LIVE UPDATES
Aktualitet

Si iu vu flaka komisariatit, policët shihnin ndeshje, Mici vdiq në banjo, roli i Idrizit

27 Mars 2022, 15:48 Nga DOSJA
Si iu vu flaka komisariatit, policët shihnin ndeshje, Mici vdiq në

TIRANË– Kamza u trondit nga një ngjarje e rëndë një natë më parë që solli vdekjen e një personi e kur janë mbushur 24 orë prej saj, nuk ka ende zyrtarisht një autor. Ndërkohë që efektivët e policisë shikonin përballjen e Shqipërisë me Spanjën, dhomat e izolimit në Komisariatin nr. 5 u përfshinë nga zjarri, ngjarje që u raportua fillimisht nga Dosja.al.

Por si ndodhi e gjithë ngjarja?

Rreth orës 18:00, Arben Mici 26-vjeç ishte rikthyer në qelitë e Komisariatit nr 5. Ai akuzohej për dhunë në familje dhe ishte në një dhomë me Dilaver Idrizin, 62-vjeçarin që akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, pasi hodhi bashkoëshorten e tij nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku jetonin. Dilaver Idrizi është njohur të premten me masën e sigurisë “arrest me burg”, por edhe ky priste ekzekutimin e urdhrit dhe duke qenë fundjavë ishte rikthyer në qelitë e komisariatit të Kamzës.

Ishte ora 21:00 kur totalisht në shkelje të ligjit, Mici është lejuar të ndezë një cigare dhe të dalë në korridor. Në një moment, ai është kthyer në qelinë e izolimit dhe i ka vënë flakën dyshekut me çakmakun që iu la për të ndezur cigaren. Më pas ka dalë që aty dhe me shpejtësi është futur në banjo me shpresën se efektivët do të hutohen nga zjarri e ai do të kishte mundësinë të arratisej. Por nuk ia doli dot. Dhomat e izolimit në komisariatin numër 5 janë në katin e nëndheshëm, bodrum e nuk kanë dritare. Dhomat e reja të izolimit janë ndërtuar por nuk janë vënë në funksion vetëm se mungonte një zgarë hekuri.

Për pasojë djegia e sfingjerit të dyshekut ka bërë që i gjithë kati të mbushet nga tymi e 26-vjeçari u bllokua në tualet ku dhe u gjet i vdekur si pasojë e asfiksisë. Dëme të mëdha ka pësuar edhe Dilaver Idrizi. Duke qenë se po shikonin ndeshjen, efektivët kanë ndërhyrë me vonesë. Konkretisht ka qenë inspektori Hajredin Boja ai që është futur në bodrume, por ka mbetur edhe vetë i plagosur.

Kush ishin të shoqëruarit?

26-vjeçari Arben Mici në vetëm dy muajt e fundit ishte shoqëruar mbi 22 herë në polici. Ai është denoncuar nga nëna e tij për dhunë, të cilën e rrihte vazhdimisht. Lajmin familja e tij e ka marrëvesh sot nga policia dhe kanë hapur dyert e mortit. Konkretisht, i ati ka treguar përpara kamerave se ishte nisur t’i dërgonte rrobat në komisariat kur ishte informuar për ngjarjen.

62-vjeçari Dilaver Idrizi akuzohet për vrasje të mbetur të tentativë. Ai hodhi gruan e tij nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku dhe jetonin, por dëshmoi se ajo ra vetë, duke varur rrobat. Idrizi kërcënoi dhe të shoqen duke e bindur që të thoshte të njëjtën gjë para uniformave blu, por vajza e çiftit zbuloi të gjithë ngjarjen.

Efektivi Hajredin Boja dhe i paraburgosuri Dilaver Idrizi ndodhen në repartin e djegieve plastike në QSUT-të, në gjendje delikate por jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitë e tyre për ngjarjen, pritet të hedhin më tepër dritë mbi atë çfarë ka ndodhur brenda mureve të komisariatit nr.5.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vuri në pranga dy inspektor policie, Fatmir Isufi eHajredin Bojën që mbeti i plagosur. Gjithashtu ka nisur procedimi penal për dy inspektorët e tjerë, Lutfi Muça e Mark Marashi si dhe komisarin Ylli Çollaku. Të gjithë dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën duke mos marrë masa në parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe mosdhënie ndihme.  

Hetuesit ende nuk e kanë përcaktuar zyrtarisht autorin mes dy të arrestuarve, pavarësisht se rrethanat të çojnë tek Mici, por dhe Idrizi nuk duket se ka qenë pa rol. Ai dyshohet se ka thurur të gjithë planin me 26-vjeçarin, por ekzekutimin e tij ia ka lënë të riut në dorë.

Nga ana tjetër, kjo ngjarje nxjerr në pah një tjetër problem, kushtet në dhomat e izolimit në komisariat që janë shumë të rënda. Është rekomanduar nga Avokati i Popullit mbyllja urgjente e tyre.  Vetëm dy javë më parë, për komisariatin e Kamzës, Komiteti Shqiptar i Helsinkit paraqiti një raport për kushtet e trajtimit të të arrestuarve. Po ashtu, Këshilli i Europës ka ngritur shpesh alarmin për mbipopullimin e burgjeve.

LAJMI KRYESOR: DËSHTON arratisja! Mici dhe Idrizi i vunë flakën Komisariatit në Kamëz, 2 policë në pranga

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben mici dilaver idrizi zjarr ne komisariatin e policise ne kamez arben mici dilaver idrizi zjarr ne komisariatin e policise ne kamez

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës