LIVE UPDATES
Aktualitet

Bankat e huaja paralajmërojnë largimin,por edhe dëmshpërblim në arbitrazh

7 Maj 2022, 21:09 Nga DOSJA
Bankat e huaja paralajmërojnë largimin,por edhe dëmshpërblim

TIRANË- Kryeministri Rama takohet me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë, duke u kërkuar që t’u jepet fund radhëve dhe shërbimet të bëhen nëpërmjet platformës e-Albania dhe serverëve qeveritare të AKSHI-it. Reagojnë, Eduard Halimi: T’i kërkosh bankave ndërkombëtare që t’i besojnë të dhënat personale dhe paratë e qytetarëve tek “patronazhistët” e Partisë është kriminale. Prof. Fuga: Kush nuk ka internet të hiqet edhe nga gjendja civile!

Engjëll Musai

Drejtor i ‘Telegraf’

Bankat ndërkombëtare paralajmërojnë largimin nga Shqipëria, klientët shqiptar mbylljen e llogarive

Ironia dhe trillimi u konstatua në takimin që Kryeministri Rama zhvilloi me drejtuesit e bankave, që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri për shërbimet online, i shoqëruar nga Guvernatori Sejko, që në fillim të fjalës së tij, u rrëfeu bankierëve, a thua se ishte me ministren Manastirliu në spitalet obsetro-gjinekologjike, duke u treguar bankierëve se dhimbja për kredinë është njëlloj si dhimbjet e lindjes së nënave. Nuk po e zgjasim dashamirësinë e tij për gratë dhe nënat, por besoj se ky krahasim ishte një lajthitje në objektiv, aq sa la të çuditur edhe vetë bankierët e thirrur nga kryeministri, çka u vu re prej tij kur u tërhoq nga ky krahasim, duke u munduar ta “rregullonte” duke thënë se unë nuk i kam provuar dhimbjet ?! Qëllimi i këtij takimi nga ana e kreut të qeverisë kishte të bënte me ofertën e këtij të fundit, që sistemi banker të përdorte si server E-Albania. E ndërkohë që Rama fliste për shpejtësinë e veprimeve dhe sigurinë, platforma e AKSHI-t, E-albania ishte jashtë jashtë shërbimit. Por kryeministri u përballë edhe me analizën logjike dhe profesionale të atyre që kanë paratë, apo kanë dalë garant për paratë e bizneseve, qytetarëve, institucioneve ndërkombëtare dhe atyre vendase.Po si mundet që një kërkesë kaq e papërgjegjëshme t’u bëhej bankave, pavarësisht heshtjes së turpshme dhe tinzare të Guvernatorit të pranishëm, kur masakra me vjedhjen e të dhënave personale të pagave, tatimeve dhe automjeteve, sot po përdoret si rast unikal kudo në botë?! Rama u thotë Bankave aplikoni, që aktivitetet tuaj të kalojnë nëpërmjet platformës E-albania. Pra Bankat t’ja lënë në dorë të patronazhistëve të dhënat e qytetarëve , pasurinë e tyre dhe pasurinë e Bankës. Pra militantët e partisë pasi grabitën Shqipërinë të marrin edhe paratë e qytetarëve , por edhe të vetë oligarkëve të pasuruar nga PPP e qeverisë. Mesa duket Soros dhe levat e tij në Tiranë pasi po grabisin Naftën. Minierat, Portet, Aeroportet, Vlerat Muzeale, Kalatë, Ujin, Bregdetin, HEC-et, Bukën etj., kërkon të marrë edhe paratë kesh. AKSH-i pasi i shpartallojë të dhënat, i nxori në rrugë të madhe, ua dha në dorë bandave, krimineleve, po kërkon të grabis edhe bankat ?! Kjo është çmenduri ! Dhe reagimi nuk ka munguar, pasi kompanitë qëndrore europiane dhe botërore sipas burimeve konfidenciale, kanë nisur reagimet e fuqishme duke orientuar avokatët për largimin e tyre dhe përgatitjen për në gjykatat ndërkombëtare , dhe klientët përgatiten të tërheqin paratë. Bankat i kërkojnë Ramës, që na duhet marrëveshje mes palëve për pagesat, pra midis Bankës dhe entit që ofron shërbimin, kurse Rama flet ‘kodra pas bregut’, bashkë drejtoreshën e AKSH-it që duhej të ishte futur në burg. Një ditë do të shkojë drejt burgut për shitjen e të dhënave të institucionit. Këta ‘dy zonja’ se edhe veten e futi tek zonjat, kërkon me çdo kusht të fus kthetrat dhe të marrin të dhënat e bankave dhe drejtimin e tyre.

Prof. Artan Fuga: Kush nuk ka Internet në shtëpi, hiqet nga gjendja civile

Si është historia! Nga covid 19 përfituan rëndë industritë farmaceutike, farmacitë, laboratoret e analizave, tregftia online. Paret me grushta! Nga lufta në Ukrainë përfitojnë prodhuesit e armëve, furnizuesit me karburant dhe lëndë energjitike, etj. Paret me grushta! Fati është i drejtë, një herë ndihmoi të parët, një herë të dytët! Njëherë mos i mbetej qejfi industrisë online, njëherë mos i hahej haka industrisë offline, raw industry!!! Ka lezet si i sjell rastësia punët!

Kurse ne konsumatorët e pësuam dy herë, njëherë kur u kënaqën të parët, dhe herën e dytë kur u kënaqën të dytët. Por të paktën certifikatat e gjendjes civile do t’i kemi online! Kush nuk ka internet në shtëpi, hiqet nga gjendja civile, po ashtu edhe ata që nuk kanë kompjuter etj.

Të gjitha shërbimet online, por e-Albania nuk punon!

Nga 1 maji janë mbyllur pjesa më e madhe e sporteleve të shërbimeve publike dhe është bërë kalimi i tyre online me qëllim përmirësimin e shërbimit të administratës publike ndaj qytetarëve dhe biznesit. Pothuajse çdo shërbim publik do të ofrohet online.Por, faqja e e-Albania, përmes së cilës do të ofrohen këto shërbime nuk është funksionale. U ankuan shumë biznese, që nuk po munden të kryejnë veprime, pasi nuk arrijnë të hapin faqen.Nga 1 maji, edhe Qendra Kombëtare e Biznesit ka njoftuar se shërbimet e saj do të ofrohen vetëm on-line. Edhe vërtetimet tatimore për tatimpaguesit dhe individët do të lëshohen me vulë online.Sipas Ministrisë së Financave, “janë 15 vendime të propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të cilat i referohen të gjithë procedurave që po ndryshojnë për ofrimin e shërbimeve online, pa sportele”.

Kryeministri Rama: Do i japim fund radhëve në banka për shërbimet, transporti me bileta online

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se bankat e nivelit të dytë do t’i bashkohen revolucionit digjital për të lehtësuar pengesat dhe vonesat e shërbimeve siç u bë me shërbimet publike me dokumente. Rama ka zbuluar se së shpejti do të nisë një fazë tjetër edhe me transportin publik ku nuk do të ketë më bileta letre. Çdo muaj shumë sipërmarrje për të paguar TVSH dhe sigurimet shoqërore të punonjësve. Një ritual që nuk ju vjen mirë as juve ta keni tek dera e bankës.Qytetarët po ashtu derë më derë të bankave jo ke radhën ti jo unë, sikur është radha e qumështit spo sportelet e deri djeshme që ishin një turp. Ndërkohë sot qytetarët kanë një lehtësi në e-albania, është normale të ankohen për bankat. E di që bankat për fitimin nuk njohin ‘nënë e babë’, por jo deri këtu.Bankat e nivelit të dytë, kanë kosto 5-20% për cdo pagesë të kryer në sportel apo e banking dhe është e pamundur të përballojmë ankesat e qytetarëve që thonë, c’vlerë kanë shërbimet me shpejtësi në eAlbania dhe të rrimë në radhë në bankë. Çdo pagesë për një shërbim online, banka e njeh ditën e nesërme, në rastin më të mirë. Është shokuese që panorama e sotme është kjo që është ne kemi kursyen me laps në dorë 7.1 mln euro për të marrë një cope letër, dhe cfarë ishin deri dje certifikata, dëshmia e penalitetit, apo dokumente të tjera me lekë, sot janë eleminuar dhe është moment që bashkarisht të ngrini grupin e punës, dhe duhet që të thjeshtojmë procedura, të reduktojmë dokumente që jeta e qytetarëve të lehtësohet maksimalisht, dhe mbetet ai stresi që kur ulen për kredi, dhimbjet janë si të lindjes në maternitet, thonë se unë s’e kam bërë ndonjëherë.“- tha Rama.

Eduard Halimi : T’i kërkosh bankave ndërkombëtare që t’i besojnë të dhënat personale të qytetarëve “patronazhistëve “ të Partisë është kriminale

Ish deputeti i PD-së Eduard Halimi, shprehet se patronazhistët, publikimi i të dhënave personave, si pagat e targat e automjeteve, mbeten krime të pandëshkuara.Referuar deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, Halimi shkruan se Shqipëria është kthyer në një “banana republic”. “Ti kërkosh bankave të ndjekin shembullin e një “ banana republic” me të dhënat personale

-Përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të dhënat personale që qytetarët ai besuan qeverisë tek e-albania, qeveria ua dha “patronazhistëve” dhe Partia i përdori për shantazh për të fituar zgjedhjet!- Është fakt se ky krim shtetëror i padëgjuar në mbarë botën jo vetëm nuk u ndërshkua por u përgëzua nga lideri sikur të ishim “banana republic”- Është fakt se përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të dhënat personale mbi pagat apo targat që qytetarët ia besuam qeverisë, u shpërndanë masivisht kurrë nuk u ndërshkua!- Është fakt se të vetmet të dhëna personale që nuk janë keqpërdorur deri më sot janë të dhënat bankare të mbrojtura nga ligjet ndërkombëtare të bankave mëmë!- Ti kërkosh bankave ndërkombëtare që ti besojnë të dhënat personale të qytetarëve “patronazhistëve “ të Partisë është po aq kriminale sa shpërndarja e të dhënave patronazhistëve!P.S : Nëse e ke kaq për zemër digitalizimin të zbatojë ligjin që e ke miratuar para 2 vjetësh për emrat e pronarëve përfitues të kompanive “ofshore “ që ka ndonjë bankë në ishujt Cajman apo kompanive që marrin koncesione qeveritare!- Është shumë më e thjeshtë të zbatosh ligjet që ke miratuar vetë sesa të kërkosh bankave që të shkelin ligjet ndërkombëtare të kompanive mëmë!”- Është e pakuptimtë që tu kërkosh bankave bija në Shqipëri të ndjekin modelin e një “banana republic” që kemi ndërtuar me “sukses” të plotë këtu!-Krime ende të pandëshkuara, patronazhistët/pagat/targat!

Marrw nga Telegraf.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet artan fuga edi rama eduard halimi engjell musai artan fuga edi rama eduard halimi engjell musai

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet