LIVE UPDATES
Aktualitet

Si dështoi kanabisi mjekësor në Maqedoninë e Veriut si model zhvillimi

8 Maj 2022, 09:30 Nga DOSJA
Si dështoi kanabisi mjekësor në Maqedoninë e Veriut si model

Në vitin 2016, në Maqedoninë e Veriut hyri në fuqi ligji për kontrollin e drogave narkotike, ku lejohej kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore, por ndërkohë ligji lejoi vetëm eksportin e vajit të kanabisit. Nga 67 kompani që u licencuan për të bërë përpunimin e ekstraktit (vajit) të kanabisit, një pjesë e madhe e të cilave ishin nga Shqipëria, vetëm 5 prej tyre mbijetuan, dhe vetëm njëra nga to eksporton ekstraktin.

Eksperti i ekonomisë nga Maqedonia e Veriut, Abil Baush, tha se, “nga një sektor që do sillte 100 milionë euro të ardhura në buxhet me qindra të punësuar, përfunduam me 2 milionë euro shitje të vajit kanabis në vit dhe me shumë pak të punësuar në këtë sektor”. Kompanitë që mbollën, i kanë depot të mbushura me lulet e kanabisit, pasi me ligj, ato duhen të eksportojnë vetëm vaj. Investimet për laboratorin e vajit kërkojnë më shumë se 5 milionë euro dhe vetëm një nga 60 kompanitë që e morën licencën arriti të prodhojë vaj sipas kërkesave të ligjit”.

Burime të tjera nga Maqedonia e Veriut, pohuan se shumë prej kompanive që prodhuan kanabis në mënyrë të ligjshme e shitën në tregun e zi, në mënyrë që të mbulonin shpenzimet e kultivimit. Shembulli më i afërt tregon se, kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore në vende ku lulëzon tregu i zi e ka të vështirë mbijetesën. Në të njëjtën situatë janë edhe bizneset e licencuara në vende të tjera.

Një analizë e Cato Institute në SHBA gjeti se numri i përdoruesve të kanabisit në moshat e reja ishte rritur me 22% pas legalizimit, ndërkohë që çmimet në pikat e shitjes nuk ishin ulur në mënyrë të dukshme. Ndërkohë që shumë shtete nuk morën të ardhurat e pritshme nga taksat, pasi ende në shumë prej tyre nuk lejohet shitja me pakicë në mënyrë që të vilet akciza.Vendet që kanë lejuar kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore po përballen me problematika të paparashikuara. Në Kaliforni, për shembull, në vitin, Departamenti i Kontrollit të Kanabisit vërejti se kishte rritje të kriminalitetit që kishte lidhje me njësitë e ligjshme.

Abil Baush: Kanabisi mjekësor nuk e rriti vlerën në ekonominë e Maqedonisë së Veriut

Nisma për kultivimin e kanabisit mjekësor në Maqedoninë e Veriut në vitin 2016, me qëllim përmirësimin e punësimit dhe të ardhurave buxhetore, nuk rezultoi efikase. Eksperti i ekonomisë nga Maqedonia e Veriut, Abil Baush, shpjegoi në një intervistë për Monitor arsyet se pse nisma për legalizimin e kanabisit mjekësor për përfitim ekonomik “dështoi”

Zoti Baush, prej vitesh, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka legalizuar kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, si një alternativë për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë. A ia ka arritur qëllimit kjo nismë në aspektin e përfitimit ekonomik?

Ligji për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotropike në Republikën e Maqedonisë së Veriut hyri në fuqi në vitin 2016, nga atëherë VMRO si parti në pushtet. Pastaj u soll për modifikim në procedurë parlamentare në vitin 2019 nga LSDM, por nuk u miratua, sepse Parlamenti u shpërbë dhe u zhvilluan zgjedhje parlamentare. Këtu te ne, biznesi me ekstraktin e kanabisit u perceptua më shumë si premtim parazgjedhor se sa në fakt kishte ndonjë ndikim në ekonominë e vendit. Nga 67 kompani që u licencuan për të bërë përpunimin e ekstraktit (vajit) të kanabisit, mbijetuan vetëm 5 prej tyre, dhe vetëm njëra nga to eksporton ekstraktin. Nga një sektor që do të sjellë 100 milionë euro të ardhura buxhetore dhe me qindra të punësuar përfunduam me 2 milionë euro shitje të vajit kanabis në vit dhe me shumë pak të punësuar në këtë sektor.

Vlen të theksohet se tani, këto kompani i kanë të mbushura depot me lulet e kanabisit, që paraqesin shpenzime për kompanitë, sepse ato e kanë të ndaluar me ligj të shiten ose eksportohen.

A ka ndikuar kjo politikë në thithjen e investimeve të huaja, në rritjen e punësimit dhe të ardhurave shtesë në ekonomi?

Në fillim, kjo nismë u paraqit si tërheqëse e IHD-ve (investimeve të huaja direkte), gjë që nuk ndodhi. Kompania e parë që nisi të përpunojë vajin e kanabisit filloi me investitorë nga SHBA, por ky investitor nuk e paraqiti asnjëherë identitetin e tij, gjë që la dyshime të shumta në biznesin me këto lëndë narkotike.

Kompanitë farmaceutike serioze vendase asnjëherë nuk paraqitën interes për të investuar në këtë sektor të ri, gjë që ishte tregues i qartë se diçka nuk është në rregull. Vlen të përmendet se edhe procedurat ligjore dhe hapja e këtyre kompanive janë aq shumë të paqarta sa që shumë FDI nuk do kishin pranuar të investojnë.

A i ka shfrytëzuar Maqedonia e Veriut të gjitha avantazhet e saj të zhvillimit të ekonomisë deri sa arriti te shfrytëzimi i kanabisit si mundësi?

Për fat të keq, Maqedonia e Veriut, edhe ato avantazhe që i ka pasur ndonjëherë, i ka humbur. Në sektorin e përpunimit të metaleve, në sektorin e bujqësisë, sektorin tregtar dhe tani në IT i kemi humbur të gjithë avantazhet në dallim prej shteteve përreth. Me luftën në Ukrainë-Rusi, tregu i përpunimit të metaleve dhe eksportin në vendet që i përmenda dhe me shtrenjtimin e çmimit të energjisë e humbim dhe tregun europian që ka qenë një ndër sektorët kryesorë që mban balancën tregtare në vendin tonë. Produktet bujqësore që i eksportonim në Rusi dhe Ukrainë tani më i kemi të ndaluara.

Kështu që për të përdorur infrastrukturën aktuale do duhet të fillojmë të investojmë në tregje të reja dhe të modernizojmë bujqësinë me pajisje të sofistikuara dhe moderne. Për 30 vite, aq sa ekziston si shtet Maqedonia e Veriut, në asnjë moment nuk ka shpenzuar në investime kapitale më shumë se 40% nga ajo që është e planifikuar nga buxheti vjetor i shtetit.

Kështu që korridori 8 dhe 10, lidhja hekurudhore me Republikën e Bulgarisë dhe Shqipërisë është një ndër prioritetet kryesore që të mundësojë lëvizje më të shpejtë të mallrave dhe njerëzve. Në këtë drejtim, Maqedonia e Veriut, prej gropës së zezë të Ballkanit mund të transformohet në udhëkryq serioz për thithjen edhe të IHD-ve (investimeve të huaja) edhe vend atraktiv për produktet që i prodhon.

Sa kosto ka investimi në fermat e kanabisit në krahasim me kulturat e tjera bujqësore?

Për të ndërtuar një laborator për prodhimin e vajit të kanabisit, minimalisht do duhet një investim prej 1 deri në 5 milionë euro dhe sipërfaqe tokë bujqësore prej 18.000 m², ky është investimi bazë që mund ta bëjë një kompani.

Në krahasim me kulturat bujqësore, është më e shtrenjtë, sepse në këta laboratorë së pari përdoret forcë punëtore e kualifikuar e pastaj mënyra e kultivimit të kësaj peme është në kushte laboratorike. Nëse investohet, të themi, vetëm në produkte si vishnje ose mjedra, mundësia është më e madhe për përfitim. Së pari nuk ka barriera ligjore dhe së dyti, kërkesa për këto dy produkte është shumë më e madhe në tregjet europiane se sa vaji i ekstraktit të kanabisit.

A keni dijeni se çfarë profili kanë kompanitë që kanë investuar (disa nga Shqipëria) dhe a ishte një biznes fitimprurës për ta?

Në Maqedoninë e Veriut, janë të regjistruara gjithsej 67 kompani me licencë për kultivimin e kanabisit, por vetëm 34 janë aktive. Nga këto që janë aktive, vetëm 5 prej tyre përpunojnë vajin e kanabisit dhe vetëm 1 kompani eksporton. Tani nga kjo e dhënë mund të vërehet sa fitimprurëse ka qenë për to investimi në sektorin e përpunimit të kanabisit. Unë personalisht nuk kam dijeni për investitorë nga Shqipëria, por e di se ka të interesuar të marrin licenca për të filluar me këtë biznes e që nga ana tjetër, me depot me lule kanabisi, që i kanë të mbushura, është tregues për rentabilitetin e kompanive, më duket si një situatë paradoksale.

Marrë nga Monitor

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet kanabisi mjekësor kanabisi mjekesor ne shqiperi kanabisi mjekësor kanabisi mjekesor ne shqiperi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale