Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim dosjen e avokatit Lavdosh Shehu, që akuzohet se ka marrë 5 mijë euro duke premtuar ekstradimin e një personi nga Italia. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se mbi Shehun rëndon vepra penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. I akuzuar është edhe Hamza Tola, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim. Nga hetimet, sipas SPAK ka rezultuar se Shehu i ka kërkuar familjes së F.H., një shumë prej 12 000 (dymbëdhjetë mijë) euro, duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e transferimit e tij nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri, por ka arritur të marrë vetëm 5 mijë.
Njoftimi i SPAK:
Lidhur me përfundimin e hetimeve për procedimin penal nr.179 të vitit 2021”. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas përfundimit të hetimeve, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, procedimin penal nr. 179 të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurëve: Lavdosh Shehu, me profesion avokat, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë dhe neni 25 i Kodit Penal ;Hamza Tola, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë dhe neni 25 i Kodit Penal ;
Nga hetimet rezultoi e provuar se shtetasi Lavdosh Shehu, i ka kërkuar familjes së shtetasit F.H., një shumë prej 12 000 (dymbëdhjetë mijë) euro, duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e transferimit të shtetasit F.H. nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri. Këtë ndikim në funksionarët e Ministrisë së Drejtësisë, shtetasi Lavdosh Shehu, do ta realizonte në bashkëpunim me shtetasin Hamza Tola, punonjës shërbimi në këtë Ministri. Në vijim, shtetasi Lavdosh Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F.H. vetëm një shumë prej 5 000 (pesë mijë) euro. Hetimet e kësaj ngjarje, janë bërë e mundur, falë edhe ndihmës të dhënë nga emisioni investigativ televiz “Stop” i Tv Klan”.
(f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet për karburantet që do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës që do të zhvillohet më 12 pr...
TIRANË– Kromi dhe paratë janë kombinimi që ka sjellë vrasjen e 37-vjeçarit Iljaz alias Jurgen alias Julian Çalit mbrëmjen e 3 prillit 2...
TIRANË– Personat që qëlluan ndaj Iljaz Çalit janë zhdukur në errësirën e natës në drejtim të Lezhës, e ende nuk janë gjetur. Sipas gazetarit E...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, për rreth një orë është takuar me Enkelejd Alibeajn, të cilit i është referuar si kryetari i Kom...
TIRANË– Vëllai i Iljaz Çalit nuk ka mbajtur “sekrete” ndaj grupit hetimor duke treguar me emra personat që kanë pasur përplasje dhe konflikte ...
TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka zbuluar detaje nga lëvizjet e fundit të 37-vjeçarit Iljaz Çali, i cili u vra mbrëmjen e 3 marsit. Në një...
TIRANË– Vëllezërit e Iljaz Çalit, Zeqir dhe Medi Çali, janë dy njerëzit e fundit që kishte takuar viktima para se të vritej. Gazetari E...
Bilbil Beqaraj, prej 40 vitesh punon si agronom. Ai thotë që arsyeja kryesore se përse prodhimet bujqësore shqiptare rezultojnë të mbingarkuara me pesticide ësh...
BERAT– Pjesa ballore e strukturës së minares së ‘Xhamisë së kuqe’ në Berat ka rënë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mesditën e sotme. Ende nuk...
ELBASAN– Detaje të reja janë publikuar nga përplasja me armë mes të fortëve të Elbasanit, ku i plagosur dhe më pas i arrestuar mbeti Nuredin Dumani, një n...