritjen e efektivitetit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Njoftimi
Në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot në datë 23.11.2021 u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ndërinstitucional për masat kundër Krimit të Organizuar. Komiteti Ndërinstitucional është i ngritur në zbatim të parashikimeve të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (i ndryshuar).
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme prezantoi para Komitetit Ndërinstitucional punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme në drejtim të ngritjes së laboratorit të ekspertizës digjitale në ambientet e SPAK. Laboratori është ngritur duke shfrytëzuar fondet e konfiskuara të grupeve kriminale në kuadër të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009, fonde të cilat Komiteti Ndërinstitucional ia ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme, bazuar në një projekt të detajuar të paraqitur nga SPAK.
Pjesëmarrësit në takim vlerësuan rëndësinë e përdorimit me efektivitet dhe për qëllimin e duhur të fondeve që u konfiskohen grupeve kriminale. Ata konstatuan se duhet vazhduar në këtë drejtim, pra në vënien në dispozicion të fondeve të konfiskuara organeve të zbatimit të ligjit, me qëllim rritjen e kapaciteteve teknike të tyre, si dhe rritjen e efektivitetit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Mësohet se makina e një person me iniciale Y.G është përplasur me makinën e personit m...
TIRANË– Artisja e cila i provoi të gjitha! Hueyda El Saied mbylli sytë ditën e sotme si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh....
TIRANË– Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia ka dhënë sot shpjegime në Gjykatën e Tiranës. Gjatë seancës së sotme, Haxhia ka dh...
TIRANË– Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka shkuar sot që të verifikojë firmat e depozituara nga ish-kryeministri Sali B...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka mohuar që të ketë shpërndarë një formular për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së më dat...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është i bindur se 11 dhjetori nuk do të jetë dita në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha do të vulosë shkarkimi...
TIRANË– Krydemokrati Lulzim Basha është shprehur se koha e ish-kryeministrit Sali Berisha si politikan ka mbaruar. Në një intervistë për Vizion Plus,...