Arrestohet Alda Klosi, ish-zyrtarja akuzohet për pastrim parash, e pësoi nga dëshmia e pastrueses: Kam parë kuti me para
Arrestimi i ish-zyrtares Klosi, VOA: Pritet të shihet nëse çështja të mbetet në Prokurorinë e Tiranës ...
Arrestimi i ish-zyrtares Klosi, VOA: Pritet të shihet nëse çështja të mbetet në Prokurorinë e Tiranës ...
Zbulimi i NYT: Prokurori që 'peshkoi' biznesmenin nisi hetim për lobistin e Bashës, McGonigal nuk tregon kontaktet me Duçk...
PD rrezikon të mos rregjistrohet në zgjedhje, Berisha: Rama po e mban peng vendimin 3 Shkurt, 12:37 Komisioni i PD...
Ish-ministri serb i Mbrojtjes: Kosovën e kemi humbur me nënshkrimin e kapitullimit në vitin 1999 3 Shkurt, 11:43 ...
TIRANË– Shqipëria ka marrë me qera dy anije që do të shërbejnë për prodhimin e energjisë elektrike. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila në mbledhjen e radhës së Komisionit të Energjitikës deklaroi se marrëveshja është nënshkruar me mbështetjen e ambasadorës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim dhe ka një afat 2-vjeçar. Këto mjete, termocentrale lundruese, sipas Ballukut do të ankorohen në Triportin e Vlorës. Ajo shtoi se prodhimi i energjisë nga këto anije do t’i japë një pavarësi energjitike vendit tonë, kryesisht gjatë verës, por siguroi që nuk do të kishte as ndotje të ambientit. Sipas Ballukut, këto anije janë të pajisura me certifikata nga Banka Botërore dhe janë ‘miqësore’ me ambientin, duke qenë se Vlora është një nga pikat kyçe të turizmit në vendin tonë.
Balluku foli edhe për fotot që tregonin Fierzën e tharë dhe shtoi se prodhimi i energjisë në këtë zonë ka ndaluar, në mënyrë që të grumbullohen ujëra nga reshjet. Ajo iu përgjigj kritikëve duke shtuar se menaxhimi i kasadave nuk lidhet me nivelin e ujit, por duke parë furnizimin me energjinë elektrike tek qytetarët. Dhe kjo, sipas Ballukut do të vijojë pa ndërprerë, duke mos pasur as rritje të çmimit. Kohët e fundit, Balluku është shprehur se Shqipëria është detyruar të dalë në import për të blerë energji elektrike, por në sasi të vogla për të mos rënduar buxhetin e shtetit. Ajo tha se situata do të përmirësohet pas datës 7 pasi do të ketë reshje. ‘Piku i vdekjes’, sipas Ballukut është thjesht një opinion që madje nuk vjen as nga ekspertë të fushës.
Por, fill pas saj, drejtori i Korporatës Energjitike Shqiptare, KESH, Ergys Verdho njoftoi se reshjet e 1 dhe 2 prillit mundësuan eksportin e energjisë elektrike në masën e 19.500 megavat energji. Sipas kreut të KESH, vlera në bursë e energjisë gjatë kësaj kohe ishte 197 euro, ndërsa prurjet në kaskadë arritën në 10.050 m3 për sekondë nga këto reshje.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Balluku: Kemi marrë me qira dy anije prodhuese të energjisë
Vendi në krizë, Verdho: Eksportuam energji elektrike. Balluku: Dolëm pak në import
Balluku: S’do prodhojmë energji në Fierzë, sa të grumbullojmë disa ujëra
LIVE- Balluku në Komisionin e Energjitikës: S’ka ‘pikë vdekjeje’, janë opinione
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se Shqipëria ka marrë me qera dy anije prodhuese të energjisë elekt...
BERAT- Drejtori i Monumenteve të Kulturës në Berat Eugen Kallfani ka reaguar për shembjen e minares së xhamisë së kuqe në kalanë e Beratit. Për mediat, ai është...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku është shprehur se Shqipëria është detyruar të dalë në import për të blerë energ...
TIRANË- Kanadaja ka përfunduar procedurat për ratifikimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore Kanada-Shqipëri. Kryeministri Edi Rama shkruan se marrëves...
TIRANË– “SPAK po ndjek penalisht më shumë, po konfiskon pasuri dhe po çon kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata ...
VLORË– Një grua është gjetur pa shenja jete në Vlorë. Policia bën me dije se bëhet fjalë për një 60-vjeçare, e cila është gjetur në lagjen “1 ...
TURQI– Gjykata ka pranuar aktakuzën e përgatitur kundër 21 personave, përfshirë Fatih Özerin, duke kërkuar dënime me burgim nga 12,164 deri në 40,564 vjet...
TIRANË– Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 1188 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar...
TIRANË- Prej dy ditësh, Kryesia e Kuvendit “zjen” nga vizitat, sidomos nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Dje, ajo shkoi për 30 minuta vetëm ...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim dosjen e avokatit Lavdosh Shehu, që akuzohet s...