LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Basha: Kurrë s’do e njohim 25 prillin! Dora e shtrirë për kritikët, por s’kthej faqe. Mark M

17 Korrik 2021, 06:32 Nga DOSJA
Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Basha: Kurrë s’do e njohim 25

TIRANË– Pas 7 orësh, ka përfunduar mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike e cila nisi ditën e sotme në orën 11:30 në Pallatin e kongreseve. Fjalën i pari e mori kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili e nisi fjalimin e tij më atë që e quajti ‘masakër zgjedhore’.

Basha tha vjedhja e zgjedhjeve është provuar dhe është pjesë e raportit të OSBE dhe Këshillit të Evropës, teksa për herë të parë sot se nuk do ta njohë kurrë rezultatin e zgjedhjeve. Gjatë fjalës së tij, Basha nuk nguroi të ‘shtrijë dorën’ edhe për kritikët e tij, ku tha se dera për ta do të jetë gjithmonë e hapur.  Keu i Partisë Demokratik ka propozuar Platformën Qytetare për Demokracinë, ku tha se duhet bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që kërkojnë ndryshim, pasi këtë rrugë PD nuk mund ta përshkojë e vetme. 

Pasi mbaroi fjalën mes duartrokitjesh nga demokratët, Lulzim Basha është përshëndetur miqësisht me liderin historik të Partisë Demokratike Sali Berisha. Ata janë përqafuar teksa të dy qeshin. Ajo që ra në sy në sallë ishte edhe mungesa e kritikut të Bashës, Bujar Nishanit. Karrigia e ish-presidentit u pa bosh në sallë dhe nuk dihet arsyeja e largimit të tij.

Pas fjalës së Bashës ka filluar diskutimi i ndryshimeve statutore. 

Mark Marku mbajti një fjalim të ashpër! Ai u shpreh se partia është në pikën e saj më kritike e se nëse vazhdohet me këto ritme do të mbetet në opozitë për 4 vite me radhë. Ai kritikoi me të madhe analizën e bërë nga partia, për objektivat që janë arritur apo jo në 12 qarqet e vendit. Marku tha se është ndjerë i fyer nga analiza se në qarkun e Lezhës nuk është arritur objektivi, kur PD atje fitoi 4-3 dhe u morën mbi 33 mijë vota. Marku kërkoi patjetër ndryshim, rithemelim, ristrukturim të partisë, ose ndryshe tha ai, PD do shkojë nga humbja në humbje.

Fatbardh Kadilli, nisi fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të partisë blu, duke komentuar largimin e Bashës. Me ironi, Kadilli falenderoi të gjithë personat që ndodheshin ende në sallë, duke shpresuar që Lulzim Basha mos të jetë në gjumë, por duke reflektuar.

Gazmend Bardhi nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të demokratëve tregoi se si u vodhën votat në qytetin e Elbasanit nga kryeministri Rama. Ai tha se kreu i qeverisë së bashku me bandat kriminale, iu sulën Elbasanit për të prodhuar vota, duke iu referuar kështu rasteve të denoncuara nga demokratët. Sipas Bardhit, bandat kriminale morën bekimin e policisë dhe të prokurorisë për t’i shërbyer Ramës dhe kthyen në eskortë të tij.

Fjalën e morën dhe politikanë të tjerë, si Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Enkeled Alibeaj e me radhë.

7 mijë e 500 delegatë u thirrën ditën e sotme për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike për të diskuar mbi analizës e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit që identifikohet sipas tyre si fajtor vetëm mazhoranca.

Ata gjithashtu miratuan propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut. Me anë të këtyre ndryshimeve, Basha propozoi një formulë të re për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie, ndërsa nuk kishte asnjë propozim në lidhje me mandatin e kryetarit. Brenda ditës së nesërme pritet të mësohen emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD.

(a.b/kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd kuvendi kombetar i pd


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet