LIVE UPDATES
Aktualitet

Sot iu vra vëllai! Kush është Medi Backa, anëtari i bandës “Pusi i Mezinit”

23 Tetor 2021, 20:58 Nga DOSJA
Sot iu vra vëllai! Kush është Medi Backa, anëtari i

FIER- Atentati i sotmë në Fier, ku mbeti i vrarë Demir Backa duket se nuk vjen nga “hiçi”, Një pistë ku po hetohet nga Policia është një ngjarje e largët e vitit 1997, e ashtuquajtur si “Masakra e Levanit”, ku mbeti i vrarë vëllai i viktimës së sotme, Medi Backa. Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 mars 1997, dhe është përplasja më e përgjakshme e trazirave të vitit 1997. Në këtë përplasje të dhunshme mbetën të vrarë 24 persona. Përplasja u zhvillua midis Bandës së Pusit të Mezinit dhe banorëve romë të fshatit Levan në Fier. E gjithë banda u eleminua gjatë kësaj përplasjeje.

Banda e Pusit të Mezinit ishte një grup kriminal me aktivitet në gjithë Shqipërinë e Jugut. Origjina e anëtarëve të kësaj bande ishte nga i gjithë jugu i vendit.

Shumica e tyre kishin qenë të burgosur edhe gjatë regjimit komunist për krime dhe kishin vendosur të quheshin “Të fortët e Jugut”. Kjo bandë kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi. Banda e Pusit të Mezinit ishte mbështetëse e flaktë e Partisë Demokratike, dhe me sa duket kjo shkaktoi edhe eleminimin e tyre.

POR SI NISI KONFLIKTI:

Dy ditë para masakrës, në lagjen e romëve në Levan u vranë dy të rinj. Lulëzim Çela dhe Lefter Tushollari u qëlluan në qendër të lagjes, pranë “lokalit të Demos”, në brendësi të një bilardoje. Sipas të dhënave të policisë, disa persona me maska janë shfaqur në derën e bilardos dhe kanë gjuajtur me breshëri automatikësh mbi dy të rinjtë, duke i lënë të vdekur në vend.

Pas kësaj ngjarjeje burrat dhe djemtë e lagjes me 500 familje rome u armatosën deri në dhëmbë. Armët u siguruan në dy reparte ushtarake, që ndodhen vetëm 1 kilometër larg nga kjo lagje, ndërsa gratë dhe fëmijët u evakuuan të gjithë nga fshati.

Mbrëmjen e asaj dite, arena e luftimeve u bë përsëri lokali i Demos, kryeplakut të lagjes rome. Lokali me pesë dritare u rrethua nga një grup me mbi 15 persona të armatosur zbarkoi në fshat me katër automjete. “Mysafirët” hynë së bashku me disa romë në brendësi të lokalit të Demos. Qëndrimi i tyre aty ka qenë miqësor vetëm për 10 minuta dhe më pas është dëgjuar një breshëri automatiku.

“Ata kërkuan miqësisht municione. Ishin të dehur dhe si të droguar. Edhe kur ecnin nga makina në drejtim të lokalit të jepnin përshtypjen se diçka nuk shkonte tek ata. Nuk kishin frikë, por seç prisnin. Pinin cigare të shtrenjta dhe ishin të zhvilluar si trupa,”-tregon një dëshmitar i ngjarjes.

Anëtarët e bandës kishin kërkuar armë e municione, por kur Demoja, kryeplaku i lagjes, kishte refuzuar, ata e kishin gjuajtur me armë. Me të dëgjuar krismat, romët e tjerë nisën të gjuajnë në drejtim të lokalit, nga dritaret e të cilit kundërpërgjigjeshin edhe mysafirët. Tre romët e vetëm që gjendeshin në brendësi të lokalit arritën të largoheshin së bashku me Demon e plagosur, nëpërmjet një bunkeri që ndodhej nën lokal. Dy orë shkëmbim zjarri shënoi 24 të vdekur dhe 12 të plagosur. Mes viktimave kishte dhe dy të mitur, 13 dhe 17 vjeç.

TË VRARË MBETËN:

Ferdinand Sali Nanaj (Felja), nga Memaliaj
Adriatik Shehu, nga Memaliaj
Abaz Xhelo Bara, nga Qesarati i Tepelenës
Roland Komira, nga Gjirokastra
Dritan Nanaj, nga Gjirokastra
Luan Bedaj, nga Tepelena
Petrit Madallozi (Titi i Rukies), nga Tepelena
Astrit Duraj, nga Tepelena
Medi Aziz Backa (Buç Backa), nga Zhupani i Fieri
Astrit Selaci (Tit Selaci), nga Fieri
Edmond Pano, nga Fieri
Sokol Muka, nga Vlora
Kastriot Muka, nga Vlora
Petrit Muka, nga Vlora
Islam Kazanxhiu, nga Levani
Memet Selimaj, nga Levani
Fredi Selimaj, nga Levani
Ndërsa katër persona nuk janë identifikuar ende.

LAJMI KRYESOR: Atentat me kallashnikov në Fier! Qëllohet brenda makinës, vdes në spital Demir Backa

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet masakra e levanit medi backa vritet demir backa masakra e levanit medi backa vritet demir backa

Sondazh

Poll

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Nuk më vjen mirë që Turqia forcon një ushtri që përbën rrezik për rajonin!

Berisha: Mosbindjen civile opozita e ka full time! Unë nuk lëkundem nga ky pozicion

Berisha: Ftesa ime për mbarë qytetarët, t’i japim fund kësaj vjedhje që po zhyt shqiptarët në mjerim

Berisha: Rama do vjedhë deri në 90 përqind të buxhetit prej 8 miliardë euro!

Berisha: Buxheti i vitit 2025 do jetë buxheti i vjedhjeve më të mëdha nga narkoqeveritarët

"A ka gjë më të turpshme se kjo?" Berisha: Presidenti i kërkoi mikut turk t’i ndërtojë zyra për vete

Berisha: Thirrja ime për KMSh është të hidhni poshtë përpjekjen e Ramës për përçarjen tuaj

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti

Berisha: Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia për të kapur për zverku Erion Veliajn

Berisha: Përshëndes guximtarët e 7 tetorit që po përballen me terrorin policor të Ramës

Xhamia e Namazgjasë , Rama: Kryemyftiu i Tiranës Bilal Teqja do të jetë kujdestari i këtij tempulli

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, pritet shiriti nga Erdogan dhe Rama

“Kemi përgjegjësi ndaj myslimanëve”, Erdogan thirrje ndërkombëtarëve nga Tirana: Të kemi një qëndrim

"Xhami ekziston në qendër të civilizimit", Erdogan: Kemi dhënë një shembull me ndërtimin e spitalit

Erdogan: E kemi projektuar si strukturë që në brendësinë e saj mbart vlera që nga lashtësia

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë, Erdogan: Jam me fat sot që ndodhem në këtë ambient të shenjtë

Inagurohet xhamia e Namasgjasë, Rama: Erdhi dita e çeljes së këtij tempulli

"Unë kisha vërejtje"/ Rama për xhaminë e Namasgjasë: Erdogan do ta inagurojmë bashkë

Rama: Pas kësaj vizite Erdogan niset për në Serbi, por është miku i padiskutueshëm i Kosovës

"Shqipëria është për armëpushim"/ Rama: Hamasi duhet të ndalohet

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë, Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake

"Ejvallah Erdogan"/ Rama: Marrëveshjet tregtare me Turqinë duhet të arrijmë në 2 miliardë eurove

Lufta në Lindjen e Mesme, Erdogan:Gjenocidi në Gazë është turpi i njerëzimit,Izraeli duhet të ndalet

Erdogan: Xhamia e Namasgjasë është dhuratë e Turqisë për shqiptarët

Erdogan: Me Ramën diskutuam dhe luftën kundër organizatave terroriste FETO

Erdogan: Thelluam bashkëpunimet mes dy vendeve, do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Qyli/ Duke qeshur me zor, Begaj i lyp Erdoganit një ndërtesë tjetër për vete

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Presidencë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në aeroportin e Rinasit presidenti turk, Erdogan

Erion Braçe futet në mbledhjen e Komisionit Hetimor,Vokshi i kthehet, deputeti socialist:Hec er dreq

Incident në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin

Nesër Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

"Nëse doni të bëni rrugaçin…"/ Debate dhe përplasje në Komisionin për Shëndetësinë

Deputetet e opozitës-mazhorancës: Vendosët Gardën te dera mos të futemi brenda

"Te legalizimet duhet shumë fokus", Rama-kryebashkiakëve: Shijaku është bashkia model

"Ka bashki këtu që nuk kanë bërë një projekt dhe nuk kanë çarë kokën", Rama: Po me ça merreni ju

Rama me kritika për kryebashkiakët: Situata me zjarret ka shfaqur dobësi

Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve

Protesta e Opozitës, qytetari mbulohet nga flakët

U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD, gruaja lind foshnjën në automjet

Njëri prej protestuesve nuk ndihet mirë, shoqërohet nga Bardhi dhe Nallbati

Qytetarët thyejnë stacionin e urbanit dhe mbajtëset e reklamave në Tiranë

Qytetarët në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

Një fëmijë i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia te bashkia e Tiranës

Policia u kundërpërgjigjet protestuesve, nis shpërndarjen me ujë

Rriten tensionet/ Pas Selisë së PS-së, protestuesit djegin edhe ministrinë e Brendshme

Protestuesit i hedhin molotov, merr flakë hyrja e selisë së Partisë Socialiste

Demokratët i vënë flakën selisë së PS-së/ Molotovët "djegin" edhe kryemisnitrin Rama