LIVE UPDATES
Bota

Kosova në mes të Perëndimit dhe Turqisë për Lëvizjen e Gulenit

19 Shkurt 2021, 18:17 Nga DOSJA
Kosova në mes të Perëndimit dhe Turqisë për

KOSOVË- Kërkesa e ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan që Kosova të listojë Lëvizjen Hizmet të Fethullah Gulenit (Turqia i referohet me akronimin FETO) në listën e organizatave terroriste, po shihet me shqetësime nga njohësit e fushës së sigurisë në Kosovë.

Kervan, të enjten, në mbledhjen e qeverisë kërkoi që krahas Lëvizjes së Fethullah Gulenit, në listën e organizatave terroriste të futen edhe Partia e Punëtorëve të Krudistanit (PKK) si dhe organizata ushtarake Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG).

Në mbledhje të qeverisë nuk pati ndonjë vendim për këtë propozim, përveç se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i kërkoi sekretariatit që kërkesa e ministrit Kervan t’i bartet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë për shqyrtim.

Radio Evropa e Lirë ka provuar gjatë së premtes që të kontaktojë me ministrin në detyrë, Kervan për të marrë më shumë informacione për këtë kërkesën të tij, por ai nuk është përgjigjur në telefonatat e as mesazhet e lëna në telefon.

REL-i ka kontaktuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike Turke, Fikrim Damka për të pyetur se cilat janë rreziqet që i kanosen Kosovës nga Lëvizja e klerikut Gulen.

Damka nuk ka komentuar gjatë por tha se këto organizata paraqesin rrezik për Kosovën.

“Organizata FETO, organizatat PKK dhe YPG, në botë veç janë shpallur si organizata terroriste. Jo që ne e kërkojmë të shpallen, por janë shpallur, veç ekzistojnë këto që janë terroriste, por Enisi (ministri në detyrë, Kervan) ka thënë se në këtë raport duhet të përfshihen si rrezik në Kosovë”, tha Fikrim Damka.

Kosova harmonizon politikat e sigurisë me BE-në dhe SHBA-në

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, thotë se Kosova duhet t’i harmonizojë politikat e fushës së sigurisë me aleatët ndërkombëtarë, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Ai thotë se institucionet duhet konsultuar paraprakisht me SHBA-në dhe BE-në, para se të marrin ndonjë vendim për shpalljen terroriste të ndonjë organizate, në këtë rast, Lëvizjes Hizmet, të klerikut Fethullah Gulen.

“Kosova veprimet e saja ndaj kërkesave të Turqisë nuk duhet t’i bëjë në mënyrë impulsive, pa ndonjë konsultim paraprak edhe me aleatët e tjerë perëndimorë që ka Kosova. Kjo për shkak se Kosova nuk guxon të antagonizohet tutje në arenën ndërkombëtare, në këtë rast karshi aleatëve tanë kyçë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme mbështesin shtetndërtimin e Kosovës”, thotë Vrajolli.

Vrajolli thotë se Kosova ka partneritet të rëndësishëm me Turqinë, mirëpo çdo presion që i bënë Kosovës, nuk është në frymën e marrëdhënieve të shëndosha që ekzistojnë në mes të të dyja shteteve.

Vendimi në dorën e legjislaturës së re

Ish-anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në legjislaturën e fundit të Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica thotë se asnjë organizatë nuk mund të shpallet terroriste, pa pasur ndonjë dëshmi për përfshirjen e saj në veprimtari terroriste.

Sa i takon kërkesës së ministrit Enis Kervan që Lëvizja e Fethullah Gulenit të listohet si organizatë terroriste, Reçica thotë se me këtë çështje duhet të merret legjislatura e ardhshme.

“Parimisht nuk mendoj që do të duhej që organizatat e tilla që nuk ka dëshmi, që janë pjesë e ndonjë veprimi të skajshëm ose ndonjë veprimi terrorist, të shpallën të tilla. Mirëpo, kjo çështje duhet të mbetet në legjislaturën e re dhe duhet të trajtohet pasi që të shihet dokumenti”, thotë Reçica për Radion Evropa e Lirë.

Çfarë është Lëvizja Hizmet?

Drejtuesi i Lëvizjes Hizmet, Fethullah Gulen është një imam dhe shkrimtar që aktualisht jeton në ekzil. Ai prej vitesh jeton në Pensilvani të SHBA-së. Lëvizja e themeluar nga ai quhet Hizmet (Shërbimi) dhe ka një numër të madh mbështetësish në Turqi, Azinë Qendrore dhe vende të tjera të botës. Kjo organizatë drejton një numër të madh institucionesh arsimore, mes tjerash edhe në Kosovë.

Shumë zyrtarë shtetëror u arrestuan gjatë viteve të fundit nga institucionet e drejtuara nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pasi u akuzuan se ishin pjesëtarë të Lëvizjes së Fethullah Gulenit.

Kush janë gylenistët?

Turqia e akuzon Lëvizjen e Gulenit për një përpjekje për puç që ndodhi në vitin 2016. Që nga kjo kohë Turqia e ka shpallur organizatë terroriste. Turqia ka kërkuar vazhdimisht që autoritet amerikane ta ekstradojnë Fetullah Gulenin në Turqi, pasi e cilësojnë atë si udhëheqësin kryesor për organizimin puçit ushtarak.

Përveç Turqisë dhe Pakistanit, Lëvizja e drejtuar nga Fethullah Gulen është listuar si organizatë terroriste dhe nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik. Megjithatë, emri i Lëvizjes Hizmet nuk figuron në listën e organizatave terroriste të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Kosova bashkëpunoi me Turqinë kundër Lëvizjes së Gulenit

Në muajin mars të vitit 2018, asokohe përmes një operacioni të fshehtë, institucionet e Kosovës arrestuan gjashtë shtetas turq, kryesisht mësimdhënës. Ata u dëbuan përmes një operacioni sekret dhe pas disa muajsh hetimi e gjykimi, në total u dënuan nga gjykatat në Turqi me 56 vjet e 7 muaj e gjysmë burgim.

Në Kosovë nisën hetime, por prokuroria deri më tani nuk ka njoftuar për ndonjë rezultat. Në mars të vitit 2018, nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif” patën protestuar kundër arrestimit dhe dëbimit për në Turqi të mësuesve të tyre. Një komision i pavarur i Kuvendit të Kosovës, konstatoi dhjetëra shkelje të ligjeve dhe konventave ndërkombëtare me rastin e deportimit të shtetasve turq.

Edhe një organ i OKB-së, pas një hetimi, konstatoi se institucionet e Kosovës shkelën të drejtat e shtetaseve turq, me rastin e deportimit. Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Turqisë kërkoi nga Kosova që të vazhdojë bashkëpunimin kundër Lëvizjes së Gulenit, duke e quajtur atë një rrezik edhe për Kosovën.

Mediat turke raportuan se kërkesa iu bë ministres në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj – Stublla nga homologu i saj turk, Mevlut Çavusoglu gjatë një takimi në kryeqytetin turk, Ankara.

Kush janë PKK dhe YPG?

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Që nga vitet e 80-ta kjo organizatë zhvillon një kryengritje në rajonin juglindor të Turqisë, me shumicë kurde. PKK-ja lufton për krijimin e një shteti të pavarur për kurdët, që do të përfshinte territore të Turqisë, Irakut, Iranit si dhe pjesë të vogla të Sirisë dhe Armenisë.

Prej nisjes së këtij konflikt janë vrarë dhjetëra-mijëra njerëz.

The code has been copied to your clipboard.

Ndërsa organizata tjetër, YPG apo siç njihet Njësitë e Mbrojtjes së Popullit, është forcë e armatosur që kontrollon zonën që dominohet nga kurdët në Siri.

Kjo organizatë u shfaq në vitin 2011 në Siri gjatë kohës së rritjes së tensioneve politike në këtë shtet, që çuan në luftime kundër regjimit të Bashar al-Assadit.

MARRË NGA REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota enis kervan fethullah gulenit levizja guleniste enis kervan fethullah gulenit levizja guleniste

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet