LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtëpia e fëmijës Vlorë: Fëmijët janë në rrezik, prindërit abuzues ose përdhunues

19 Nëntor 2021, 15:19 Nga DOSJA
Shtëpia e fëmijës Vlorë: Fëmijët janë në

VLORË –  Projekti pilot lidhur me mbylljen e jetimores së Vlorës ka shkaktuar mjaft shqetësim në opinionin publik ditët e fundit. Sipas projektit fëmijët e jetimoreve deri në dhjetor do detyrohen të kthehen në shtëpitë biologjike ose do të birësohen me procedurë më të shkurtuar se më parë.

Shqetësime janë ngritur edhe nga shtëpia e fëmijës në Vlorë, e cila është në menaxhim nga Bashkia e Vlorës. Sipas projektit të Ministrisë është lajmëruar që qendra do të mbyllet dhe do të ndiqen procedurat më sipër. Punonjëset e shtëpisë së fëmijës aty kanë folur për Fax Neës ku kanë treguar që nga viti 2019 atje nuk janë pranuar më fëmijë madje numrat kanë rënë kaq shumë sa  situata ka agravuar deri në mbyllje.

Problemi që ngrihet është se jo të gjithë këta fëmijë kanë familje funksionale ku mund të kthehen. Shumë prej tyre kanë lënë pas prindër abuzues apo përdhunues. Disa të tjerë ndoshta nuk kanë një strehë mbi kokë çka i bën procedurat e birësimit shumë të përshpejtuara pa u marrë koha e duhur që të kuptohet në cfarë lloj familjeje dorëzohen fëmijët.

Tatjana, një nga kujdestaret në këtë shtëpi ka thënë se nuk kundërshton reformat që po ndodhin por kanë frikë se numri i abuzimeve dhe vrasjeve mund të rriten pasi prinërit e fëmijëve mund të kenë probleme mendore apo një pjesë mund të mos kenë prindër fare.

Unë jam Tatjana Lilaj, kujestare në qendrën e shtëpisë së foshnjës, nuk jemi në kundërshtim të reformave për fëmijët pasi në Shqipëri po ndodhin shumë abuzime e vrasje por jemi të shqetësuar se këtu gjatë ditës fëmijës do u bëntë mirë nën kujdesin tonë, në fundjavë të shkojnë te familjet bilogjike apo birësuese. Prindi mund të jetë me probleme mendore, sociale ose ka fëmijë pa prindër fare“, tha ajo.

Një nga kujdestaret tha se punonte aty prej 30 vitesh dhe thotë se procesi i adoptimit duhet trajtuar me shumë kujdes nga gjithë stafi pasi në familjet që mund të shkojnë ndoshta nuk do i ketë mundësitë.

“Jam kujdestare prej 30 vitesh dhe jam shumë e shqetësuar, plus dhe fëmijët që vijnë dhe nuk pranohen më dhe adoptohen më shpejt se vitet e tjera. Adoptimi i shpejtë nga institucioni na ka shqetësuar, duhet të trajtohen shumë mirë, ose të bëhet qendër ditore, nën kujdesin e gjithë stafit sepse në familje nuk janë ato mundësira”,tha ajo.

Kurse një nga punonjëset ka ngritur dhe shqetësimin lidhur me humbjen e vendit të punës. Ajo shprehet se u është hequr çdo përgjegjësi dhe se bashkia nuk i ka konsideruar fare. Ajo shton se e kanë marrë vesh shumë vonë për prijektin dhe tani dalin në rrugë pasi një pjesë janë edhe në prag pensioni.

“I gjithë kolektivi jemi të alarmuar. Fëmijët që vijnë janë me probleme nga më të ndryshmet. Nuk është se nuk duam ti cojmë fëmijët te familjet bilogjike por ato janë të gjitha problematike, kush më shumë se shteti ua jep shërbimet. Ne si personel nuk jemi konsideruar farë, kanë ardhur punonjës nga bashkia dhe ndodhen në kat të tretë, na kanë hequr cdo përgjegjësi. Ska gjë më të mirë kur fëmija është nën kontrollin e shtetit, ne punojmë 24 orë prej 20 vitesh nën mbikëqyrjen e kamerave. Kemi sakrifikuar shumë. Për birësimet nuk jemi kundër, por jo të kthehen te familjet biologjike, gjë që e mundëson ky projekt. Në datën 25 maj ka ardhur Ministrja dhe ka thënë që ky insitucion do qëndrojë dhe është një projekt pilot që do zgjasë 3 vite dhe ne nuk e dinim që është bërë fakt. Në fund të projektit jemi të papuna. Edhe ne dhe fëmijët do ngelim rrugëve. Kemi familje për të ushqyer, jemi në prag pensioni“- tha ajo.

Kujdestaret e këtyre institucioneve kanë ngritur shqetësimin se fëmijët do kthehen në familje të cilat nuk janë gati, nuk janë trajnuar dhe mbi të gjitha fëmijët mund të rikthehen në kontigjent të dhunuar sërish. Punonjësit e Jetimoreve janë shprehur se kanë trajtuar fëmijë që vinin nga trauma të rënda familjare dhe rikthimi i tyre në familje do të thotë të ripërjetojnë të njëjtat trauma,duke përmendur raste edhe të fëmijëve që vijnë nga prindër përdhunues. Sipas punonjësve ,i gjithë procesi është mbajtur i fshehtë dhe aktualisht askush nuk ka dijeni për si do të procedohet në Janarin e vitit 2022.

LAJMI KRYESOR: Projekti mbyll shtëpinë e fëmijës në Vlorë, KLSH nis inspektimet

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet shtepia e femijes shtepia e femijes ne vlore shtepia e femijes shtepia e femijes ne vlore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet