LIVE UPDATES
Bota

Si në Luftën e Ftohtë! Bjellorusia bllokon DW

30 Tetor 2021, 08:20 Nga DOSJA
Si në Luftën e Ftohtë! Bjellorusia bllokon DW

Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat pasuese. Ish-kreu i shtetit sovjetik Mihail Gorbatçov i dha fund Luftës së Ftohtë në fund të viteve 1980 duke i dhënë fund edhe praktikës së bllokimit me zhurmues për dekada të mediave për botën e jashtme nga vendet perëndimore, ndër to edhe DW. Ky hap u konsiderua asokohe si shenjë për demokratizimin, hapjen dhe fundin e Luftës së Ftohtë. Me bllokimin e faqes së internetit të DW-së të enjten (28.10) tani Bjellorusia po kthehet në praktikat e vjetra. Ende nuk është e qartë, se për sa kohë do të vazhdojë ky bllokim.

Drejtori i Përgjithshëm i DW e cilëson arsyen „qesharake”

Në një deklaratë të Ministrisë së Informacionit në Minsk, të cituar nga agjencia e lajmeve BELTA, bllokimi i faqes së internetit të DW-së argumentohet me gjoja lidhjen me përmbajtje të klasifikuara is ekstremiste. Detaje të sakta nuk përmenden. Përveç DW-së janë bllokuar edhe dy faqe të tjera interneti ndër to edhe një projekt i radios së SHBA-së Free Europe.

Drejtori i Përgjithshëm i DW-së, Peter Limbourg, në një pozicionim të premten (29.10) proteston kundër kësaj mase duke i hedhur poshtë si „absolutisht qesharake” akuzat e Ministrisë bjelloruse të Informacionit. Ai kritikon kreun bjellorus të pushtetit Aleksander Lukashenko: “Zoti Lukashenko ka treguar, se ai në luftën kundër popullit të vet nuk stepet prej asgjëje, për të ruajtur pushtetin. Përdorimi intensiv i ofertave të pavarura mediatike tregon qartë, se njerëzit në Bjellorusi nuk kanë më besim tek mediat e kontrolluara nga shteti”, nënvizon Limbourg.

Në Berlin një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme iu përgjigj pyetjes së DW-së, se „kemi dijeni për këtë lajm”. Ambasadori gjerman në Minsk i ka kërkuar shpjegim Ministrisë së Jashtme bjelloruse dhe i kërkon që „menjëherë të mundësojë sërish aksesin në faqen e internetit”.

Politikanë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut i bënë thirrje qeverisë që të angazhohet fort për DW-në. “Kjo nuk duhet pranuar në heshtje”, tha deputetja e partisë liberal-demokrate FDP, Renate Alt. “Eshtë për të të ardhur shumë keq, sepse kjo tregon, që gazetaria e lirë dhe e pavarur nënkupton rrezik të madh për presidentin Lukashenko”, i tha Alt DW-së. “Nuk është vetëm frikë, por mund ta quash panik. Ai e ka kuptuar, se çfarë efekti ka raportimi i Deutsche Welle-s”, thotë Alt.

Ngjashëm u shpreh Christopher Resch nga organizata „Reporterë pa kufij”: “Eshtë një akt tjetër i arbitraritetit të regjimit të Lukashenkos.” Resch këtë veprim e sheh në kontekstin e qëndrimit të ashpër të autoriteteve bjelloruse ndaj mediave të opozitës dhe mediave të pavarura. “Regjimi i kundërvihet gjithnjë e më me forcë hapësirës digjitale”, tha Resch.

Ish-kandidatja opozitare për presidente, Tihanovskaja gjatë një proteste në Uashington kundër presidentit bjellorus, Lukashenko

Politikania bjelloruse e opozitës Svetlana Tihanovskaja tha në DW, se ky është një „akt i hakmarrjes për të vërtetën”. Por tregon gjithashtu, sipas saj, se gazetarët- bëjnë një punë jashtëzakonisht të dobishme. Ata që janë përgjegjës për këtë bllokadë, nuk e kuptojnë që e vërteta gjithmonë e gjen rrugën e saj, tha Tihanovskaja.

Presion në rritje ndaj DW në Bjellorusi

Lukashenko qeveris në Bjellorusi prej më shumë se 25 vjetësh në mënyrë autoritare dhe pas zgjedhjeve në gusht 2020 ai e shpalli veten sërish president. BE nuk e njeh fitoren e tij.Protestat e opozitës u mposhtën, udhëheqësit e opozitës janë arrestuar ose – ashtu si kandidatja për presidente Tihanovskaja – u detyruan të emigrojnë.

Që nga këto zgjedhje autoritetet në Bjellorusi si asnjëherë më parë u janë kundërvënë pjesëmarrësve në protesta e veçanërisht kanë vënë në shënjestër gazetarët dhe mediat. Disa faqe interneti me influencë dhe kritike ndaj qeverisë janë bllokuar, dhjetra gazetarë janë arrestuar. Shoqata e pavarur bjelloruse e gazetarëve është shpërbërë.

Liri gazetarëve shkruhet në këtë pllakat gjatë protestës në Minsk, shtator 2020

Edhe DW muajt e fundit ka qenë vazhdimisht nën presion. Disa korrespondentë të seksionit të DW-së për Europën Lindore, që raportojnë në rusisht dhe në bjellorusisht, janë arrestuar, shumica e tyre për kohë të shkurtër dhe më pas janë liruar. Gazetari bjellorus Aleksander Burakov, që ka raportuar edhe për DW, në maj u mbajt 20 ditë në arrest. Ai akuzohej për „pjesëmarrje të përsëritur në një veprimtari të ndaluar”.

Por edhe më ashpër u prek Andrej Aleksandrov, i cili punonte në Bjellorusi për Akademinë e Gazetarisë të DW-së. Aleksandrov akuzohet për tradhti të lartë. Ai ndodhet që nga janari në arrest hetimor dhe kërcënohet nga një dënim me deri në 15 vjet

Marre nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bjellorusi dw bllokon bjellorusine lufte e ftohte bjellorusi dw bllokon bjellorusine lufte e ftohte

Sondazh

Poll
Bota 30 Tetor 2021, 06:27

FDA miraton vaksinën Pfizer për fëmijë

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara dha miratimin të premten për vaksinën Pfizer kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet