LIVE UPDATES
Aktualitet

Lihet në burg Tire Alldervishi, sanitarja justifikoi afrimitetin me pacienten që mashtroi duke thënë se e kishte teze, telef

14 Janar 2021, 07:41 Nga DOSJA
Lihet në burg Tire Alldervishi, sanitarja justifikoi afrimitetin me

TIRANË– Tire Alldervishi, sanitarja që u shtir si infermiere dhe zhvati tetë milionë lekë nga vajza e një zonje të infektuar nga Covid-19, e cila më pas ndërroi jetë, doli ditën e sotme para togave të zeza ku u njoh me masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Fillimisht seanca u ndërpre për shkak të mungesës së avokatit të Alldervishit, ndërsa pas ardhjes të palës mbrojtëse, nisi sërish.

Gjatë seancës së mbajtur, prokurori tha se do kërkohet sekuestrimi i kartelvae mjekësore për të gjetur edhe bashkëpunëtorët e Alldervishit. Prokurori shtoi gjithashtu se Alldervishi ka marrë dy mijë lekë vetëm për të futur një telefon në spital, ndërsa herë të tjera ka marrë 7 mijë lekë të reja dhe ka deklaruar se janë pak. Ajo gjithashtu ka marrë përsipër që t’i japë vajzës së pacientes një listë me ilaçe.

Avokatët e Tire Alldervishit, kanë kërkuar një masë më të lehtë sigurimi në seancën e sotme, me afat 1-mujor pasi sipas tyre ajo ka qënë e prekur me Covid. Pala mbrojtëse shtoi se përgjimi është i paligjshëm ndaj kërkojnë që masa të rishikohet dhe një herë, por gjykata nuk u bind. Madje gjyqtarja bëri thirrje për hetim më të thellë të çështjes, duke bërë të qartë se duhej gjetur personi apo personat që qëndrojnë pas Alldervishit.

Nga ana tjetër, Dosja.al ka zbardhur të tjerë detaje që thellojnë skandalin tek Spitali COVID2, i njohur si Senatoriumi. Në dosjen e plotë të prokurorisë, e siguruar nga Dosja.al, vajza e pacientes së ndjerë denoncon për një neglizhencë totale të autoriteteve spitalore. Në dosje sqarohet qartë edhe arsyeja pse e bija, pas vdekjes së nënës, denoncoi në Polici sanitaren Tire Alldervishi. E bija e kuptoi sipas organit të akuzës se sanitarja nuk ishte infermiere dhe se e kishte mashtruar. Por, ajo gjithashtu zbulon sesi e ëma vdiq dhe askush nuk e njoftoi për vdekjen e saj. Vajza thotë se mori vetë të ëmën në morg, ku e gjeti pas një sërë telefonatash me sanitaren, ndërsa shton se pagoi vetë edhe shpenzimet funerale, ndryshe nga sa kanë deklaruar autoritetet se varrimet e viktimave të COVID19, i paguan shteti.

Ndërsa burime nga spitali Covid2 kanë bërë me dije se sanitarja Alldervishi është shtirur tek personeli i sanatoriumit, sikur e kishte teze pacienten, duke justifikuar kështu afrimitetin me të.

Vajza e cila i kishte dhënë para Tire Alldervishaj për disa kohë që të kujdesej për nënën që e kishte të shtruar te ‘Shefqet Ndroqi’ mësoi të vërtetën përmes një telefonate se 55-vjeçarja punonte si sanitare dhe jo si infermiere, ashtu siç iu ishte shfaqur. Ajo mori në telefon një nga doktoreshat dhe e pyeti nëse Tirja punonte në pavionin e saj mirëpo në atë momente ajo zbuloi se në të vërtetë gruaja ishte sanitare në spital dhe nuk kishte lidhje fare me pavijonin ku ishte e shtruar nëna e saj.

Vetë Alldervishi në dëshminë e saj as nuk ka mohuar dhe as nuk ka pohuar përfshirjen e saj në skandalin e denoncuar dy ditë më parë në emisionin “Stop”. Ajo mësohet të jetë shprehur përpara hetuesve se është e tronditur, por që do të flasë në një moment të dytë në lidhje me ngjarjen. Sanitarja u vu në pranga një ditë më parë, ndërkohë që katër persona të tjerë janë pjesë e stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë vënë në hetim, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me të.

Ngjarja e rëndë u denoncua dy netë më parë në emisionin ‘Stop”, nga vetë vajza e gruas që ndërroi jetë nga Covid-19. Vajza e një 55-vjeçareje, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, është mashtruar nga sanitarja pasi kjo e fundit i është hequr si infermiere dhe është ofruar që në këmbim të vlerave monetare t’i kuronte të ëmën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet sanitarja tire alldervishi tire alldervishi arrestohet sanitarja tire alldervishi tire alldervishi

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Janar 2021, 07:34

Zjarr në Vlorë, digjet traileri i 34-vjeçarit

VLORË– Një traileri i markës “Man” është djegur pjesërisht. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tragjas, Vlorë, në momentin që mjeti ka qenë i parkuar, rre...

Aktualitet 14 Janar 2021, 07:25

Titujt e portaleve, 14 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi temperaturat e ulëta në vend, ndërsa Pan...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet