Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BRUKSEL–Ka përfunduar pas më shumë se tre orësh takimi në Bruksel mbi dialogun Kosovë- Serbi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në këtë takim përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell, deklaroi se ka pritshmëri për një dialog konstruktiv mes dy vendeve dhe ndër të tjera ai ka inkurajuar palët që të kenë frymë kompromisi.
Pas takimit, Kryeministri Hoti u shpreh se në takimin e sotëm është bërë progres, ndërsa shtoi se është folur mbi çështjen e të zhdukurëve gjatë luftës së Kosovës.
“Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajizojmë këto çështje. Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës. Mund të ketë biseda të natyrës teknike. Jemi plotësisht të angazhuar dhe besojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen që na japin. Çështja me objektivë të qartë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Aq sa mund të them e di që ka komunikim të ngushtë mes palës së SHBA-së dhe BE-së.”- ka deklaruar Hoti.
Të njëjtën gjë tha edhe lideri serb, duke shtuar se ndërsa u fol në nivel teknik edhe për ekonominë, bisedimet me Kosovën do të vijojnë të mërkurën e javës së kaluar, më 22 korrik.
Pavarësisht takimit virtual të 12 korrikut ky është edhe takimi i parë i drejtpërdrejtë i përfaqësuesve mes të dy palëve.
Ndërkohë Bashkimi Evropian ka paralajmëruar më herët se pas takimit do të ketë një prononcim të të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Kosova u përfaqësua në këtë takim nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ndërsa Serbia përfaqësohet nga presidenti Aleksandër Vuçiç. Bisedimet u ndërmjetësuan nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Në këtë takim Hoti është shoqëruar nga dy zëvendësit e tij, Driton Selmanajn dhe Albulena Balaj – Halimi. Gjithashtu në takim po merr pjesë edhe Ministri i Drejtësisë, Slim Selimi.
Kujtojmë se Hoti dhe Vuçiç me ndërmjetësimin e BE-së, kanë biseduar edhe më 12 korrik përmes një video-konference online. Në atë bisedë Kryeministri Hoti ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet me Serbinë.
Dialogu mes këtyre dy vendeve është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vendosur Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. Taksa 100 % u zëvendësuarme masa reciprociteti, por me ardhjen në pushtet të Qeverisë Hoti u hoq reciprociteti, ku sipas tij erdhi me qëllim vazhdimin e dialogut.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KANADA– Një grua në Kanada ka rrëfyer për marrëdhënien e veçantë që ajo ka me partneren e saj Elan.Chase Storey, ka rrëfyer se me Elan është njohur në ...
BRUKSEL-Ka përfunduar takimi mes Krysministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel mbi dialogun.Kujtojmë se...
BRITANI- Boris Johnson do të përcaktojë plane të reja ditën e nesërme në lidhje me pandeminë e Covid-19. Mesohet se shqetësimi për ekonominë për shkak të mbyllj...
NEW DELHI- Shirat e rrëmbyeshëm së fundmi në Azinë e Jugut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dherave të, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 213 njerë...
SHKUP– Seanca publike e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e cila ishte parashikuar të mbahej në orën 18:15, është planifikuar për orën 19:30.Por për shkak të...
SKOCI- Teksa prej kohësh shumë lider në mbarë botën po punojnë nga shtëpia si shkak i Covid-19, ka bërë që politikanët të zhvillojnë online punimet.Ditët e fund...
BRITANI E MADHE- Ditën e sotme Britania e Madhe ka njoftuar edhe 66 vdekje si shkak i koronavirusit.Zyrtarët e Departamentit të Shëndetësisë kanë konfirmuar ...
KOSOVË– Koronavirusi ka prekur një numër të madh të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive që funksionojnë në kuadër të MPB’së....
SHBA– Aktorja e famshme Paula Tilbrook e ‘Emmerdale’ ka vdekur në moshën 89 vjeçare. Mediat e huaja kanë raportuar se aktorja ka ndërruar jetë në d...
BRAZIL – Presidenti brazilian, Jai Bolsonaro ka rezultuar përsëri pozitiv për koronavirusin. Ky lajm është bërë me dije nga vet ai, i cili e ka bërë të ditur kë...