Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka njoftuar ditën e sotme se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë se caktimin e masës “arrest me burg”, për deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Ky i fundit akuzohet se ka përfituar mbi 14 mln lekë duke favorizuar koncesionarin e Fierit. Por kush është Alqi Bllako, zyrtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim që kaloi në kahun e Partisë Socialiste?
Alqi Bllako ka lindur në Kolonjë, më 10 Maj 1987 dhe është baba i tre fëmijëve. Bllako ka përfunduar studimet e larta pranë Universitetit të New York-ut Tiranë. Ai ka kryer disa studime pas-universitare brenda dhe jashtë vendeve. Fillimisht Bllako ka punuar si pedagog pranë Universitetit të New York-ut Tiranë. Alqi Bllako ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, kur ajo drejtohej nga Lefter Koka, kohë kur u dhanë dhe koncensionet e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Më konkretisht gjatë periudhës shtator 2013 deri në korrik 2017.
Bllako pas Ministrisë së Mjedisit, shërbeu për disa muaj si sekretar i Përgjithshëm në Presidencë, pranë kreut të shtetit Ilir Meta, pozicion pune që e mbajti deri në shkurt të vitit 2019, kohë kur u largua nga Presidenca e po ashtu nga radhët e LSI-së. Pas largimit nga ky institucion, ai u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUM) dhe në 2021 u zgjodh deputet i PS në zgjedhjet e 25 Prillit, duke fituar edhe mandatin si deputet.
Ai së bashku me figura të tjera të LSI, si Nasip Naço dhe Lefter Koka, shkuan në zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të 25 prillit me Partinë Socialiste, ku u bënë pjesë e listës së deputetëve. Por ish-ministri Mjedisit, Lefter Koka dha dorëheqjen para se të fitonte mandatin, ndërsa Bllako është ende në këtë funksion, por tashme pritet të vendoset nga Kuvendi dhe arrestimi i tij. Megjthatë duhet të presim!
LAJM KRYESOR: Inceneratorët, SPAK lëshon 20 urdhër arreste, pranga ish-administratorit të Fierit (Emri)
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Një 16-vjeçare rezulton të jetë zhdukur nga shtëpia në Tiranë pas denoncimit të bërë nga babai i saj.Sipas njoftimit të policisë, 46-v...
TIRANË- Një sherr për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi në Tiranë. Disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin disa ditë më parë në zonën e Kombinati...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është i bindur për shkeljet që janë kryer në lidhje me incene...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurav...
TIRANË– Policia kufitare malazeze sekuestroi 54 kg marijuanë e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi. Lënda narkotike e pake...
GREQI– Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke ditën e djeshme nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.Sipas mediave greke, a...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha se do të ketë tentativë për të ulur deputetët në mënyrë që të ecin përpara me qëlli...
SPANJË– Këto janë pamjet nga arrestimi i vëllezërve nga Shijaku, Enkel dhe Morel Kërtalli në Spanjë. 37 dhe 41-vjeçari akuzohen se në vitin 20...
TIRANË– Në 24 orët e fundit nuk është gjetur asnjë vatër e re me grip shpendësh në Shqipëri. Kështu deklaroi ditën e sotme në një konferencë për medi...
TIRANË– Veterani socialist Pandeli Majko mbeti jashtë Kuvendit të Shqipërisë me zgjedhjet e 25 prillit që u mbajtën vitin e shkuar, por një shans i d...