Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
TIRANË– Tregtia rajonale zhvillohet në sfond të konflikteve tregtare dhe civile ndërmjet vendeve që ndër të tjera rrisin kostot për bizneset dhe individët e përfshirë në këto procese. Një studim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) tregon se, sistemi i drejtësisë në Shqipëri ofron kostot më të larta në rajon për zgjidhjen e çështjeve tregtare me mbi 3700 euro dhe 525 ditë. Pas Shqipërisë renditet Bosnja me 3313 euro, Kosova me 2441 euro dhe Mali i Zi me mbi 3550 euro.
Për të zbutur zgjidhjen e çështjeve tregtare ndërkufitare, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal po nxit përdorimin e instrumentit të ndërmjetësimit (marrëveshje ndërmjet palëshe jashtë gjykatave)., Studimi tregon se, instrumentet e ndërmjetësimit nuk janë një praktikë e zakonshme në rajon, por rastet kur janë aplikuar tregojnë për kosto të ulëta të proceseve dhe zgjidhje ne një kohë shumë të shkurtër. Kohëzgjatja mesatare e procedurës së ndërmjetësimit në rajon është 49 ditë, duke filluar nga 30 ditë në Shqipëri në 90 ditë në Kosovë. Kostoja mesatare e ndërmjetësimit është 566 euro, duke filluar nga 237 euro në Mal të Zi dhe 1070 euro në Shqipëri.
Gjithnjë e më shumë ndërmjetësimi po shihet si një mekanizëm i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me kosto dhe kohë efektive, pothuajse në çdo nivel të shkallës së suksesit. Ndërmjetësimi jashtëgjyqësor nuk është efektiv nëse shkalla e suksesit është më pak se 5% me një normë dështimi 95%. Rezultatet e sondazhit rajonal të ndërmjetësimit midis aktorëve kryesorë tregojnë një interes të fortë në zbatimin e ndërmjetësimit jashtëgjyqësor.
Mali i Zi është shembulli se si në një ekonomi të Ballkanit Perëndimor është rritur përdorimi i ndërmjetësimit në mënyrë të konsiderueshme në një periudhë të shkurtër duke përshtatur dhe zbatuar praktikën e “Modeli i Ndërmjetësimit Italian”. Në të gjashtë ekonomitë e Ballkanit tashmë janë të pranishëm ndërmjetësuesit dhe qendrat e ndërmjetësimit. Sipas të dhënave që rezultuan nga opinioni i biznesit në Barometrin Ballkanik të vitit 2021, 9 në 10 kompani në ekonomitë e Rajonit nuk kanë pasur asnjë rast ndërmjetësimi. Vetëm disa raste në çështjet civile ose tregtare u zgjidhën përmes ndërmjetësimit.
Rreth 55% e kompanive e konsideruan ndërmjetësimin një mekanizëm efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, dhe 35% nuk dhanë opinion nëse do ta merrnin parasysh ndërmjetësimin edhe në rastet e zgjidhjes së konflikteve ndërkufitare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në çështjet civile tregtare në mënyrë që të thjeshtohet dhe përmirësohet aksesi në drejtësi.
Nga ana tjetër, krijimi dhe promovimi i një infrastrukture të institucionalizuar të ndërmjetësimit rajonal mund të jetë shembull për politikat publike vendore mbi ndërmjetësimin dhe të çojë aplikimin e këtij mekanizmi në shkallë më të gjerë.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Eksportet shqiptare shënuan ritme të larta të rritjes edhe gjatë muajit shtator. Mbështetur në të dhënat e Instat, eksportet arritën vlerën e...
TIRANË– Ekspozimi i sektorit bankar shqiptar në borxhin e qeverisë shqiptare ka arritur vlerën e 448 miliardë lekëve ose rreth 3.7 miliardë eurove. T...
TIRANË– Transporti urban në Tiranë, Kamëz dhe Vorë reduktoi shërbimin 50% për shkak të mospërballimit të kostove të larta nga kriza e Covid-19 dhe sh...
TIRANË– Administrata tatimore do të vazhdojë deri në muajin nëntor fushatën informuese me bizneset për fiskalizimin. Akti normativ për mosvendosjen e...
TIRANË– Qeveria shqiptare mbylli kapitullin e një strategjie për sektorin e transportit që u zbatua gjatë viteve 2016-2020, por fondet për investimet...
TIRANË– Aktiviteti i pasurive të paluajtshme po shënon rritje të shpejtë gjatë vitit të fundit. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se pas një ngadalësi...
Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian.Shifrat janë bërë të ...
Shqipëria ka nisur përpjekjet për ringritjen e rrjetit kryesor hekurudhor në vend që përfshin, linjën e re Durrës-Tiranë-Rinas, rehabilitimi i linjave Vorë-Hani...
E gjithë bota është mbërthyer nga një alarm i rritjes së lartë të çmimeve, që rrezikon të zhvlerësojë rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike që kishte nisur pas...
Në fund të verës, një pjesë e furrave të bukës aplikuan rritje të çmimit të produktit me 10 lekë. Një nga shkaqet që çuan në këtë rritje, sipas pë...