LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Shtator 1948/ Kur ndodhi kryengritja e Zhapokikës, revolta e armatosurt e Jugut kundër komunizmit

7 Tetor 2019, 15:30 Nga DOSJA

TIRANË- Lëvizja e armatosur e Zhapokikës, në jug të vendit, u organizua në shtator-tetor 1948, si një kryengritje antikomuniste e banorëve të zonës, ndaj pakënaqësisë së qeverisjes komuniste dhe përpjekje e qartë kundër regjimit diktatorial. Ishte ndër lëvizjet e para të forta antikomuniste në Jug të vendit, me organizim të mirë, ideale të forta, betim para flamurit dhe vendosmëri kundër pushtetit komunist. Merita e përgatitjes dhe e organizimit të kryengritjes i takon Xhemal Brahim Asllanit, ish partizan, me arsim fillor, i martuar me dy fëmijë, i ri 30-vjeçar. Burrat që morën armët dhe iu bashkuan atij, ishin të moshës mesatare 40 vjeç, burra të mësuar me varfërinë, me normat e ashpra të jetës, me barrën e dy luftërave botërore mbi shpinë.

Frymëzimin nuk e kishin nga elementë të veçantë, por të gjithë anëtarët e çetës rreth 25 persona ishin bujq, me arsim të ulët, e madje të pa arsimuar fare. Dolën kundër sistemit komunist, kur e kuptuan se do u tjetërsohej prona, do u nëpërkëmbnin zakonet dhe do u godisnin besimin. Në vjeshtën e vitit 1948, nisi organizimi dhe sulmi ndaj pushtetit komunist. Pakënaqësitë ishin shtuar disa muaj më parë, kur nga kjo zonë, ishin vrarë personalitete të respektuar të krahinës së Zhapokikës. Sistemi komunist kishte pushkatuar Zenel Shehun, ish-komisar batalioni, Veiz Vasjarin, intelektual që kishte studiuar në Francë, babai bektashi Shevqet Mahmutajn, atë Gjergj Sulin, prifti i fshatit Lekël dhe Baba Ali Tomorin. Katër prej tyre u pushkatuan në Gjirokastër, më 14 janar 1948.

Të nxitur edhe nga këto krime të hapura, pas disa mbledhjesh në fshehtësi, shtabi e komanda zgjidhen me votim më 28 shtator 1948: komisar politik Xhemal Brahimi, komandant Bajram Kamberi, nënkomandant Mehmet Yzeiri, Salo Kaso anëtar shtabi, Sefer Yzeiri caktohet kryetar i skuadrës së atentatorëve me emrin “Dora e zezë”. Detyra e çetës ishte: “Të luftojë me armë qeverinë, të vihet në lidhje me çeta të tjera derisa në Shqipëri të krijohet një qeveri nacionaliste, demokratike”. Mes luftëtarësh ishin njerëz të njohur me personalitet në zonë, nga familje të shquara. Sikurse pranohet edhe më vonë nga sistemi komunist, kjo çetë antikomuniste nuk kishte frymëzim apo organizim nga jashtë. Ishte një rebelim i brendshëm, kundër pushtetit komunist. Gjithashtu kjo krahinë kishte jetuar gati në “pavarësi” edhe nga qeveritë e mëparshme dhe si “pushtet” kishte organizimin e brendshëm. Të 25 kryengritësit e identifikuar ishin; 13 nga fshati Zhapokikë, 7 nga fshati Luftinjë, 3 nga fshati Kamçisht dhe 2 nga Salaria.

Çeta kryengritëse erdhi duke u rritur, ndërkohë që krijoi një shqetësim të madh në qeveri. Raportet e Sigurimit të Shtetit për Tepelenën, si edhe të dhënat për kryengritësit, e tregojnë këtë shqetësim, por edhe angazhimin e plotë të pushtetit për ta shtypur, në mënyrë të veçantë forcat policore dhe ushtarake të Tepelenës dhe Beratit.

Në datën 2 tetor 1948, çeta ra në luftim në fshatin Kamçisht me forcat e Sigurimit e të policisë, që kishin ndaluar tre nga kryengritësit e këtij fshati. Çeta i liroi të ndaluarit, pasi sprapsi forcat qeveritare, duke qëlluar në ajër. Ndërkohë, çeta kapi dy fshatarët spiunë, që kishin kallëzuar bashkëfshatarët e tyre dhe i kërcënoi me vrasje, por gjithsesi i lanë të lirë, pavarësisht tradhëtisë ndaj bashkëfshatarëve. Çeta ishte gjithnjë në survejimin dhe ndjekjen e Sigurimit dhe të ushtrisë së Tepelenës dhe asaj që kishte ardhur nga rrethi i Beratit. Për t’i shpëtuar asgjësimit, çeta çau rrethimin në Plashnik e Molisht dhe mori drejtimin e Beratit, po në Gllavë u rrethua sërish. Në përpjekjen me armë të datës 8 tetor 1948, u vranë dy policë të forcave qeveritare, nga ana tjetër nënkomandanti i çetës kryengritëse Mehmet Yzeiri, si dhe anëtari i shtabit të saj, Salo Kaso. Në këtë luftim, forcat kryengritëse u shpërbënë. Disa kryengritës u dorëzuan vullnetarisht, disa u arrestuan dhe të tjerë morën arratinë, por u kapën dhe u asgjësuan. Shaqo Limja dhe Sefer Yzeiri rezistuan më gjatë. I fundit, Bajram Kamberi, u arrestua pas disa rrethimeve në muajin janar 1949. U vra edhe vëllai i tij, Safet Kamberi, njëri ndër organizatorët e kryengritjes.

Në akuzën e prokurorit ushtarak, Mustafa Beqo, dt.4.06.1949, thuhet: “Pjesa më e madhe e kësaj bande ka qenë e inkuadruar në organizatën e Ballit Kombëtar dhe e kanë luftuar Lëvizjen NÇL. Janë prekur nga reformat e pushtetit popullor dhe i kanë kundërshtuar ato. Kanë bërë mbledhje të fshatarëve nën drejtimin e Xhemal Brahimit dhe Bajram Kamberit te Lodha e Madhe në Zhapokikë, në fermën e Zolcit, etj. Për t’u organizuar nën drejtimin e Komitetit Nacional të Mid’hat Frashërit, Abaz Ermenjit… Qëllimi ishte: “të hidheshin në arrati, të formonin çeta dhe të fillonin veprimet kundër pushtetit. Ata krijuan bandën nën drejtimin e Xhemal Brahimit dhe Bajram Kamberit”. Sipas dokumentave të ruajtuara nga arkivi i Ministrisë së Brendshme, Komandanti i çetës rrëfeu në hetuesi se: “Mbledhjen e parë e kemi bërë në Ledhin e Madh, me iniciativën e Mehmet Yzeirit dhe mermin pjesë unë, Bajram KamberiSefer Yzeiri, Shaqo Limja dhe Salo Kasoja. Të nesërmen u bë mbledhja në malin e Zhapokikës, ku erdhi edhe Xhemal Brahimi, që ishte në arrati… Xhemali në fjalën e tij tha se kishte lidhje me personalitetet e larta të shtetit dhe ato lokale, si edhe me të arratisurit Dilaver Çerogjafin, Abaz Ermenjin etj, në mbledhjen tjetër që bëmë në Kamçisht, morën pjesë edhe kamçishtasit: Bilal Fetahu, Halit Sulo, Sefte Xhemali, Gani Karjolli, Teme Bajrami dhe Qamil Asllani. Edhe këtu foli Xhemali, që e mbylli me fjalët: “Poshtë komunizmi, nga i cili e pësuam të gjithë”.

Sefer Yzeiri, një nga drejtuesit e çetës, dëshmon në hetuesi: “Unë kisha pakënaqësi ndaj pushtetit dhe kam biseduar me Safet Kamberin dhe Xhemal Brahimin, të cilët më folën kundër pushtetit, se ky pushtet na mori tokën, na mori pasuritë dhe na la në të keq. Kemi bërë tri mbledhje, ku foli Xhemal Brahimi. Njerëzit erdhën vullnetarisht. Mua më bindi vëllai im Mehmeti, që kishte 3-4 përgjegjësi në pushtet dhe unë e besova… Në Kamçisht i qëlluam në hava policët që kishin ardhur të na arrestonin, se kishte popull. Policët u kthyen nga kishin ardhur… Në Gllavë na rrethuan ushtria. Unë kam dalë nga rrethimi”.

Thuhet se në këto përpjekje me forcat kryengritëse është vrarë edhe shefi i Sigurimit për Tepelenën, toger Xhezo Makashi. Kjo vrasje është e dyshimtë, sepse nuk përmendet fare gjatë hetuesisë, nuk akuzohet dhe nuk pyetet asnjë i pandehur për vrasjen e togerit, nuk është pjesë e akuzës së prokurorit dhe as në proces-verbalet e Sigurimit të Shtetit. Përmendet vetëm në parashtrimin e gjykimit të gjykatës ushtarake të Gjirokastrës dhe në fjalën e fundit të Bajram Kamberit para pushkatimit, kur ai e mohon vrasjen e Makashit nga ana e çetës. Edhe në gjykimin e çështjes në Gjykatën e Lartë nuk përmendet fare. Dyshohet se Shefi i Sigurimit mund të jetë vrarë në rrethana misterioze, ndoshta edhe i eleminuar se përse nuk arriti të zbulonte në kohë organizimin e kësaj çete.

Kryengritësit dhe mbështetësit e tyre u burgosën dhe u gjykuan nga gjykata ushtarake e qarkut të Gjirokastrës. Prokurori ushtarak Mustafa Beqo i akuzoi në grup (akuzë kolektive) për faje kundër shtetit dhe popullit. Kanë marrë pjesë në bandën kriminale terroriste të Tepelenës. Kanë bërë propagandë kundër pushtetit popullor dhe kanë paraqitur gjendjen e brendshme kritike dhe rrëzimin e shpejtë të saj. Kanë propaganduar ngritjen e një qeverie nacionale me ndihmën e imperializmit anglo-amerikan.

Gjykata ushtarake e qarkut të Gjirokastrës, me kryetar kapitenin Llazi Polena, gjykoi më datën 4.06.1949 disa nga pjesëmarrësit e kryengritjes, duke i akuzuar:

Gjykata ushtarake vendosi:

25 Adem Memaj, 21 vjeç, nga Salaria, punëtor, arrestuar më 10 tetor, dënohet me 2 vjet burg dhe punë të detyruar.

Të gjithë të dënuarve u sekuestrohet pasuria dhe humbasin të drejtën elektorale./kujto.al

Në foto, Bajram Kamberaj

(Marrë nga Kujto.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur krimet e komunizmit kryengritja e zhapokikes revolta e jugut krimet e komunizmit kryengritja e zhapokikes revolta e jugut

Sondazh

Poll

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027