LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarët ikin, bizneset ulin qepenat në Durrës, nuk gjejnë dot punëtorë!

29 Prill 2019, 08:56 Nga DOSJA
Shqiptarët ikin, bizneset ulin qepenat në Durrës, nuk gjejnë

Shqipëria u zbraz nga popullsia e saj dhe ky është një realitet i prekshëm jo vetëm nga ata që të afërmit ju emigruan larg për një jetë më të mirë, por këtë realitet sot e ndjejnë që nga furrtari i lagjes që nuk shet më as gjysmën e bukëve që piqte deri para një viti, e deri tek dyqani i lagjes që u mbyll se nuk gjeti punëtore.

Lagjja nr.7 në Durrës gjendet midis Mauzoleumit të Dëshmorëve dhe godinës së Drejtorisë së Policisë të Qarkut Durrës, një zonë qendër ku jetojnë banorë me mesataren e shpenzimeve ditore të popullsisë.

Dy dyqane ushqimore ku fruta-perimet gjendeshin të freskëta janë mbyllur në dy javët e fundit. I pari ishte brenda lagjes. Pronari që e punonte bashkë me bashkëshorten mësuam se ka ikur në Itali bashkë me tre fëmijët, sepse nuk dilte më për të ushqyer pesë gojë.

Dyqani i dytë gjendet në rrugë kryesore “Aleksandër Goga”. Pronarët kanë më shumë se dy javë që kërkojnë punëtore për orarin e paradites. Kanë vënë edhe shpallje për punëtore por nuk kanë gjetur deri tani.

“Kemi shkuar ditë për ditë tek Zyra e Punës nuk ka kandidatë. Paga është 250 mijë në muaj me siguracione. 8 orë vetëm paradite, por s’ka punëtorë. Kanë ikur jashtë nuk ka më fuqi punëtore” thotë Arbri, i cili dyqanin e hap vetëm pasdite, pasi paradite është në punë. Paguajnë qeranë, taksa e tatime. Të gjitha detyrimet.

Të njëjtin problem kanë shumë subjekte biznesi prej gati një viti në Durrës. Ashtu si ky dyqan lagjeje edhe supermarketet kanë të njëjtin problem. Nuk sigurojnë dot punëtorë për të punësuar në supermarkete. Por edhe fabrikat e rrobaqepësive, të përpunimit të lëndës së parë prej kohësh kanë shfaqur këtë problem, mungesën e fuqisë punëtore.

Nuk bëhet më fjalë për punëtorë të kualifikuar, sepse punëdhënësit i përgatisin nëpërmjet kurseve profesionale. Në treg mungojnë të rinjtë të aftë për punë e me dëshirë për të punuar.

Fabrikat që gjenden në zonën industriale të Shkozetit që operojnë kryesisht në tregti, marketing dhe shpërndarje, nuk po gjejnë më djem të rinj të aftë për të punuar.

Paga mesatare e punëtorëve në këta sektorë varion nga 25 deri në 35 mijë në muaj dhe sigurisht u paguhen edhe detyrimet e sigurimeve shoqërore. Me këto paga, të rinjtë që janë edhe forca vitale e vendit kanë parë mundësinë për t’u larguar. Biznesi në vend sipas fuqisë dhe të ardhurave përcakton pagat. Por biznesi në kohë krizash jo rrallë herë shkon deri në kufijtë e mbijetesës dhe falimenton për shkak të politikave të këqija dhe mungesës së subvencionit nga shteti.

Pagat në Shqipëri nuk plotësojnë as nevojat minimale për të mbijetuar e aq më pak për të krijuar familje e për të rritur fëmijët me këto të ardhura.

Nuk është e largët dita që Shqipëria do të mbetet pa krahun e punës, pa fuqinë vitale të kombit. Këta të rinj që po arratisen nga vendi kanë shkaktuar “tërmet” me uljen drastike të lindjeve në dy vitet e fundit.

Ashtu si dyqanet që me vështirësi gjejnë fuqi punëtore në rastin konkret shitëse, më herët ishte alarmi nga shërbimi shëndetësor. Mjekët dhe infermierët u larguan masivisht nga vendi dhe “arratisja” ende nuk ka marrë fund.

Do vijë shpejt dita që ashtu si Italia e Greqia fqinje do i hapim dyert emigrantëve indianë, pakistanezë e afrikanë për të jetuar e punuar në këtë vend, sepse Shqipëria nuk ju dha të ardhme bijve të saj, por i përzuri nga shtëpitë në moshën më të bukur, atëherë kur duhet të rrisnin fëmijët në vendin e tyre.

Marrë nga Durrës Lajm 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bizneset s'gjejnë punëtorë biznesi në durrës mbyllen qepenat bizneset s'gjejnë punëtorë biznesi në durrës mbyllen qepenat

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Prill 2019, 08:40

Demokracia ka nevojë për demokratë

A ka më ndonjë efekt, kur dëgjon politikanët në Gjermani të thonë fjali si „Gjermania i ka punët më mirë se kurrë më parë”. Kur thonë, se kemi gati punësi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet