LIVE UPDATES
Bota

Skandali me 30 mijë llogaritë dhe ligji ‘fantazmë’,çfarë duhet të dimë për “Credit Suisse”?

21 Shkurt 2022, 13:16 Nga DOSJA
Skandali me 30 mijë llogaritë dhe ligji

BRITANI E MADHE – Sekretet Zvicerane është një hetim ndërkombëtar për një nga bankat më të pasura dhe më të rëndësishme në botë, Credit Suisse.

Më shumë se 163 gazetarë nga 48 media në  39  vende anembanë botës kaluan muaj të tërë duke analizuar informacionet e llogarive bankare të rrjedhura nga Credit Suisse.

Zvicra është një destinacion i njohur për parat nga e gjithë bota, pjesërisht për shkak të ligjeve të saj të sekretit bankar. Nuk ka asgjë të gabuar në thelb të kesh një llogari bankare zvicerane, por bankat supozohet të shmangin klientët që fitojnë para në memurë të paligjshme ose që janë të përfshirë në krime. Kështu duhet të jetë në parim, por gazetarët identifikuan dhjetëra zyrtarë të korruptuar qeveritarë, kriminelë dhe abuzues të të drejtave të njeriut midis llogarive në Credit Suisse.


Çfarë ka në të dhënat e rrjedhura?

Të dhënat e rrjedhura përfshijnë informacione për më shumë se 18,000 llogari të Credit Suisse dhe 30,000 mbajtës të llogarive. Disa klientë mbajnë llogari të shumta, ndërsa shumë llogari kontrollohen nga shumë klientë.

Informacioni për secilën llogari përfshin numrin e llogarisë, emrin e mbajtësit ose mbajtësve, datat e hapjes dhe mbylljes dhe shumën maksimale të pranishme ndonjëherë në llogari. Nuk ka asnjë tregues nëse ato janë llogari kontrolli, kursimi apo investimi.

Credit Suisse ka filiale të shumta dhe gjithashtu ka blerë disa banka gjatë viteve. Nuk ka asnjë tregues në të dhënat nëse disa nga këto llogari janë hapur në një nga ato banka të tjera përpara se të transferoheshin në Credit Suisse, apo nëse ato i përkasin një filiali. Të gjitha llogaritë janë referuar në këtë hetim si llogari “Credit Suisse”.

Disa nga mbajtësit e llogarive janë njerëz, ndërsa të tjerët janë persona juridikë si kompani. Ata janë të vendosur në më shumë se 120 juridiksione dhe përfaqësojnë mbi 160 kombësi.

Shuma totale e parave të mbajtura në llogaritë ishte më shumë se 100 miliardë dollarë.

Të dhënat në rrjedhje nuk shtrihen deri në ditët e sotme, megjithëse shumë prej llogarive mbetën të hapura edhe në vitet 2010. Vitet që ka pasur më shumë fluks në hapjen e llogarive ishin 2007 dhe 2008. Viti 2014, ishte ai në të cilin shumë llogari janë mbyllur, vit i cili përkon me futjen e rregulloreve të reja në Zvicër për shkëmbimin automatik të informacionit tatimor për klientët me rezidencë të huaj. Llogaria mesatare ishte e hapur për rreth 11 vjet.


Pse klientët nga disa vende nuk janë të përfaqësuar në të dhëna?

Megjithëse të dhënat e zbuluara të Credit Suisse përfshijnë informacione për klientët nga më shumë se 120 juridiksione, disa nga vendet më të mëdha në botë duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën dhe Brazilin, nuk janë shumë të përfaqësuara.

Në një kohë kur arsyet për këtë nuk janë plotësisht të qarta, gazetarët vunë re se shumë klientë që u shfaqën në të dhëna jetojnë në vende që nuk kanë nënshkruar “Standardin e Përbashkët të Raportimit” (CRS), një nismë globale kundër evazionit fiskal që u kërkon vendeve të shkëmbejnë automatikisht informacionin bazë bankar.

Vendet që janë përfshirë shumë në të dhëna, si Egjipti, Ukraina dhe Venezuela, nuk janë zotuar ende të shkëmbejnë informacione bankare sipas CRS.


Si u kontrollua vërtetësia e të dhënave? Çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë?

Gazetarët kaluan muaj duke intervistuar persona të përfshirë në skandal dhe duke kontrolluar të dhënat nga burime të tjera, duke përfshirë të dhënat e kompanive, gazetat zyrtare, dosjet gjyqësore dhe hetimet penale.


Si e zgjodhën gazetarët informacionin e kujt të publikonin? Po në lidhje me shqetësimet e privatësisë?

Nuk është krim të hapësh një llogari bankare zvicerane. Në gazetarinë e përgjegjshme, nuk ka asnjë justifikim për publikimin e të dhënave bankare private pa një interes publik bindës.

Gazetarët shpenzuan muaj për të konfirmuar vërtetësinë e rrjedhjes dhe duke hetuar klientët e Credit Suisse. Sipas gazetarëve ata kanë “ndjekur’ një klientë hap pas hapi, vetëm kur kishte dyshime të forta se shfrytëzonin sistemin bankar zviceran për qëllime të paligjshme.

Emrat e të cilëve janë publikuar? Rastet e klientëve të njohur me rrezikshmëri të lartë. Njerëz të lidhur politikisht, të akuzuar ose edhe të dënuar për krime të rënda.

Historia më e madhe që bashkon këto raste është ajo e një institucioni të madh financiar që lejoi klientët të fshehin asetet e pastruara ose të vjedhura.

Në fund, qëllimi i gazetarisë investigative është të identifikojë dhe ekspozojë dështimet sistematike. Gjatë 20 viteve të fundit, Credit Suisse është përfshirë në më shumë se një duzinë skandalesh të mëdha që përfshijnë korrupsion, evazion fiskal, pastrim parash ose krime të tjera nga ana e klientëve të saj. Banka ka paguar gjoba të shumta dhe ka arritur marrëveshje me autoritetet, duke premtuar periodikisht se do të forcojë praktikat e saj të pajtueshmërisë, por skandalet kanë vazhduar.


Cila është përgjegjësia e bankës në lidhje me klientët e saj?

Gazetarët folën me ekspertë të shumtë financiarë, rregullatorë dhe të brendshëm të bankave rreth masave paraprake që Credit Suisse duhet të kishte marrë për të parandaluar marrjen e klientëve të dyshimtë.

Ross Delton, një ekspert dhe avokat kundër pastrimit të parave me bazë në SHBA, tha se njerëzve me rrezik të lartë dhe me ndikim politik nuk u ndalohet hapja e llogarive bankare, por duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të zgjeruar. Origjina e pasurisë së tyre duhet të ekzaminohet dhe një menaxher i lartë duhet të miratojë hyrjen e tyre, tha ai.

Sa për njerëzit e dënuar për korrupsion, “ky është një nivel krejtësisht tjetër. “Atje, pyetja duhet të jetë : A duhet ta marrin si klient?”, tha ai.

Një pyetje tjetër që lidhet me një bankë të përmasave të Credit Suisse është se çfarë shkalle përgjegjësie duhet të marrë ajo kur pranon klientët që krijojnë llogari për të depozituar para të paligjshme?

“Nuk është e justifikueshme të thuhet se ata nuk ishin në dijeni për rreziqet e pastrimit të parave sepse klientët vinin nga banka tjetër tha Maira Martini nga Transparency International.


Çfarë thonë ekspertët se duhet ndryshuar?

Shumë ekspertë financiarë të konsultuar për Credit Suisse thonë se problemi shkon përtej dështimeve të vetë bankës, duke treguar për rregullore të dobëta në të gjithë industrinë bankare zvicerane. “Sistemi është problemi”, thonë ata.

E vetmja mënyrë për të ekspozuar krimin e saj është gjetja e mënyrave për të depërtuar në “vellon” e fshehtësisë që e mbron atë.

Banka ka mohuar çdo akuzë të ngritur nga ky investigim.

SHIKO DHE KËTË:

ANALIZA e The Guardian: Pse publikuam skandalin e Credit Suisse

Marrë nga OCCRP

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota credit suisse skandali i bankes zvicerane credit suisse skandali i bankes zvicerane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet