Aktualitet

Kamioni me 1.3 ton kokainë kaloi në Shqipëri, kreu i SPAK: Ishte vetëm tranzit, e kemi pas nën kontroll

Kamioni me 1.3 ton kokainë kaloi në Shqipëri, kreu i SPAK: Ishte vetëm tranzit, e kemi pas nën kontroll
Featured image of article: Kamioni me 1.3 ton kokainë kaloi në Shqipëri, kreu i SPAK: Ishte vetëm tranzit, e kemi pas nën kontroll Arben Kraja dhe kamion me drogë

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, ka reaguar në lidhje me kamionin me kokainë që kaloi përmes Shqipërisë dhe u kap në Maqedoninë e Veriut. Në një reagim për ABC News, Kamioni me 1.3 ton kokainë kaloi në Shqipëri, kreu i SPAK: Ishte vetëm tranzit, e kemi pas nën kontroll

E kemi pas nën kontroll. Është vetëm tranzit. Nuk ka lidhje me ne”, ka thënë Kraja për kamionin me 1.3 ton kokainë që hyri në pikën kufitare të Hani i Hotit dhe doli nga Qafë Thana.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një sasi e madhe kokaine është kapur sot në Maqedoninë e Veriut, ku deri tani mësohet se janë sekuestuar 1.3 ton. Kokaina ishte e fshehur në një kamion me banane që kishte ardhur nga Amerika dhe destinacioni kishte Slloveninë. Droga u gjet në një magazinë frutash, në fshatin Krushopek të Sarajit, ndërkohë në pranga kanë rënë 2 shoferë dhe 1 magazinier. Aksioni policor është ende në zhvillm, ndërsa autoritetet maqedonase kanë bërë me dije se detajet do ti bëjnë publike nesër.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment