All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

“Shqipëria kontaktoi direkt Pfizer për 500 mijë vaksina”, CNN: Vendet e Ballkanit përpiqen të sigurojnë dozat ruse dhe

19 Shkurt 2021, 19:22 Nga DOSJA
“Shqipëria kontaktoi direkt Pfizer për 500 mijë
All - Paragraf - 1

Teksa Britania e Madhe ka arritur të vaksinojë me të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit 15 milion njerëz dhe BE  ka tejkaluar 23 milion doza të shpërndara, në disa vende të tjera Evropiane nuk është arritur të bëhet një vaksinë e vetme.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina janë ende në pritje të dërgesave të para të vaksinës, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, vaksinimi ka qënë i kufizuar, shkruan CNN.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë aleatët kryesorë dhe anëtarët e mundshëm të Bashkimit Evropian, por ato janë lënë jashtë planeve të furnizimit të vaksinave. BE ka siguruar më shumë se 2.3 miliardë doza të vaksinave të ndryshme kundër COVID-19 dhe  në deklaratat e fundit  ata deklaruan se do të ndajnë disa nga dozat e tyre për vendet ballkanike.  BE ka dhënë 70 milion € për rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të blerë disa nga këto doza në të ardhmen por meqenëse shpërnarja e tij ka qenë e ngadaltë dhe e vonuar, ato vende janë ende në pritje.

Duke qenë se vendet e rajonit janë relativisht të pasura të paktën në kontekstin global – ato nuk janë një përparësi kryesore për programet e hartuara për të ndihmuar vendet më të varfra të botës.  Vendet e Ballkanit janë bashkuar me programin COVAX, i cili synon të sigurojë vaksina në të gjithë botën, por furnizimi i kufizuar i skemës do të thotë që fokusi i saj kryesor mbeten 92 vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë vaksinat pa financim dhe Vendet e Ballkanit nuk janë në mesin e atyre. Si anëtarë të vetë-financimit të COVAX, ata do të marrin 850,000 doza të vaksinave të koronavirusit – por se kur mund të mbërrijnë është e paqartë.

Qeveria serbe tha se Kina deri më tani e ka furnizuar atë me 1.5 milion doza të vaksinës Sinopharm, duke ndihmuar vendin prej 7 milionësh të renditet në radhët e para të garës globale të vaksinimit.

Pjesa më e madhe e tyre morën vaksinën kineze, megjithëse qeveria tha se ka marrë gjithashtu 90,000

Vaksinat nuk janë iniciativa e parë e Kinës në Ballkanin Perëndimor – në dekadën e kaluar, ajo ka investuar shumë në Serbi, Mal të Zi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoni, duke financuar projekte të mëdha të infrastrukturës dhe burimeve, përfshirë investimin për autostradat në Bosnjë dhe Hercegovinë, minierat dhe fabrikat në Serbi. Ajo ka hapur gjithashtu Institutet e Konfucit dhe departamentet e sinologjisë universitare në të gjithë rajonin.

Shpërndarja dhe vaksinimi masiv i Serbisë ka qenë një sukses i tillë që i ka lejuar qeverisë të angazhohet në diplomacinë rajonale të vaksinave.

Javën e kaluar, ajo dhuroi 4,688 nga dozat e saj Pfizer / BioNTech në Maqedoninë e Veriut, e cila është ende duke pritur më shumë se 100,000 doza që siguroi përmes COVAX. Donacioni u reklamua si një shenjë e bashkëpunimit, mes Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit të Maqedonisë  së Veriut Zoran Zaev .

Të mërkurën, Serbia njoftoi se do të dhuronte 4,000 doza të vaksinës ruse për Malin e Zi, i cili gjithashtu po pret ende për dërgesat e tjera.

Donacionet janë një gjest simbolik. Por në këtë rajon të paqëndrueshëm historikisht, të ndjeshëm këto çështje janë më shumë se thjesht simbole.

Kur qeveria serbe njoftoi se do të siguronte vaksina për serbët që jetonin në Kosovë, qeveria e Kosovës e akuzoi atë për lojë politike me vaksina dhe “kontrabandë me produkte farmaceutike të paçertifikuara” në vend. Kosova deklaroi pavarësinë në 2008 dhe shumica e vendeve perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara e njohin atë si një shtet të pavarur. Serbia, megjithatë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kosova ka porositur mbi 100,000 doza të vaksinës nga COVAX dhe pret dërgesa nga BE si pjesë e skemës prej 70 milion €.

Qeveria serbe gjithashtu dhuroi disa nga dozat e saj të vaksinës ruse Sputnik V b për Republika Srpska – një nga dy njësitë autonome që formojnë Bosnjën dhe Hercegovinën. Vaksinimi i 1.000 punonjësve të kujdesit shëndetësor filloi atje javën e kaluar, sipas faqes së internetit të Ministrisë së Shëndetësisë të Republika Srpska. Rajoni ka porositur 400,000 doza të vaksinës ruse. Qeveria boshnjake-kroate e vendit, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, tha se urdhëroi 800,000 doza përmes skemës së BE.

Shqipëria ka siguruar 500,000 doza të vaksinës Pfizer përmes një kontrate të drejtpërdrejtë me kompaninë, megjithëse sipas qeverisë më pak se 10,000 janë dorëzuar deri më tani, jo mjaftueshëm për vaksinimin e 23,000 punonjësve të kujdesit shëndetësor të vendit. Në bazë të marrëveshjes me COVAX Shqipëria ka porositur gjithashtu 1.1 milion doza duke siguruar që do të ketë doza të mjaftueshme për të gjithë popullsinë e saj.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota artikulli i cnn vaksinimi ne europe artikulli i cnn vaksinimi ne europe

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet