Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
LAÇ- Policia e Kurbinit ka dhënë një informacion zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku edhe humbën jetën dy kushërinjtë, Mikel dhe Jani Jushi .
Sipas njoftimit të policisë, tre janë autorët e dyshuar të vrasjes së dyfishtë. Ata janë: Markel e Mikel Bushi dhe Vinçens Bushi, të cilët pas një konflikti të çastit kanë qëlluar mbi dy kushërinjtë.
Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se ka pyetur 23 persona në lidhje me ngjarjen dhe se po vijon punën për kapjen e personave të dyshuar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kurbin
Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të vrasjes së dy shtetasve, ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 Laç, Kurbin, ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagosën me armë zjarri dy shtetas të cilët më pas gjetën vdekjen në një nga spitalet private në Tiranë, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Menjëherë sa është marrë njoftimi, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë së Kurbinit si dhe grupi hetimor. Në vijim janë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët që lidhen me qytetin e Laçit si dhe disa pika kontrolli në akset kryesore rrugore, Milot -Lezhë, Milot -Kurbin -Tiranë.
Me mbështetjen e FNSH, janë kryer një sërë kontrollesh në banesa e vende të dyshimta ku mund të ishin fshehur autorët, si dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, 23 persona të cilët u pyetën në lidhje me ngjarjen.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autorët e dyshuar të vrasjes janë shtetasit: M. B., 25 vjeç, M. B., 23 vjeç dhe V. B., 28 vjeç, të tre lindur e banues në Kurbin.
Policia e Kurbinit vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka vendosur “arrest me burg” për dy autorët e dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali.Dy të rinjtë, Myslim Rama dhe Arsen...
Tiranë– Pedagogu, aktivisti Ervin Goci është shprehur ndaj kreut të Bashkisë Erion Veliajt se është një sëmundje e rrezikshme dhe që i mashtron njerëzit ç...
LAÇ– Familjarët e dy të rinjve që u vranë një natë më parë me breshëri plumbash në qendër të qytetit të Laçit kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrj...
Mikel Jushi një nga kushërinjtë që u ekzekutua një natë më parë në qendër të qytetit të Laçit ka pasur njohje dhe një miqësi të ngushtë me aktorin e humo...
LAÇ– Një nga autorët e vrasjes së dyfishtë të dy kushërinjve në Laç, Markel Bushi nuk është i panjohur për Policinë.Më 21 nëntor të 2017, ai është...
TIRANË- Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi dhunimin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçar në Lundër, nga një person i njohur si ...
Laç-Nga një breshëri plumbash mbrëmjen e djeshme në Laç humbën jetën dy kushërinjtë Mikel dhe Jani Jushi.Sipas dëshmitarëve, dy të rinjtë Mikel Ju...
LAÇ- Të tjera detaje janë zbuluar pas vrasjes së dyfishtë në qytetin e Laçit. Dosja.al mëson se policia ka shoqëruar disa persona të cilët mësohet...
LAÇ- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbërmjen e sotme në qytetin e Laçit, ku si pasojë e të shtënave me armë, janë plagosur rëndë 2 persona, të cilët j...
TIRANË- Një aksident mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.Sipas të dhënave par...