All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Si do veprojë nëse do e shkarkojë Berisha? Basha: S’është në gjendje ta bëjë atë gjë

22 Nëntor 2021, 15:00 Nga DOSJA
Si do veprojë nëse do e shkarkojë Berisha? Basha:
All - Paragraf - 1

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është i bindur se 11 dhjetori nuk do të jetë dita në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha do të vulosë shkarkimin e tij. Në një intervistë për TVKlan, Basha tha se Berisha nuk është në gjendje të marrë një vendim të tillë, pasi është pezulluar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Basha shton se Berisha gjuhën e tij linçuese për fat të keq po bie poshtë e më poshtë e se madje po sulmon edhe gratë e Partisë Demokratike.

Pjesë nga Intervista:

Pyetje: A po shkon Partia demokratike drejt një ndarjeje mosbesimi, ku secila prej palëve ka thirrur një datë për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Lulzim Basha:  Nuk ka palën në Partinë Demokratike, ka një Parti Demokratike, ka një Kuvend më 18 dhjetor, sipas vendimit të Kryesisë së Partisë Partisë Demokratike dhe Partia Demokratike padiskutim ka një debat të brendshëm, do ta ketë gjithmonë, liria e mendimit është diçka, ndërsa abuzimi me lirinë e mendimit dhe të shprehjes është diçka tjetër. Prandaj them që nuk ka palë, ka një individ, i cili po përpiqet ta përdor Partinë Demokratike si mburojë ndaj halleve dhe problemeve personale që ka pas shpalljes së tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye Kuvendi i 18 dhjetorit do të jetë një Kuvend bashkimi i të gjithë demokratëve dhe bashkimi do të jetë për aspiratat dhe hallet e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve dhe jo në funksion të një individi kushdo qoftë ky.

Pyetje: Zoti Berisha është i vendosur për të mbajtur Kuvendin e thirrur sipas tij nga delegatët në datën 11 dhjetor ku me shumë gjasa, në fakt do të jetë edhe shkarkimi juaj. Çfarë do të bëni ju pas këtij vendimi zoti Basha?

Lulzim Basha:  Zoti Berisha nuk është një gjendje të marrë asnjë vendim të tillë. Ai është i pezulluar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo ditë me sjelljen dhe me gjuhën e tij linçuese për fat të keq po bie poshtë e më poshtë. E dëgjuat ditët e fundit se si drejtpërsëdrejti apo përmes sulmeve të orkestruara nga ai, po sulmon drejtueset zonja e Partisë Demokratike me një gjuhë të ulët dhe të poshtër, madje do të thoja edhe më të ulët se ajo që ka përdorur Edi Rama kundër drejtuesve gra të Partisë Demokratike. Kjo sigurisht më mbush me keqardhje, por është zgjedhja e tij. Është ai që ka zgjedhur tashmë t’i ndajë rrugët me vlerat dhe parimet që na mbajnë bashkë në këtë familje. Por një gjë është e sigurt, askush, as Sali Berisha nuk i mbivendosen dot asnjë anëtari tjetër dhe nuk i mbivendosen dot rregullave që na mbajnë bashkë në shtëpinë e lirisë që është statuti dhe vlerat e kësaj partie.

Pyetje: Por, nëse kjo gjë do të ndodhë a do t’i përgjigjeni ju në të njëjtën mënyrë duke përjashtuar zotin Berisha nga Partia Demokratike?

Lulzim Basha: Për fat të mirë Partia Demokratike dhe unë nuk veprojmë në bazë të nëse. Nëse-të, i takojnë një individi i cili pasigurinë e tij dhe nevojën për ta përdorur apo keqpërdorur Partinë Demokratike dhe demokratët si mish për top në një luftë me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kalon nga paradoksi në paradoks, çfarë thotë sot nuk thotë nesër. Një gjë është e sigurt që gjithmonë e më shumë po njehsohet edhe në verb me kundërshtarin e Partisë Demokratike dhe me kundërshtarin e shumicës së shqiptarëve që është Edi Rama dhe regjimi i tij.

Ç’po ndodh në PD?

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor. Ai pretendon se ka dorëzuar mbi 5 mijë formularë me firmë të demokratëve, shumë më tepër se 1 e katërta që i nevojitet për të thirrur Kuvendin, por Basha nuk e njeh këtë procedurë. Edhe pse është ftuar nga vetë Berisha e Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të cilit i janë besuar formularët, Basha nuk është paraqitur për të bërë verifikime. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmnet Bardhi është shprehur publikisht se firmat dorëzohet në sekretariatin e partisë, verifikohen aty e më pas nëse janë korrekte thirret Kuvendi. Sipas Bardhit nuk ka Kuvend më 11 dhjetor pasi është tejkaluar çdo limit kohor dhe në selinë blu s’ka shkuar asnjë kërkesë zyrtare. Basha ka thirru Kuvend më 18 dhjetor. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore aksioni i berishes lulzim basha sali berisha aksioni i berishes lulzim basha sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete