Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– 3 vite më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbuloi se 153 policë të burgjeve rezultonin si të dënuar më parë nga drejtësia për krime të ndryshme. Ndaj edhe nisi pastrimin e gardianëve të qelive. Por një hetim i Shërbimit të kontrollit të brendshëm të Burgjeve zbuloi se 33 prej tyre nuk u larguan për asnjë moment nga detyra, ndërsa 44 të tjerë nuk u shkarkuan , por u liruan në mënyrë të tillë që ata të përfitonin nga sigurimet shoqërore.
Hetimi i kësaj strukture në varësi të ministrisë së drejtësisë ka nxjerrë në dritë të dhëna skandaloze të të dënuarve të formës së prerë që u pranuan si oficerë në shërbimin policor , por edhe faktin se 33 prej tyre mbas këtij kontrolli vijuan të qetë detyrën. Ata janë identifikuar si policë në Drenovë, Peqin Krujë dhe Lezhë.
ShKKB i thotë TCH jo zyrtarisht se në dy raste oficerët e policisë u larguan nga detyra mbasi emrat e tyre rezultonin të dënuar të formës së prerë , megjithatë mbas dy muajsh u ripranuan sërish duke u paguar me shpërblim të menjëhershëm në masën e dy pagave.
Në raste SHKKB ka zbuluar se titullarët e burgjeve nuk firmosën përjashtimin për dy policë që gjithashtu ishin të dënuar të formës së prerë në momentin e pranimit si oficerë dhe se ata u mbajtën në detyrë deri sa dolën në pension duke përfituar nga pensioni suplementar.
Shkresat e shumta të sekuestruara tregojnë me detaje abuzimin që aktualisht është nën hetim nga prokuroria për shpërdorim detyre.
Dëmi i shkaktuar shtetit përveç filtrave të sigurisë të policëve që duhet të shërbejnë në burgje, llogaritet të jetë sipas SHKKB në vlerën e 73 milionë lekëve.
Verifikimi i gjendjes gjyqësore të policisë së burgjeve nisi në vitin 2017 dhe u mbyll në 2018. Mbas zbulimit u ngrit një komision aktualisht nën hetim, që duhet të komunikonte policëve për vendimet gjyqësore , por teksa disa prej tyre qëndruan në detyrë, edhe për ata që u shkarkuan u përdor protokoll ekstra duke u liruar me pagesë kalimtare.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
VLORË– Klodian Çalamani nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor! Ky është rezultati i vlerësimit paraprak të gjendjes shëndetësore të Klodia...
TIRANË– Kandidimi i Ervin Karamuços është pranuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Vendi ...
TIRANË– 7 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit k...
Aktualisht qeveria ka parashikuar zgjerimin e rrugës me një korsi shtesë, pra duke e bërë atë me tre korsi.Por të shumtë janë ata që ndajnë mendimin se rruga El...
ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, ku një 25-vjeçar me mjetin tip “Benz”ka humbur kontrollin dhe ësht përplasu...
KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy autorët e dyshuar për vrasjen e Fridman Xhaferraj.Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka ndarë medlaje nxënësve që kanë mbaruar shkollën e mesme me dhjeta absolute. I pranishëm edhe vetë në ceremoni, kre...
Policia e Sarandës arrestoi të premten një Kryeinspektor të policisë, i akuzuar për marrëdhënie seksuale dhe prostitucion me të mitur.Policia e identifikoi efek...
VLORË – Projekti pilot lidhur me mbylljen e jetimores së Vlorës ka shkaktuar mjaft shqetësim në opinionin publik ditët e fundit. Sipas projektit fëm...
VLORË– Një projekt pilot që po aplikohet në shtëpinë e Fëmijës në Vlorë do të bëjë që ky institucion të qëndrojë i mbyllur. 13 fëmijët e kësaj Shtëpi...