LIVE UPDATES
Insights

Shënim: Kushdo që i është mirënjohës policit të Shqiponjave, të heshtë dhe ta mbrojë

10 Prill 2020, 17:02 Nga DOSJA
Shënim: Kushdo që i është mirënjohës policit

TIRANË– Orges Bilbili, njeriu që prej shtatë vitesh kërkohej në çdo skutë nga drejtësia shqiptare, ra në pranga nga një efektiv i vetëm. Me skafandë në kokë dhe i hipur në një motor, efektivi i forcave “Shqiponja”, arriti që vetëm me një pistoletë, të nënshtronte dhe të shtrinte në tokë, autorin e masakrës së Lushnjes, që u ka shpëtuar për disa herë operacioneve të mirë organizuara nga Grupi i Operacioneve Speciale, forcat RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Polici që sot ka bërë krenarë të gjithë kolegët e tij dhe strukturat e larta të kupolës së shtetit, nuk pati nevojë për operacion të mirëfilltë, për armatim deri në dhëmbë dhe nuk u zbraps as kur dëgjoi nga goja e Bilbilit: Ik se do të vras.

I bindur në misionin, të cilit i ka kushtuar jetën, i veshuri kuqezi, arriti që të zmbrapste killerin dhe gjakatarin e pamëshirshëm, që mban mbi kurriz disa vepra të rënda kriminale.

A duhet që ky efektiv të nderohet? A i meriton ky efektiv mirënjohje publike dhe të bëhet shembull?

Jo, aspak! Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë efektivit është që të bëhet shembull dhe të marrë mirënjohjeje publike… Dhe kjo, jo për faktin se ai nuk bëri heroizëm, por ai nuk e meriton të ekspozohet ndaj bashkëpunëtorëve të Bilbilit, që me siguri në këto momente po trokasin në dyer të shumta, duke ofruar shpërblime të majme, vetëm për të shtënë në duar, emrin e punonjësit të Policisë së Shtetit, që sot i ndërpreu karrierën mikut të tyre.

Bërja publike e identitetit të efektivit do t’i rrezikonte hapur jetën, pasi kriminelët e rrezikshëm nuk falin dhe shpërblimi i vetëm që do të merrte heroi i sotëm, do të ishte një plumb në kokë. Për të mos përmendur më pas, edhe rrezikun që mund t’i kanoset familjes së tij.

Efektivi i Shqiponjave meriton që ne të gjithë të heshtim dhe t’i mbrojmë jetën në heshtje. Ai sot hoqi nga ‘tregu’ një kriminel mjaft të rrezikshëm dhe meriton mbrojtje si shpërblim. Një mbrojtje që mund t’i jepet nga kolegët e tij, kupola e Shtetit, gazetarët, edhe nga vetë ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj, i cili teksa e falenderonte bëri një gabim fatal…

Vetë Ministri që duhet të kërkojë mbrojtjen e këti efektivi, e ekspozoi këtë të fundit duke i zbuluar zërin dhe trupin. Në videon ku Lleshaj shihet që ka thirrur trimin e sotëm, duket qartë trupi i policit dhe dëgjohet akoma më qartë zëri i tij. “Më drejtoi armën kështu dhe…”– dëgjohet ai të thotë përballë ministrit.

Këto janë detaje mjaft amatore dhe sado të parëndësishme mund të duken, nesër mund të prodhojnë të shtëna të tjera.

Prandaj, nëse edhe ti i je mirënjohës efektivit të sotëm, hesht!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog laert haxhiu orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane laert haxhiu orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane

Sondazh

Poll
Insights 6 Prill 2020, 08:44

Rrëfimi- Fqinjët e inatosur

Një ditë në një lagje të bukur me shtëpi dhe oborre të pastra për merak, doli një nga banorët, (në fakt ky ishte i ri në lagje, sapo e kishte blerë shtëpinë në ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet