LIVE UPDATES
Bota

Sulmet kibernetike dhe rreziku ndaj infrastrukturës jetike amerikane

17 Prill 2022, 18:03 Nga DOSJA
Sulmet kibernetike dhe rreziku ndaj infrastrukturës jetike amerikane

SHBA- Edhe përpara agresionit rus në Ukrainë, zyrtarët amerikanë paralajmëruan për sulme kibernetike kundër infrastrukturës kryesore amerikane, duke u kërkuar “viktimave” të tyre para në këmbim të informacionit të vjedhur. Këto sulme e kanë patur origjinën nga Rusia. Tashmë agjencitë amerikane të sigurisë po godasin gjithnjë e më shumë rrjetet e përdorura nga aktorët e paligjshëm kibernetikë.

Sulmet kibernetike, ku sulmuesit kërkojnë para në shkëmbim, janë bërë një kërcënim i madh për sigurinë në mbarë botën. Sipas ekspertëve hakerët synojnë të godasin infrastrukturën e rëndësishme të tilla si tubacionet e naftës apo objektet e pastrimit të ujit.

Ekspertët thonë se hakerët fillimisht fusin viruse në sistemet kompjuterike të kompanive dhe më pas kërkojnë shuma të mëdha parash për të zhbllokuar të dhënat, apo për të mos i bërë ato publike.

Sulme të tilla mund të dëmtojnë një ndërmarrje ose biznes dhe të shkaktojnë humbje të mëdha financiare.

Këto lloj sulmesh kanë ndryshuar rrënjësisht në dy vitet e fundit. Dikur ndodhte që ata thjesht kodonin të dhënat e objektivit të tyre. Ata ende e bëjnë këtë, por tashmë vjedhin gjithashtu edhe një kopje të informacionit të atij objektivi dhe më pas kërcënojnë se do ta publikojnë atë në internet me qëllim që të përfitojnë shuma të mëdha parash”, thotë eksperti Brett Callow nga kompania “Emsisoft”.

Në vitin 2018, një kompani e vogël mesatarisht iu paguante rreth 5 mijë dollarë hakerave, në raste se binte pre e sulmeve kibernetike. Sot këto pagesa kanë arritur në qindra mijëra dollarë. Disa hakerë kërkojnë pagesa në miliona dollarë. Pagesat zakonisht bëhen në kriptovaluta, duke e bërë më të vështirë gjurmimin e tyre.

Këto lloj sulmesh vijojnë të jenë një problem. Nëse asnjë kompani nuk do të paguante këto gjoba të vendosura nga hakerët, nuk do të kishte sulme të kësaj natyre”, thotë për Zërin e Amerikës eksperti Brett Callow, nga kompania “Emsisoft”.

Ekspertët thonë se hakerët janë të mirëorganizuar dhe funksionojnë si biznese, me departamente dhe personel mbështetës. Ata gjithashtu zgjedhin me kujdes objektivat e tyre.

Ata nuk janë të painformuar për atë që do sulmojnë. Ata krijojnë një profil të plotë të një organizate që ata mendojnë se ka dobësi e që ka të ngjarë të paguajë dhe më pas e sulmojnë”, thotë për Zërin e Amerikës, Boyden Rohner, nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës

Zyrtarët amerikanë thonë se hakerët shpesh janë të vendosur në Evropën Lindore. Në disa raste, ata veprojnë si grupe të zakonshme kriminale, ndërsa të tjerat mbështeten nga qeveritë.

Ne e shohim Rusinë si një vend nga burojnë shumë nga këto sulme”, thotë për Zërin e Amerikës, Boyden Rohner, nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës

Vitin e kaluar, Presidenti Joe Biden i kërkoi vazhdimisht udhëheqësit rus Vladimir Putin të ndalë krimin kibernetik me origjinë nga vendi i tij. Deri në fund të vitit 2021, numri i sulmeve në shkallë të gjerë ra dhe disa analistë besojnë se arsyeja ishte trysnia diplomatike amerikane.

Por të tjerë thonë se kriminelët kibernetikë u bënë më të kujdesshëm ndërsa agjencitë amerikane të sigurisë shtuan përpjekjet për të luftuar këto sulme, duke përfshirë sekuestrimin e parave të zhvatura, sanksionet, arrestimet dhe paditë.

Pavarësisht kësaj, kompania e sigurisë kibernetike “Emsisoft” thotë se të paktën 2,323 entitete amerikane u vunë në shënjestër në vitin 2021, duke përfshirë qeveritë lokale, shkollat dhe spitalet.

Të dhënat e vjedhura, përfshirë numrat e sigurimeve shoqërore, zakonisht përfundojnë në të ashtuajturat faqe të errta të internetit apo “dark web”. Këto krime dëmtojnë individët pasi vjedhja e identitetit është një problem madhor.

Pasojat më të këqija janë efektet e mundshme tek individët. Për shembull, njerëzit që mund të mos jenë në gjendje të marrin kujdes mjekësor kur kanë nevojë, pasi spitali i tyre është hakeruar”, thotë eksperti Brett Callow nga kompania “Emsisoft”.

Ekspertët rekomandojnë që kopje me të dhëna të rëndësishme të ruhen në pajisje që nuk janë të lidhura me internetin.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boyden rohner brett callow joe biden boyden rohner brett callow joe biden

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës