LIVE UPDATES
Politike

Basha nga Divjaka: S’ka pazare, zgjidhja kalon nga prangat e politikanëve të korruptuar

7 Gusht 2019, 09:10 Nga DOSJA
Basha nga Divjaka: S’ka pazare, zgjidhja kalon nga prangat e

LUSHNJE– Kreu i opozitës, Lulzim Basha theksoi nga Divjaka se nga pikëpamja kushtetuese dhe ligjore, 30 qershori është një proces nul dhe kriminal. “Një proces që është nul dhe kriminal nuk mund të prodhojë asgjë të ligjshme. Shumica dërrmuese e refuzoi dhe shumë nga ata që detyroi me forcë, iu përgjigjën duke i bërë votat të pavlefshme. Vlora 14%, Berati 14%, Durrësi 13.5%, Korça 14%, Shkodra 6%. Refuzimi popullor ka qenë plebishitar. 30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Është varreza politike e Edi Ramës.”- theksoi Basha.

Përsa i përket mënyrës sesi zgjidhet kriza politike, lideri i opozitës ishte shumë i qartë. “Kjo krizë nuk mbyllet me pazar. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë është “prangat për ata politikanë që kanë vjedhur votat”. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur.” – vuri në dukje Basha, i cili u shpreh i vendosur për ta çuar betejën deri në fund.

“Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Hajdutin Psiqik nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat, nuk do të pranojmë kurrë dhunën shtetërore dhe uzurpimin e dhunshëm të pushtetit.”- theksoi kreu i opozitës në takimin me demokratët e Divjakës.

Pjesë e aksionit opozitar do të jetë edhe shpalosja e alternativës, bashkë me njerezit, në mënyrë që, siç u shpreh kreu i opozitës “shumicën Rama ik, shumicën që kërkon ndryshim, ta kthejmë në një mazhorancë qeverisëse”.

Basha tha se shqiptarët e kërkojnë ndryshimin, sepse gjendja ekonomike nuk ka qenë kaq e rëndë në dy dekada, për shkak të projektit të Edi Ramës për grabitjen e vendit. “Rama dhe banda e tij prej gjashtë vitesh kanë vetëm një projekt, vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve, të taksave dhe pasurive publike të vendit. Oligarkia dhe monopolet kanë shkatërruar tregun. Çmimi më i lartë i energjisë dhe naftës, papunësia e lartë, falimentimi është shtrire kudo.”- tha zoti Basha.

Kreu i opozitës përmendi të dhëna konkrete të abuzimit nga qeveria me paratë publike.

“Ndërkohë që shqiptarët nuk kanë lekë të hanë, Hajduti Psiqik harxhon paratë e tyre për qejfe dhe luks. Vetëm për udhëtime, hotele dhe gostira qeveritare, ka harxhuar 2,7 miliard leke ose 2,3 milion euro. Transaksionet e thesarit lidhur me rikonstruksionin e godinës së Kryeministrisë, për të cilat nuk eshte zhvilluar asnjë tender janë 3,8 miliard lekë ose 3,2 milion euro. 5,5 milion euro ka shpenzuar Hajduti Psiqik vetëm për luks dhe zyrën e tij. Ndërkohë që nuk jep asnjë lek subvencion për fermerët, prodhimet tuaja kalben dhe hidhen në kanal, tregjet i kontrollojnë klientët e Hajdutit Psiqik dhe fermerët zhyten në varfëri, borxhe dhe pasiguri.”- u shpreh kreu i opozitës, citon zyra e shtypit në PD.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, vlerësoi se rikthimi i besimit tek opozita me betejën e saj për zgjedhjet e lira e të ndershme është arritja kryesore e PD dhe e aleatëve të saj. “Djegia e mandateve bindi qytetarët se opozita nuk po e bën këtë betejë për vete, për karriket, për imunitetet, për privilegjet e veta. Përkundrazi, i sakrifikoi të gjutha këto dhe u rreshtua në krah të njerëzve në betejën për të pasur një qeveri nga njerëzit, për njerëzit dhe të njerëzve”- u shpreh zoti Basha në një takim me strukturat e PD në Divjakë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne divjake kriza politike lulzim basha turi i bashes basha ne divjake kriza politike lulzim basha turi i bashes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet