Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHKUP- Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) në Maqedoninë e Veriut e bëri të ditur të dielën se e hedh poshtë ofertën e qeverisë për ngritjen me 10 përqind të rrogave të punojësve të arsimit. Sindikata ngul këmbë që rritja e pagave të mësuesve të bëhet me 18,4%. Aktualisht, mësuesit e shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme janë hedhur në grevë dhe në pjesën dërrmuese të shkollave nuk po mbahet mësimi. Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK u tha gazetarëve se oferta e fundit e para dy ditëve e qeverisë për ngritjen vetëm me 10% të rrogave nuk ishte e pranueshme për 95 përqind të organizatave sindikaliste, të cilat i përfaqëson SASHK-u. Ai tha se greva nëpër shkolla dhe kopshte të fëmijëve do të vazhdojë nga dita e hënë.
Sindikata e Arsimit e vlerëson si joserioze qasjen e autoriteteve ndaj çështjes. Sindikata ka edhe mbështetjen e opozitës lidhur me kushtet e paraqitura. Bisedimet me Ministrinë e Arsimit janë zhvilluar për disa javë, por ende nuk është arritur një zgjidhje. Qeveria thotë se ngritja e rrogave do të bëhet shkallë-shkallë, por se “kërcënimet e Sindikatës dhe greva që dëmtojnë nxënësit dhe procesin arsimor nuk janë të pranueshme”. Qeveria bën thirrje për vazhdimin e dialogut. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit ka lënë të kuptohet se po kërkon mësues për zëvendësimin e mësuesve – grevistë, ashtu siç e parashikojnë ligjet në situata të këtilla. Ndërkohë, Sindikata e shikon këtë si një trysni ndaj mësimdhënësve dhe punonjësve të kopshteve për t’i dhënë fund grevës.
SASHK kërkon një marrëveshje kolektive me qeverinë për ngritjen e pagave në bazë të përshtatjes së rrogave me ngritjen e fundit të pagës minimale në vend. Para pak javësh qeveria në Shkup e ngriti për 1800 denarë (rreth 32 dollarë) rrogën minimale mujore duke e çuar në rreth 320 dollarë. Por, kjo krijoi një lloj disbalance në fusha të tjera si ajo e arsimit, ku rroga mesatare është rreth 400 euro. Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e punonjësve të arsimit dhe të sindikatave në këtë periudhë të krizës ekonomike dhe energjetike, si pasojë globale e pandemisë së COVID-19 dhe së fundmi e agresionit rus në Ukrainë. Qeveria thotë se që nga viti 2017 e në vazhdim, pagat në arsim janë ngritur për 3200 deri në 6400 denarë (55 -112 dollarë), një gjë që sipas saj nuk ka ndodhur gjatë qeverisjeve të kaluara.
Marrë nga VOA
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Trupat ukrainase që mbrojnë fabrikën e madhe të çelikut Azovstal në Mariupol mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë me taktika guerile, duke përdorur bu...
VATIKAN- Kryetari i Bashkisë së Melitopolit Ivan Fedorov dhe tre ligjvënës të tjerë ukrainas morën pjesë në meshën e Vigjiljes së Pashkëve të Papa Françe...
SHBA- WhatsApp-i së shpejti do të vijë me një përditësim të ri. Mësohet se opsionit ‘Last Seen’ do t’i bëhen disa ndryshime. Kjo pasi vetë për...
UKRAINË- Nëse sapo po na bashkoheni, mirë se vini në mbulimin tonë të drejtpërdrejtë të ngjarjeve në Ukrainë.Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve më të...
KOSOVË– Gjendja e rëndë ekonomike, braktisja e shkollës dhe dhuna në familje janë disa nga arsyet kryesore për martesat e hershme në Kosovë, e që më ...
UKRAINË- Ushtria ruse ka rrëmbyer Ivan Malieiev, kreun e fshatit Kyrylivka, Rajoni i Zaporizhzhia. ukraineintelligence shkruan se administrata e Forcave të...
KOSOVË- Avioni ushtarak britanik, që ateroi në Prishtinë javën e kaluar, nuk ka kaluar pa komente të zyrtarëve serbë. Blerim Vela, shef i stafit të Preside...
SHBA- Edhe përpara agresionit rus në Ukrainë, zyrtarët amerikanë paralajmëruan për sulme kibernetike kundër infrastrukturës kryesore amerikane, duke u kërkuar &...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur ditën e sotme gazetaren ukrainase Lyudmila Makey. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkruan se ...
KOSOVË- Të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë mund të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ekzistojnë dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundër...