Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shqiptarët shprehën pakënaqësinë më të lartë për sigurinë ekonomike në raport me vendet e tjera të Rajonit, në një anketë që u bë nga Këshilli i Koordinimit Rajonal (RCC), për Barometrin e Sigurisë në rajon.
Siç shihet nga grafiku, 28% e të anketuarve në Shqipëri ishin tërësisht të pakënaqur me sigurinë e tyre për gjendjen ekonomike.
Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, pasi vetëm 24% e boshnjakëve kanë shprehur pasiguri të lartë për gjendjen ekonomike, 21% e shtetasve nga Kosova, 15% e maqedonasve, 7% e malazezëve dhe 15% e serbëve. Anketa tregoi se, malazezët ishin më të kënaqurit për sigurinë e tyre ekonomike, në raport me vendet e tjera të rajonit.
Gjithashtu, Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë së saj që është shumë e kënaqur me gjendjen ekonomike. Vetëm 2% e shqiptarëve të anketuar janë shumë të kënaqur me situatën e tyre ekonomike. Në të kundërt, 8% e boshnjakëve ishin shumë të kënaqur, 12% e maqedonasve, 20% e malazezëve, 12% e serbëve, ndërsa Kosova ishte në të njëjtin nivel me Shqipërinë, me 2%.
Anketa në Shqipëri, gjithashtu prodhoi përqindjen më të lartë të personave që ndihen mjaftueshëm të sigurt ekonomikisht. 34% e të anketuarve mendojnë në këtë mënyrë, ndërsa 28% e boshnjakëve mendojnë se ekonomia e tyre është e sigurt, 22% e maqedonasve, 33% e serbëve.
Sërish malazezët shfaqen nivelet më të larta të sigurisë sa i takon mjaftueshmërisë ekonomike, pasi 42% ishin mjaftueshëm të kënaqur. Vetëm qytetarët e Kosovës janë treguar disi më realistë, thuhet në analizën e RCC, pasi 50% e tyre kanë mbajtur qëndrim neutral, as shumë të kënaqur dhe as shumë të mërzitur, me gjendjen e tyre ekonomike.
Ndërsa 40% e shqiptarëve mendojnë se perspektiva ekonomike nuk është e mirë, kundrejt 29% që kanë qëndrim neutral dhe 31% mendojnë se, ekonomia e tyre do të përmirësohet.
Në rajon, më pesimistët për ekonominë e së ardhmes mbeten maqedonasit, pasi 52% e tyre mendojnë se gjendja do të përkeqësohet, ndërsa më optimistët në rajon janë malazezët, pasi vetëm 12% e të anketuarve mendojnë se ekonomia e tyre do të përkeqësohet.
Kur vjen puna te siguria ekonomike, burrat në Ballkan janë më të kënaqur (40%) sesa gratë (32%). Analiza e RCC tregon se Barometri Ballkanik i sigurisë në edicionin 2021 shënoi përmirësime të perceptimit për sigurinë ekonomike. Një vit më parë, shumica e të anketuarve ishin të pakënaqur me gjendjen ekonomike. Tani, siguria ekonomike perceptohet më pozitivisht, pasi 38% janë të kënaqur dhe 30% të pakënaqur.
Në raport me vitin 2020, numri i të pakënaqurve u ul me 16%, dhe numri i të kënaqurve u rrit me 14%. Në të gjithë rajonin pak më shumë se një e treta (38%) perceptojnë situatën e sigurisë si të kënaqshme, ndërsa pak më pak se një e treta (30%) nuk janë të kënaqur.
Marrë nga Monitor
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Menaxherët dhe profesionistët në Shqipëri paguhen shumë më pak se kolegët e tyre në shtetet e Bashkimit Europian dhe gati sa gjysma e profesioneve elementare në...
TIRANË– Guvernatori Gent Sejko ka prezantuar gjatë seancës së sotme parlamentare raportin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2020, e ndikuar kriza e pandemis...
TIRANË– Numri i kartave të pagesave të lëshuara nga sektori bankar u rrit më tej në tremujorin e parë të vitit. Mbështetur në të dhënat e Bankës së S...
TIRANË– Shqipëria renditet vendi me depërtimin më të ulët të internetit nga linja fikse në Europë. Sipas publikimit më të fundit të Unionit Ndërkombë...
TIRANË– Banka Botërore ka vlerësuar se Shqipëria duhet të investojë mbi 98 milionë dollarë si pjesë e përgatitjes ndaj emergjencave dhe përgjigjen nd...
TIRANË– Pandemia e Covid-19 ka dhënë pasoja të rënda në rritjen e fataliteteve në vend në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Totali i je...
Bana Muça, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “Stop” dhunën që kanë pësuar prindërit e saj 69 dhe 72 vjeç nga një bashkëfshatar i tyre...
BRUKSEL– Bashkimi Europian u ka ndaluar linjave ajrore bjelloruse të përdorin aeroportet europiane e sipas burimeve të gazetasi.al të njëjtën linjë do të ...
TIRANË– Turizmi po rikuperon me shpejtësi humbjet që shënoi nga pandemia. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur...
Dollari amerikan shënoi sot pikën më të ulët në 11 vitet e fundit në kursin e këmbimit me lekun. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të martën dollari ...