LIVE UPDATES
Bota

Si po reagojnë vendet e Evropës në një kohë që infeksionet e Covid-19 po rriten?

24 Shtator 2020, 13:11 Nga DOSJA
Si po reagojnë vendet e Evropës në një kohë që

EUROPË– Qeveria në Belgjikë ka shkelur kufizimet ekzistuese në vend që të imponojë një bllokim mbarëkombëtar. Maskat janë të detyrueshme për të gjithë atë mbi 12 vjeç në ndërtesat publike dhe në transportin publik. Baret dhe restorantet lejohen të hapen deri në orën 1 të natës, vetëm nëse njerëzit kanë lënë numrat e kontaktit.

Lejohen tubime publike deri në 200 persona (brenda) ose 400 (jashtë) nëse njerëzit mbajnë maska. Shkollat ​​janë rihapur, por nxënësve mbi 12 vjeç dhe mësuesve u kërkohet të mbajnë maska.

Sezoni i turizmit në Kroaci ka bërë që të rritet numri i infektimeve. Në këtë rast shteti kroat ka vendosur maskat me detyrim te transport publik, dyqane, apo evente publike. Baret dhe club-et duhet të mbyllen pas mesnatës, ndërsa restorantet mund t’u shërbejnë klientëve vetëm jashtë. Nuk lejohen grumbullimet me mbi 20 persona. Disa shkolla janë të hapura, disa janë pjesërisht të hapura dhe disa janë të mbyllura.

Republika Çeke ka shënuar rekord infektimesh. Këtu kufizimet ndryshojnë sipas rajonit. Maskat janë të detyrueshme në hapësirat e brendshme publike, përfshirë transportin publik. Mund të mbahen mbledhje me deri 500 personave, ose 1.000 njerëz jashtë, me zbatimin e masave distancuese. Shkollat ​​janë të hapura nëse nuk ka ndonjë shpërthim mes nxënësve.

Danimarka, në mars ishte një nga vendet e para që vendosi izolimin. Më 19 shtator u vendosen masa të reja. Maska që nuk u zbatua kurrë në dyqane ose supermarkete, u bë e detyrueshme vetëm për transportin publik në fund të gushtit. Baret dhe restorantet duhet të mbyllen nga ora 22:00.

Pas vendosjes së një prej bllokimeve më të rrepta në Evropë mes marsit dhe majit, qeveria e Francës ka deleguar ngadalë rregullat e reja te prefektët dhe autoritetet lokale. Si pasojë, rregullat ndryshojnë nga vendi në vend. Maskat janë të detyrueshme te transporti publik, në shkolla për stafin dhe nxënësit mbi moshën 11 vjeç, në pothuajse të gjitha vendet e punës dhe në bare e restorante për stafin e klientët kur lëvizin. Baret dhe restorantet janë plotësisht të hapura, por vetëm me shërbim tryeze.

Qeveria federale, u ka bërë thirrje gjermanëve që të kufizojnë sa më shumë kontaktet e tyre shoqërore. Maskat janë të detyrueshme në çdo vend publik, ku nuk mund të ruhet distanca. Mbledhjet e mëdha, të tilla si ngjarje sportive, koncerte dhe festivale, janë të ndaluara në të gjithë vendin.

Teksa janë rritur rastet e reja, qeveria greke ka rivendosur kufizimet e synuara në ishuj dhe qytete. Athina i është nënshtruar masave më të rrepta se kudo tjetër. Maskat janë të detyrueshme në të gjithë vendin, në çdo hapësirë publike të mbyllur. Baret duhet të mbyllen nga mesnata. Shkollat ​​janë hapur që nga 14 shtatori, por mbyllen kur zbulohen rastet.

Hungaria po përjeton një valë të dytë me numra të rasteve ditore shumë më të lartë se e para. Këtë herë qeveria ka zgjedhur një model suedez, duke shmangur izolimin e rreptë. Maskat janë të detyrueshme në shumicën e vendeve publike, kush nuk mban gjobitet. Baret duhet të mbyllen në orën 23:00. Nuk lejohet mbledhjet me më shumë se 500 persona.

Infeksionet në Itali u rriten me shpejtësi në mes të gushtit, duke nxitur mbylljen e të gjitha club-eve të natës dhe vendosjen e tamponëve për njerëzit që mbërrinin nga vendet me shumë infektime. Maskat janë të detyrueshme në vende të mbyllura. Baret dhe restorantet janë të hapura pa kufizim në orare. Nuk ka kufizime në tubime, qoftë jashtë apo në shtëpi. Shkollat ​​u rihapën në shumicën e rajoneve më 14 shtator. Mësuesit dhe nxënësit mbi moshën gjashtë vjeç duhet të mbajnë maska, përveç kur ulen në banka, për sa kohë që ruhet distanca fizike. Temperaturat maten para dhe pas shkollës.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka lajmëruar masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covdi-19. Kufizimet shtesë janë të pashmangshme në gjashtë rajone. Maskat janë të detyrueshme për ata mbi 13 vjeç në transport publik. Autoritetet lokale kanë kompetenca të kërkojnë që maskat të mbahen në vende publike, por nuk ka rregulla kombëtare. Baret duhet të mbyllen nga ora 00:01 e mëngjesit, me kapacitet të kufizuar në 50 persona. Nuk lejohen as grumbullimet në shtëpi ku janë më shumë se 6 persona, duke mos përfshirë fëmijët nën 13 vjeç. Tubimet e mëdha janë të kufizuara në 100 brenda dhe 250 jashtë.

Polonia zbuti shumicën e masave gjatë verës dhe numrat ditorë të infektimeve kanë mbetur të qëndrueshëm, vetëm pak më të larta sesa ishin në pranverë gjatë gjashtë javëve të fundit. Maskat janë të detyrueshme në ambiente të mbyllura. Baret dhe restorantet janë të hapura pa asnjë kufizim në orë. Mbledhjet lejohen, por rregullat e distancës fizike janë në fuqi për grumbullimet e brendshme.

Pasi mori lavdërime për reagimin e hershëm dhe të shpejtë, rastet janë rritur në Portugali. Maskat janë të detyrueshme për transportin publik, në dyqane dhe në vende të mbyllura. Baret dhe restorantet duhet të mbyllen në orën 23:00. Takimet janë të kufizuara në 10 persona.

Në Suedi rastet e reja po rriten në mënyrë të vazhdueshme. Maskat nuk rekomandohen të mbahen thonë zyrtarët në Suedi. Zyrtarët e shëndetit publik shprehen se është më e rëndësishme të respektohet distancimi fizik dhe të ruhet higjiena e duarve. Klientët duhet të ulen në bare dhe restorante dhe nëse janë në grup, të ruhet distanca prej 1-1.5 metra. Qeveria ka propozuar ngritjen e numrit në tubime, nga 50 në 500, për sa kohë që mund të ruhet distanca. Shkollat ​​për ata nën 16 vjeç nuk u mbyllën kurrë dhe të gjitha shkollat ​​dhe universitetet tani janë të hapura.

Maskat janë të detyrueshme për transportin publik dhe në shkolla, bare dhe restorante, dyqane, kudo ku nuk ruhet distanca. Nuk ka orar të kufizuar për baret dhe restorantet, gjithashtu nuk ka kufizime as në tubime.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne europe koronavirusi ne europe

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale