LIVE UPDATES
Bota

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore, kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

Kandidatura e tij mori mbështetjen e 289 deputetëve, duke i hapur rrugën formimit të Qeverisë së re pas dorëheqjes së kabinetit të mëparshëm.

17 Korrik 2026, 09:48 Nga I.A
Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore, kush është
Serhii Koretskyi

UKRAINË- Parlamenti i Ukrainës ka miratuar më 16 korrik emërimin e Serhii Koretskyi si kryeministër të ri të vendit. Kandidatura e tij mori mbështetjen e 289 deputetëve, duke i hapur rrugën formimit të Qeverisë së re pas dorëheqjes së kabinetit të mëparshëm.

Procesi i riformatimit të qeverisë nisi këtë javë, pasi parlamenti pranoi më 15 korrik dorëheqjen e kryeministres Yuliia Svyrydenko, çka solli edhe dorëheqjen e të gjithë kabinetit të saj. Serhii Koretskyi është një drejtues ukrainas me një karrierë të gjatë në sektorin energjetik dhe atë privat.

Që nga viti 2025 ai ka mbajtur postin e drejtorit ekzekutiv të Naftogaz, kompanisë më të madhe shtetërore të naftës dhe gazit në Ukrainë. Para kësaj, Koretskyi kishte ndërtuar përvojë të gjerë në drejtimin e kompanive private dhe ndërmarrjeve shtetërore të energjisë.

Ai ka tre diploma universitare: në Automjete dhe Inxhinieri Automobilistike, Ekonomi Biznesi nga Universiteti Teknik i Lutskut, si dhe në Prodhimin e Naftës dhe Gazit nga Universiteti Teknik Kombëtar i Naftës dhe Gazit në Ivano-Frankivsk. Në vitin 2019 përfundoi gjithashtu një program ekzekutiv ne administrim biznesi në Shkollën e Biznesit Kyiv-Mohyla.

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore

Koretskyi punoi për afro dy dekada në kompaninë Continuum Group (1997–2018), ku në vitin 2013 u bë drejtues i rrjetit të pikave të karburantit WOG. Gjatë drejtimit të tij, kompania zgjeroi shërbimet dhe zhvilloi modele të reja biznesi, përfshirë zgjerimin e sektorit të kafeneve.

Më pas ai krijoi sipërmarrjet e tij, përfshirë rrjetin e kafeneve IDEALIST dhe kompaninë zvicerane të tregtimit të energjisë Centurion Group SA. Në nëntor 2022, Koretskyi u emërua drejtues i kompanive Ukrnafta dhe Ukrtatnafta, ku udhëhoqi projekte për modernizimin e pajisjeve dhe hapjen e projekteve të reja të shpimit. Në prill 2025, bordi mbikëqyrës i Naftogaz e emëroi atë drejtor ekzekutiv të kompanisë.

Sfida në drejtimin e Ukrainës gjatë luftës

Koretskyi merr drejtimin e qeverisë ukrainase në një periudhë të vështirë, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e gazit dhe kanë ndikuar në prodhimin ditor të vendit.

Emërimi i tij shihet si një zgjedhje që sjell në krye të qeverisë një profil me eksperiencë menaxheriale dhe energjetike, në një moment kur Ukraina përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe të sigurisë./Dosja.al

serhii koretskyi yuliia svyrydenko

Sondazh

Poll

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi