LIVE UPDATES
Aktualitet

Si u ekzekutua për gjakmarrje 34-vjeçari/ Zbardhet dosja e vrasjes së Eri Zefit! Dëshmia e bashkëshortes: Mesazhin e fundit

24 Shkurt 2021, 12:47 Nga DOSJA
Si u ekzekutua për gjakmarrje 34-vjeçari/ Zbardhet dosja e vrasjes

Mikel (Gjovalin) Alia është personi i vetëm i marrë i pandehur për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi në Zall Xhuxhe të Mirditës.

Ai rezulton të ketë komunikuar 13 herë në telefon me viktimën pasditen dhe mbrëmjen e 1 tetorit të vitit 2019-të. Ndërsa për të futur në kurth 34- vjeçarin janë përfshirë edhe persona të tjerë, por që nuk është arritur të identifikohen.

Referuar dosjes hetimore, të cilën e disponon gazeta “Panorama.al”, nga të dhënat e tabulateve telefonike ka rezultuar se viktima ka komunikuar vazhdimisht me shtetasin Mikel (Gjovalin) Alia. Në dosjen hetimore thuhet se gjatë kësaj kohe, viktima ka komunikuar edhe me bashkëshorten e tij, Nazli Karagoz. Në deklarimet e saj, ajo ka thënë se Eri Zefi i ka shkruar rreth orës 00:01 të datës 2 tetor 2019, në “WhatsApp”: “10 për qind baderi kam jet”.

“Dua të theksoj se fjalën ‘baderi’, bashkëshorti im nuk e ka përdorur kurrë, por përdorte fjalën ‘karikim’ dhe dyshoj që mesazhin e fundit, mund të mos e ketë shkruar ai”, është shprehur bashkëshortja.

DËSHMIA E BASHKËSHORTES

Shtetasja Nazli Karagoz ka deklaruar se më datë 01.10.2019, rreth orës 19:20, ka qenë në shtëpi bashkëshorti i saj, Eri Zefi, dhe i ka thënë se do të takonte dy shokë në Tiranë, me të cilët do të shkonte në Fanë-Mirditë, për të grabitur bimë narkotike “canabis sativa”.

Ajo shpjegon se ka komunikuar disa herë me bashkëshortin e saj nëpërmjet aplikacioneve sociale me video, ku ka parë se ka qenë i ulur në një lokal në lagjen ku banojnë, duke pritur për t’u takuar me shokët e tij dhe për herë të fundit ka komunikuar rreth orës 22:44, i cili i ka thënë se; “jam t’u ikë për Fanë”. Më tej, ajo ka shpjeguar se bashkëshorti i saj ishte në hasmëri me familjen e shtetasit Martin Ndreca, i cili është vrarë nga kunati i saj.

Është ripyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale bashkëshortja e viktimës, shtetasja Nazli Karagoz, e cila ka shpjeguar se: Në muajin shkurt të këtij viti (2019) vëllai i Antonit, shtetasi Ndue Zefi ka vrarë me armë zjarri në Durrës shtetasin Martin Ndreca, pasi janë konfliktuar në një lokal, i cili është arrestuar pas ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në burg.

Pas vrasjes kanë lëvizur me banim nga qyteti i Durrësit për në qytetin e Tiranës ku kanë marrë banesë me qira në zonën e Freskut për arsye sigurie, pasi familja e viktimës Martin Ndreca, nuk kanë pranuar të pajtohen. Pas ngjarjes familja Ndreca, ka lejuar të dalë nga shtëpia kunatin Nikolinin duke i dhënë besë gjashtë muaj, ndërsa bashkëshortin tim nuk e kanë falur, nuk i kanë dhënë besë që të dalë nga shtëpia.

Pas ngjarjes, bashkëshorti ka jetuar me frikë, për shkak të gjakmarrjes. Ditën e diel, më datë 29.09.2019 së bashku me bashkëshortin, motrat e tij dhe kushërira e tij, kanë shkuar te shtëpia e vjetër në fshatin Kamëz – Pukë, ku atë natë kanë fjetur në një fshat të Pukës, te një kushëri i Erit dhe janë kthyer ditën e nesërme në mëngjes. Antoni ka punuar te një garazh mjetesh që e kishte marrë me qira, në Paskuqan-Tiranë, ku bënte tapiceritë e makinave.

Ditën e hënë, më datë 30.09.2019, kanë pushuar në shtëpi deri nga dreka dhe pas dreke Eri ka shkuar te puna dhe është kthyer në mëngjes rreth orës 05:00, duke thënë se kishte qenë në një lokal ku kishte festuar një rast gëzimi, me sa më tha një shokut të tij i kishte lindur një fëmijë. Më datë 01.10.2019, Antoni ka dalë nga shtëpia rreth orës 09:30-10:00, për të shkuar te puna dhe është kthyer rreth orës 18:00.

Pasi ka ardhur në shtëpi dhe ka qëndruar rreth një orë, me sa mbaj mend, rreth orës 19:00, ka komunikuar në telefon me një person dhe pas bisedës i ka thënë se: “Jam duke dalë për të takuar dy shokë për punë”. Pasi unë ngula këmbë duke i kërkuar arsyen se përse do shkonte me ata në atë orë të vonë, i ka thënë: “Do shkojmë për të grabitur hashash në Fanë, me shokët që më telefonuan”

DËSHMIA E TË PANDEHURIT

Shtetasi Mikel Nikoll Alia, i pyetur si person, ndaj të cilit zhvillohen hetime, për veprat penale të parashikuara nga nenet 78/1 dhe 278/1 të K.Penal ka shpjeguar se jeton në fshatin Domgjon Fan-Mirditë, së bashku me familjen tij. Me shtetasit Eri Zefi dhe dy vëllezërit e tij Nikolin Zefi dhe Ndue Zefi, kanë pasur marrëdhënie të mira shoqërore, pasi janë nipa në fshatin Xhakës, te shtëpia e shtetasit Zef Gjet Prenga. Ka pasur hyrje dhe dalje të rregullta familjare prej shumë vitesh.

Më datë 01.09.2019 është nisur në mëngjes herët nga fshati Xhakës për të shkuar në Tiranë dhe ka udhëtuar me makina të rastit të llojit furgon që vinin nga Kukësi dhe pasi ka arritur në Tiranë te rrethrrotullimi “Shqiponja” ka blerë disa pjesë ekskavatori të cilat i ishin prishur. Ka blerë disa gomina dhe i ka marrë në një qese plastmase.

Pasi ka blerë materialet është nisur për të shkuar në lagjen “Don Bosko”, Tiranë, për të pirë kafe, në kafen ku qëndronte shoku i tij Edison Ndoj, i cili është nga Fani. Janë ulur për të pirë kafe dhe kanë qëndruar shumë kohë. Pasdite pasi janë ndarë me Edison Ndoj është nisur në këmbë nga lagja “Don Bosko” për të shkuar te furgonat e Kukësit që kishin stacionin pranë rrethrrotullimit “Shqiponja”, Tiranë.

Pasi ka qëndruar një orë ka marrë në telefon në numrin e tij, të cilin nuk e mban mend rreth orës 19:00 pasdite, të ndjerin Eri Zefi, duke qenë se nuk kishte furgona për në Kukës. I ka telefonuar Anton Zefit që njihet dhe me emrin Eri Zefi, duke i thënë se është te furgonat e Kukësit dhe “jam t’u prit me shku në Fan”, dhe Eri Zefi i ka thënë se po nuk gjete makinë prit dhe të çoj unë. Duke qenë se kaloi një kohë e gjatë dhe nuk po gjente makinë, ka marrë në telefon Eri Zefin dhe i ka thënë për ta dërguar në Fan dhe duke qenë se po vonohej e ka marrë disa herë në telefon.

Ka ardhur Eri Zefi dhe ka hipur në makinën e tij për të shkuar në Fan, duke i rënë nga rruga automobilistike Rinas-Fushë Krujë-Fan dhe kur ka hipur në makinën e Erit ka vendosur telefonin celular, paketën e duhanit dhe gominat që kishte me vete në xhep të tutave. Eri e ka dërguar deri te dyqani i shtetasit Viktor Ndoj, që ndodhet në qendër të fshatit Xhakez dhe ka zbritur nga makina, ku Eri ka ikur me makinë për në Tiranë siç i ka thënë. Të nesërmen është nisur dhe ka shkuar në Mamurras në darkë, i ka telefonuar bashkëshortja duke i thënë se ka ardhur Policia dhe po ju kërkon ju pasi është gjetur i vdekur Eri Zefi.

ARMËT JANË PËRDORUR EDHE NË NGJARJE TË TJERA

34-vjeçari Eri Zefi u gjet i vrarë me armë zjarri rreth orës 14:00 të datës 2 tetor të vitit 2019-të në një zonë të pyllëzuar, 50 metra larg rrugës së kombit në fshatin Zall Xhuxhe të Mirditës. Nga ekzaminimet e gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes rezulton se viktima është qëlluar me katër plumba nga dy armë të ndryshme, të cilët rezultojnë të jenë përdorur dhe në ngjarje të tjera kriminale në Qarkun e Lezhës. “4 gëzhojat objekt ekspertimi janë qitur nga dy armë zjarri që duhet të jenë pistoletë TT, model 54, kalibër 7.62 mm.

Gëzhojat model 54, kal 7.62 mm të fiksuara në ngjarjet e ndodhura më parë në territorin e Qarkut Lezhë dhe të regjistruara në sistemin informatik “Arsenal” deri me datë 01.10.2019, si dhe ato të shfaqura në listën e seleksionuar nga sistemi nuk na rezulton ndonjë rast që të jenë të qitura nga armët e zjarrit që kanë qitur 4 gëzhojat objekt ekspertimi”, thuhet në dosje.

Në lidhje me këtë ngjarje është marrë i pandehur 42-vjeçari Mikel (Gjovalin) Alia dhe ndaj tij është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armeve dhe municionit luftarak”. Sipas Prokurorisë, është provuar se Mikel (Gjovalin) Alia bashkë me persona të tjerë e ka nxjerrë në pritë 34-vjeçarin për ta ekzekutuar, ndërsa vrasja dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës është i dënuar vrasje.

Dëshmia e vëllait të viktimës

Shtetasi Ndue Zefi, i pyetur si person që tregon rrethanat e hetimit, ka shpjeguar se, pasi ka ndodhur vrasja e shtetasit Martin Ndreca, ka dërguar një person nga zona e Fanit, Mirditë, te familja e shtetasit Zef Ndreca për t’u pajtuar dhe përgjigjja e tyre ka qenë “që nuk do t’i falim” dhe vëllait, Nikolinit, i kanë dhënë 6 muaj besë, ndërsa vëllait tjetër Erit nuk i kanë dhënë besë asnjë ditë, po ashtu dhe djalit tim të mitur që është 9 vjeç, nuk kanë pasur të drejtë të dalin nga banesa sipas zakonit.

Dy muajsh se të ndodhte ngjarja kanë shkuar dhe e kanë takuar vëllai i tij, Eri Zefi, dhe dy shokët e tij, Edison Bardhok Ndoj dhe Gjovalin Nikoll Alia, të cilët i njihte prej kohësh, si dhe kanë pasur lidhje shoqërore me të. Ka dyshime se këta persona mund ta kenë tërhequr në kurth vëllanë për ta vrarë, por ai ka pasur besim tek ta, të cilët dyshon se janë paguar nga vëllezërit Ndreca.

Shtetasi Edison Ndoj është kushëri më vëllezërit Ndreca (djem tezesh) dhe vendin ku është vrarë vëllai e dinë vetëm ata persona, pasi janë rritur në atë vend.

Marre nga Panorama

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eri zefi mikel alia eri zefi mikel alia

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?