LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja që la jashtë Francën, Biden: Nuk u veprua me shumë hir

30 Tetor 2021, 07:51 Nga DOSJA
Marrëveshja që la jashtë Francën, Biden: Nuk u veprua me

ROMË – Presidenti Joe Biden e filloi turin e tij intensiv diplomatik në Evropë me një ton pajtues, duke thënë të premten se njoftimi për marrëveshjen e sigurisë mes Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë, që la jashtë aleaten e hershme, Francën, ishte “e rrëmujshme”.

“Ajo çfarë ndodhi, për të përdorur një frazë të anglishtes – ajo çfarë bëmë ishte e rrëmujshme”, tha Presidenti Biden. “Nuk u veprua me shumë hir”, pranoi ai, ndërsa qëndronte përkrah Presidentit francez Emanuel Macron në Romë, përpara zhvillimit të takimit të G-20ës. Të dy udhëheqësit biseduan me gazetarët, pas takimit dypalësh të përzgjedhur qartazi për t’u zhvilluar në Villën Bonaparte, Ambasadën Fracenze në Vatikan, dhe jo në një mjedis neutral.

Marrëveshja AUKUS e sigurisë për rajonin Indo-Paqësor i siguron Australisë nëndetëse amerikane që funksionojnë me energji bërthamore. Por, blerja e nëndetëseve amerikane për Kanberran do të thoshte se duhej të anullonte marrëveshjen e arritur më parë prej 65 miliardë dollarësh me Parisin për nëndetëse tradicionale.

Pasojat diplomatike ishin të shpejta: Parisi tërhoqi përkohësisht ambasadorët nga Uashingtoni dhe Kanberra, duke thënë se nuk u konsultuan paraprakisht për marrëveshjen AUKUS.

“Më ishte krijuar përshtypja që Franca ishte informuar kohë përpara, se marrëveshja nuk do të realizohej”, tha Presidenti Biden të premten. “I sinqertë përpara Zotit, nuk e dija se nuk ishit informuar”.

Ky lëshim modest ka rëndësi, thotë Leslie Vinjamuri, drejtore e programit për Shtetet e Bashkuara në organizatën Chatham House.

“Është shumë e qartë se Biden dhe Macron kanë shumë për të humbur dhe dëshirojnë që kjo marrëdhënie të funksionojë”, tha ajo. “Prandaj po gjejnë mënyra për të dërguar sinjale të tilla, përfshirë në këtë rast një pranim që pothuajse merr formën e një ndjese”.

Presidenti Biden u angazhua më herët të mbështesë Francën në përpjekjet e saj kundër terrorizmit në rajonin afrikan Sahel, ku paqëndrueshmëria po shkakton valë të tjera emigrantësh afrikanë drejt Evropës.

“Qartazi, Shteteve të Bashkuara iu desh të merrnin një vendim të vështirë se si të ndërvepronin me Francën përpara kësaj vendimmarrjeje, dhe përfundimisht partneriteti AUKUS qëndron dhe Franca ka mbetur jashtë”, thotë zonja Vinjamuri.

Takimet e tjera

Më herët, Presidenti Biden që mbërriti të premten në Itali për takimin e G-20-ës, u takua për bisedime me kryeministrin italian Mario Draghi.

Shtëpia e Bardhë tha se takimi rikonfirmoi marrëdhëniet e forta dypalëshe SHBA-Itali dhe se Presidenti Biden falënderoi kryeministrin italian për udhëheqjen e tij personale të G20 gjatë një viti sfidash globale.

Udhëheqësit diskutuan mbi sfidat e sigurisë në rajonin e Mesdheut dhe rikonfirmuan rëndësinë e përpjekjeve të NATO-s për të frenuar dhe për t’u mbrojtur ndaj kërcënimeve nga çdo drejtim strategjik.

Ata përsëritën angazhimin e tyre të palëkundur ndaj marrëdhënieve dypalëshe dhe ndaj lidhjes transatlantike, përfshirë NATO-n, si edhetheksuan rëndësinë e partneritetit SHBA-BE.

Zoti Biden u takua gjithashtu me Presidentin italian Sergio Mattarella.

Ai e filloi udhëtimin pesë-ditor evropian me një vizitë në Vatikan për të takuar Papa Françeskun.

Takimi u cilësua si një audiencë personale e politike e që i paraprin samitit të udhëheqësve të G-20-s lidhur me çështje ekonomike e globale, ndjekur nga një tjetër takim i nivelit të lartë mbi ndryshimet klimatike, që do të mbahet në Glasgou të Skocisë.

Marre nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota biden ne rome joe biden biden ne rome joe biden

Sondazh

Poll
Bota 30 Tetor 2021, 06:27

FDA miraton vaksinën Pfizer për fëmijë

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara dha miratimin të premten për vaksinën Pfizer kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet