Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria brenda kësaj dekade synon që të bëhet eksportuese neto e energjisë elektrike. Teksa mbante fjalën në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare, Rama tha se tashmë për herë të parë Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB.
Ai shtoi se qeveria shqiptare ka nisur të reformojë sektorin e energjisë elektrike në përputhje me paketën e tretë me Bashkimin Evropian dhe se ka synime që këtë dekadë të bëhet eksportuese neto e energjisë.
“Ne në këtë kuadër mbështesim agjendën e reformës së Kombeve të Bashkuara e të Këshillit të Sigurimit. Shqipëria bëson se përtëritja e një angazhimi të thellë është shumë herë më i nevojshëm për paqen dhe sigurinë. Shqipëria vitin e kaluar kryesoi OSBE-në duke bërë dhe duke dhënë kontribute afatgjata e të qëndrueshme për paqen. Ne realizuam një ecuri mjaft të nevojshme dhe si besues të veprimit shumëpalësh. Këshilli ministerial ra dakord për një sërë angazhimesh për të luftuar krimin e organizuar, gjatë kohës që kryesonim OSBE-në. Shqipëria tashmë do jetë për herë të parë një anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB. Na duhet një integrim më i madh për axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm. Ne jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE-së për mjedisin. Ne do të sjellim këndvështrimin e një vendi të vogël me një politikë të jashtme të qëndrueshme. Me një grup të njëjtë në mendim, jemi përpjekur të prezantojmë një traktat për pandeminë, jemi në dijeni dhe për pasojat që mund të rrisin konfliktin, dhunën e shkeljes së të drejtave të njeriut. Qeveria shqiptare ka nisur të reformojë sektorin e energjisë elektrike në përputhje me paketën e tretë me Bashkimin Evropian. Jemi të përqendruar në diversifikimin e energjisë. Qeveria do miratojë planin e ri në përputhje me axhendën e komunitetit të energjisë. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë,”- tha Rama ndër të tjera.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ABU DHABI– Kryeministri Edi Rama ka kujtuar në Abu Dhabi ndihmën e dhënë për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019. I pranishëm në ...
ABU DHABI– Kryeministri Edi Rama ka prekur edhe ndihmën e dhënë ndaj popullit afgan nga Shqipëria. Në fjalën e mbajtur në Konferencën e Politikave Ndërkom...
KORÇË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, ka qenë në Korçë këtë të premte ku ka prezantuar drejtuesin polit...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka zhvilluar me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Joseph Borrell.Në një post...
TIRANË– Përfaqësuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, ka bërë ankimim ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet dhe shtesa...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka dha një deklaratë të fortë ditën e sotme teksa ishte e ftuar në ‘News24’. Pë...
ABU DHABI- Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme ka pritur në një takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet ...
TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot lirimin nga detyra si ambasadore e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për vajzën e shkrimtarit ...
TIRANË– Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim ka organizuar një pritje për personalitete të ndryshme për të kremtuar 30-vjetorin e ngritjes së ve...