Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
BRUKSEL– Për katër muaj duhet të arrihet ajo që nuk ka funksionuar katër vitet e fundit: Komisioni i BE paraqet plane ambicioze për një sistem të ri azili. Një sistem i ri evropian për azilin pritet të lehtësojë vendet e mesdhetare të BE-së pa mbingarkuar vendet e tjera anëtare. Në “Paktin e Ri mbi Migracionin dhe Azilin” të paraqitur në Bruksel të Mërkurën, Komisioni i BE parashikon procedura të përshpejtuara në kufij.
Procedurë gjithëpërfshirëse në kufijtë e jashtëm
Propozimet e reja bazohen në një sistem të shkallëzuar në të cilin azilkërkuesit që kanë hyrë në mënyrë të parregullt duhet t’i nënshtrohen një procedure gjithëpërfshirëse në kufijtë e jashtëm të BE-së. Ata duhet të regjistrohen dhe identifikohen, të kontrollohen për gjendjen shëndetësore dhe rreziqet të mundshme që mund të paraqesim për sigurinë në BE.

Gjithashtu në kufi do të vendoset pjesërisht për të drejtën për azil. Ky do të ishte rasti, për shembull, për njerëz që vijnë nga vende të tilla që nuk kanë gjasa të marrin azil. Megjithatë “procedura normale e azilit” do të vazhdojë të jetë e mundur.
Strehim ose ndihmë për dëbimin e azilkërkuesve
Ndërsa azilkërkuesit e refuzuar do të riatdhesohen sa më shpejt që të jetë e mundur, të tjerët mund të shpërndahen në vendet e tjera të BE-së. Por vendet anëtare nuk janë të detyruar, por mund të pranojnë vullnetarisht të strehojnë azilantë të miratuar. Në rast se nuk duan ta bëjnë këtë gjë ata duhet të ndihmojnë për dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar, pra të marrin pjesë në programin “return sponsorship”.
P.sh. nëse Hungaria nuk pranon të strehojë azilkërkues që gjenden në Greqi, ajo duhet të ndihmojë për dëbimin e tyre në Afganistan. Deri tani nuk është vendosur por Komisioni i BE dëshiron që të në fund të merret një vendim sipas së cilit të gjitha shtetet anëtare të detyrohen ose të pranojnë të strehojnë refugjatë ose të ndihmojnë për dëbimin e tyre. Ideja e kuotave të detyrueshme të shpërndarjes së refugjatëve në BE nuk ekziston më.
Seehofer mbështet planet e reja
Propozimet dhe për ligjet e reja për azilin dhe masat shoqëruese do të diskutohen në Parlamentin e Evropës dhe në Këshillin e BE-së. Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer mbështet idenë e dëbimit e menjëhershem të azilkërkuesve të cilëve u refuzohet kërkesa nga vendet ku ata hyjnë në BE.

Në rast se shumica e atyre që hyjnë përmes kufijve të jashtëm të BE-së mund të dëbohen nga vendet ku hyjnë, problemi i shpërndarjes së atyre që u miratohet kërkesa merr një formë krejt të dryshme, tha ai.
Përfaqësues të shoqërisë civile i kritikuan planet e reja për reformimin e politikës së azilit në BE.
Marrë nga DW
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BEOGRAD– Richard Grenell tha në Beograd se qëllimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shumë serioze dhe Uashingtoni do t’i mbajë premtimet e ...
ROMË– “Të emargjinosh emargjinimin” përbën moton e një objektivi të vështirë për të arritur por aspak të pamundur për t’u tentuar.Plot shqiptarë të emigrac...
Presidenca turke ishte e para, e cila publikoi lajmin se palët kanë rënë dakord që të bisedojnë për shpuarjet dhe kërkimet e gazit në pjesën lindore të Detit Me...
GJERMANI- Gjermania po përballet me një rritje të rasteve të infektimit me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermania ka pasur mbi 2 mijë raste infektimi, ...
KOSOVË -Salih Mustafa, ish- shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitit të q...
KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar ditën e sotme se zhvillimet e fundit politike dhe marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë për normaliz...
BULLGARI– Bullgaria ka dëbuar dy diplomatë rusë, të akuzuar për spiunim ushtarak dhe u ka kërkuar atyre që të largohen nga shteti brenda 72 orëve, ka njof...
ÇIKAGO– Në mes të protestave masive për mos dënimin e policëve që vranë gruan me ngjyrë Breonna Taylor, një prift në Çikago ka pikturuar emrin e B...
IZRAEL- Izraeli është një nga vendet që ka shënuar shifrën më të lartë të infektimeve nga koronavirusi dhe për pasojë ka vendosur t’u rikthehet masave izoluese....
SHBA– Në shumë qytete të SHBA-së po mbahen protesta masive prej mbrëmjen e së mërkurës kur prokuroria vendosi të mos dënojë policët që vranë në muajin mars grua...