Hapja zyrtare e negociatave/ Ministri grek: Të përfshihen edhe të drejtat e pakicave. Osmani: Urime për këtë momenti historik
Hapja e negociatave me BE-në/ Osmani: Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti historik të madh në rrug&eu...
Hapja e negociatave me BE-në/ Osmani: Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti historik të madh në rrug&eu...
"Telefonova Ramën pas tërmetit!" Hapja e negociatave me BE-në për grup-kapitullin e parë, Varhelyi: Pa zgjerimin Europa...
Konferenca e dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri/ Ministri i Jashtëm hungarez: Në krye të axhendës, përshpej...
Vrasje me thikë në Shkodër, policia: I mitur ndërroi jetë në spital, autori ende i paidentifikuar 14 Tetor, 20:17...
TIRANË– Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shtyrë për të gjashtën herë seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Dosja.al mëson se shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e dy avokatëve mbrojtës.
Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe, duke paraqitur një raport duke njoftuar mungesën e tij për shkaqe shëndetësore. Ndërsa, avokati i caktuar nga gjykata për Gilmando Danin, njoftoi se nuk mund ta mbronte më atë pasi në Gjykatën e Shkallës së Parë ka mbrojtur Ylvi Beqjen.
Kështu Krimet e Rënda shtynë seancën dhe bënë zëvendësimin e avokatit të Danit. Edhe seanca e mëparshme u shty për shkak se avokatja mbrojtëse e Gilmando Danit dha dorëheqjen. (Lexo këtu)
Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimi i Prokurorisë, ka rezultuar se ka qenë fillimisht biznesmeni që ka kontaktuar me Emiljano Shullazin dhe pas këtij takimi janë bërë edhe 4 takime të tjera.
TË DËNUARIT
Emiljano Shullazi 14 vjet
Gilmando Dani 12 vjet burg
Endri Qyqa 10 vjet burg
Endri Zela 10 vjet burg për
Blerim Shullazi 9 vjet burg
Konflikti mes Emiliano Shulalzit dhe Ylvi Beqajt pa nisur për shkak të pronësisë së ish-hotel Vollgës në Durrës. Ylvi Beqja, që pretendon se është pronar i këtij trualli ishte i bindur që e drejta ishte në anën e tij dhe se ishte përpjekur për vite të tëra ta gjente atë në dyert e gjykatës dhe prokurorisë, por kishte dështuar dhe në këtë mënyrë i ishte drejtuar Emiliano Shullazit për një marrëveshje, që për Prokurorinë është cilësuar si gjobëvënie.
Emiljano Shullazi u arrestua me urdhër të Prokurorisë, ndërsa ishte shoqëruar nga policia si i dyshuar për kërcënimin e kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Prokuroria e akuzoi atë për gjobëvënie ndaj bizneseve të ndryshme, kërcënime me tritol dhe krime të realizuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Mes çështjeve nën hetim gjendet edhe rasti i ish-hotel Vollgës, ku Emiljano Shullazi është bërë pronar i 20 për qind të pronës përmes një kontrate dhurimi të firmosur nga Ylvi Beqja. Prokuroria dyshon se kompania “Saudit Brother” është shtrënguar t’i japë 20% të pronës Shullazit.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Studentët e Universitetit të Bujqësor të Tiranës kanë vijuar edhe sot protestën e tyre kundër prishjes së fidanishtes së këtij universiteti. Ata kë...
TIRANË- Pedagogët e Fakultetit të Bujqesëisë dhe të Mjedisit pas mbledhjes që kanë vendosur që të dalin në protestë së bashku me studentët. Një prej pedago...
TIRANË- Studentët dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës prej mëngjesit janë në protestë. Mes baltës dhe shiut ata u grumbulluan pranë Fakulteti...
Tiranë- Dorian Protoduari është një nga protestuesit e “Unazës së Re” i cili ndodhet në qeli pasi është arrestuar nga policia në protestat e opozitës. Pas ditë...
VLORË– Shtrati i lumit Shushicë po gërrmohet krejtësisht për të nxjerrë inerte. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet se si mjete të rënda dhe fadroma p...
PUKË- Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë natës në Pukë, ku në një familje ra një zjarr dhe mori jetën dy personave ka ardhur nje reagim nga bashkia. Gj...
Kukës- Kreu i Shoqatës ‘Biznesi për Biznes’ në Kukës, Sokol Kolgjini ka reaguar ndaj vendimit të Ramës, që vendosi kandidat për bashkinë, Safet Gjicin. Sipas t...
PUKË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në Pukë, teksa një banesë është shkrumbuar nga flakët, duke lënë të vdekur dy p...
Tiranë– Pedagogu Arlind Qorri ka reaguar ndaj sistemit politik në vend. Ai thekson se fashizmi nuk vjen nga deti por mbin nga toka.Sipas tij “fashizmi mbin kur ...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...