LIVE UPDATES
Bota

Vizita e Grenell në Beograd, SHBA i mban premtimet

24 Shtator 2020, 11:01 Nga DOSJA
Vizita e Grenell në Beograd, SHBA i mban premtimet

BEOGRAD– Richard Grenell tha në Beograd se qëllimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shumë serioze dhe Uashingtoni do t’i mbajë premtimet e dhëna për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, e kjodo të rezultojë me hapjen e shumë vendeve të reja të punës.

“Duam t’i realizojmë premtimet që i kemi dhënë autoriteteve serbe, sepse ne nuk duam të japim vetëm premtime dhe të merremi me fjalë, por duam zhvillim ekonomik dhe përfitime të popullit nga ky zhvillim”, deklaroi Grenell para gazetarëve në Beograd.

Pas takimit (22.09) me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq ai tha se “simbolikat janë të rëndësishme, por simbolikat nuk sjellin bukë”. “Shumë premtime i janë dhënë popullit serb, por shpresoj se ne do t’i realizojmë – jo vetëm Marrëveshjen e 4 shtatorit por edhe edhe ato tri marrëveshjet e nënshkruara më parë (për autostradat, hekurudhat dhe trafikun ajror)”, theksoi Grenell, i cili shkoi në Beograd së bashku me një delegacion ekonomik, pas vizitës në Kosovë.

Vuçiqi është negociator i mirë dhe i sinqertë

Brnabiq dhe shefi i Korporatës për Zhvillimin Ndërkombëtar (DFC) Adam Boler, nënshkruan në Beograd një deklaratë të përbashkët dhe simbolikisht hapën në Beograd zyrën e DFC. Grenell tha, se presidenti i SHBA Donald Trump e ka seriozisht kur thotë se “është i vendosur të vizitojë Beogradin”.

“Ai ka shprehur dëshirën që të vijë, por ende nuk është caktuar ndonjë datë. Vuçiqi i ka ofruar presidentit Trump një vizion të madh, se çfarë mund të presë nga vizita në Beograd”, theksoi Grenell. Trumpi beson se i gjithë rajoni mund të përfitojë nga zhvillimi ekonomik. Grenell u shpreh se “Vuçiqi nuk është vetëm një negociator i mirë, por edhe i sinqertë, kur thotë se çfarë mund të bëjë e çfarë jo”.

“E di që edhe në të ardhmen do të ketë dallime dhe ne nuk kërkojmë që Serbia gjithmonë të jetë dakord me SHBA. Por gjithmonë kam kërkuar që të jemi të përkushtuar për dialog dhe për të ardhmen”, theksoi diplomati amerikan. Grenell tha se i gëzohet bashkëpunimit të ardhshëm. Ai falënderoi Vuçiqin që ka pranuar të ngrihet një kalim kufitar edhe në Merdarë.

Boler është i mendimit se Serbia dhe Kosova janë përcaktuar jo për përçarje dhe të kaluarën, por për të ardhmen dhe hapjen e vendeve të reja të punës. “Tani kemi një dinamikë të re, do të kemi raporte të reja dhe të fuqishme mes Serbisë dhe SHBA”, tha Boler. Ndërsa drejtori i zyrës së DFC në Beograd, Jon Jovanoviq tha se ata duan që “të rinjtë të mos ikin nga Ballkani Perëndimor por të ketë zhvillim ekonomik dhe të forcohen raportet dhe miqësia mes vendeve në rajon dhe SHBA”. Jovanoviq tha se SHBA ka vendosur ta hapë këtë zyrë në një afat rekord, që dëshmon përkushtimin e Uashingtonit ndaj këtij rajoni. Hapja e kësaj zyre është parashikuar  në Marrëveshjen e Uashingtonit.

Vuçiq: Ditë e rëndësishme për Serbinë

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për hapjen e kësaj zyre në Beograd, presidenti i Serbisë Vuçiq tha se “kjo është një ditë e rëndësishme për Serbinë”. “Atje ku amerikanët duan të investojnë, atje ka dhe të ardhme. Janë këto sinjale të mira dhe simbole të shkëlqyeshme”, deklaroi Vuçiq. Presideti i Serbisë u shpreh se prej vitit 1881, kur është nënshkruar marrëveshja për raporte tregtare, Serbia nuk ka pasur ndonjë marrëveshje më të rëndësishme me SHBA-në. “Mendoj se  pas Marrëveshjes në Uashington kemi hapur dyert e një miqësi të vjetër me SHBA. Bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por Serbia do t’i plotësojë detyrimet e veta nga kjo Marrëveshje”, tha Vuçiq. “Ne duam të kemi katër liri të mëdha – lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit”. Kjo është një punë e mirë për shqiptarët dhe serbët, por edhe për të gjithë të tjerët në rajon. Është mesazhi më i mirë për atë që po ndodh sot në Beograd, u shpreh ai. Vuçiqi bëri të ditur se gjatë bisedimeve Grenelli ka inicuar edhe temën e bashkëpunimit mes Serbisë dhe SHBA për rinovimin e godinës së Ministrisë së Mbrojtjes, të bombarduar nga NATO në vitin 1999.

Daçiq: Dilemë e madhe

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq u shpreh se Serbia gjendet para një dileme të madhe – a është më mirë të kërkojë zgjidhjen e çështjes së Kosovës me ndërmjetësimin e BE apo SHBA? “Më duket se më e lehtë është të kërkojmë zgjidhje me adminsitratën amerikane, kur dihet se Gjermania dhe vendet tjera të BE mendojnë se gjërat duhet të mbeten kështu siç janë dhe se zgjidhja e vetme është që Serbia të pranojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Mendoj se administrata e SHBA ka një qëndrim më fleksibël, që niset nga interesat e të dy popujve”, theksoi Daçiq. Ai mendon se si model për zgjidhjen çështje së Kosovës mund të shërbejnë Marrëveshja e Dejtonit dhe Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar me 4 shtator, për normalizimin e raporteve ekonomike. “Presion duhet të bëhet ndaj palës që nuk do të pranojë zgjidhje korrekte. BE nuk e ka këtë mekanizëm, i mungon grushti i hekurt. BE ka ofruar kaherë atë që ofron tani Amerika, por BE nuk është në gjendje të detyrojë Prishtinën të realizojë atë që ka nënshkruar në vitin 2013”, tha Daçiq.

Ndërsa mediat serbe në kryetituj nënvizojnë se “Trumpi ka vendosur të dërgojë investime në vlerë prej miliardash në Serbi” se “SHBA duan të mbajnë premtimet” dhe se “janë hapur dyert e miqësisë serbo-amerikane”.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi grenell ne beograd aleksander vucic dialogu kosove-serbi grenell ne beograd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet