U plagos pas një sherri në Tiranë/ 13-vjeçari ka marrë goditje në kokë, ndodhet në gjendje të sta...
Politike
VD-Shqipëria në një kamp refugjatësh? Zv.ministri: Marrim përsipër vetëm tranzitin
22 Nëntor 2021, 08:57Nga DOSJA
TIRANË– Zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila, sqaroi ditën e sotme gjatë Komisionit të Sigurisë se nuk ka asnjë marrëveshje me Britaninë e Madhe për instalimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri. Ai theksoi se ka pasur një bashkëpunim pozitiv me institucionet britanike, ndërsa shtoi se marrëveshja ekzistuese është pasuruar me një protokoll zbatimi. Zëvendës ministri tha se së pari objektiv janë shtetasit shqiptarë, më pas shtetasit e vendeve të treta dhe më tej ato tranzit.
REPLIKAT:
Xhaferraj: Mediat kanë ngritur shqetësimin që po negociohet për të ngrihet një kamp refugjatësh. Problematika qëndron që Shqipëria të pranojë emigrantë nga vende të treta. Kush vende të tjera e kanë këtë?
Zv. Ministri: Është kthyer përgjigje shteruese nga kryeministri, ministrja e Jashtme. Kjo marrëveshje nuk ka lidhje me atë që shkruajnë mediat britanike. Kjo marrëveshje ekziston në vendet e BE-së. Madje do të thoja që është marrëveshje model, për administratën tonë.
Xhaferraj: Do vijnë emigrantë apo jo?
ZV.ministri: Është një marrëveshje që respekton reciprocitetin dhe të drejtat e njeriut. Nuk ka asnjë mundësie që Shqipëria të kthehet në një vend strehues të një numri masiv emigrantësh. Nuk mundet.
Xhaferraj: Çfarë do ndodhi në terren në zbatimin e kësaj marrëveshje?
Zv. Ministri: Ka si objekt së pari shtetasit shqiptar, pastaj shtetasit e vendeve të treta dhe ata tranzit. Pala britanike bën kërkesën dhe bëhet verifikimi. Nëse ky shtetas i vendeve të treta, ose është nisur nga Shqipëria, ose ka pasur një leje qëndrimi nga Shqipëria. Këto janë rastet që merren në shqyrtim nga autoritetet, përcaktohet qartë në prtokolllin e kësaj marrëveshje. Vetëm kur janë kushtet bazuar në të drejtën ndërkombëtare, të drejtën e azilit, vetëm atëherë mund të kthehen në Shqipëri. Sa i përket tranzitit shtetas të vendeve të treta kërkojnë të kthehet në shtetet e origjinës, Shqipëria merr përsipër vetëm të tranzitit, garancinë që do shkojnë në vendin e origjinës e merr pala që e ka inicuar operacionin.
Xhaferraj: Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje krijohet mundësia që të vijnë emigrantë nga vendet e treta dhe pa shtetësi?
Zv. Ministri: Jo nuk vijnë, nuk është mundësia për të ardhur.
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj kërkoi ditën e sotme nga zv.ministri Andi Mahila informacione për marrëveshjen që Shqipëria ...
TIRANË – Komisioni i Shëndetësisë miratoi në unanimitet aktin normativ nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëve...
TIRANË– Projektligji për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe EFTA solli debate në Komisionin e Ligjeve nga ana e deputetwve tw Partisw Demokratike. Enkel...
TIRANË– Gjatë Komisionit të Ligjeve, kryetarja Klotilda Bushka kërkoi nga deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj që të mos bëjë debate kot p...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme është bërë gati puna për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar të gjithë demokratët që të jenë të pranishëm ditën e nesërme në Burrel. Me anë të një postimi të bërë ...