LIVE UPDATES
Sport

‘Shqipëria ka mbaruar me talentet’/ Deklarata e papritur e Lorik Canës: Do të jetë gjithmonë pas Kosovës, vës

8 Shtator 2019, 10:08 Nga DOSJA
‘Shqipëria ka mbaruar me talentet’/ Deklarata e papritur e

TIRANË– Kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana ka dhënë një intervistë për “SO FOOT” në prag të ndeshjes së Shqipërisë me Francën.

Në intervistën e tij, Cana ka treguar hapur se Shqipëria është pas me talentet në futboll ndryshe nga Kosova.

PYETJE: E keni thënë në një tjetër intervistë këtë javë se mangësitë e brezave aktual në Shqipëri shpjegohen në veçanti nga shpërndarja e talenteve mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut…

LORIK CANA: Ne e dinim prej shumë vitesh se shqiptarët me origjinë nga Kosova do të ktheheshin natyrshëm drejt Kosovës. Tani nuk kemi një ekip kombëtar të Shqipërisë, por dy ekipe që përfaqësojnë dy shtete: Shqipërinë dhe Kosovën. Dhe talentet më të mëdhenj aktualisht luajnë për Kosovën. Në të ardhmen, do të kemi shumë vështirësi të rigjejmë gjenerata të afta të pretendojnë përsëri një kualifikim në Europian. Dhe nëse një ditë Kosova do të kualifikohet për një turne madhor, Shqipëria do të jetë në mënyrë të pakundërshtueshme pas Kosovës. Përveç kësaj, në ekipin e Shqipërisë që u kualifikua në Euro 2016, gjysma e lojtarëve ishin me origjinë nga Kosova.

INTERVISTA E PLOTË: 

Keni mbyllur karrierën në fund të Euro 2016. Si e keni kaluar jetën tuaj në këto tre vite?

Kam udhëtuar, kam kaluar kohë me familjen dhe të afërmit e mi. Përfitova pak më shumë nga gastronomia (qesh). Viti i parë ishte relaks, shtova peshë. Pastaj mora kualifikimin e parë si drejtor sportiv. Tani, prej dy vitesh, kam vënë në punë projektin e fondacionit që kam për zemër, të promovoj sportin për fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë. Në fundin e vitit 2019, do të jenë rreth 1000 fëmijë të cilët do të jenë pjesë e programit të fondacionit. Puna është për shembull të ndërtojmë mini-fusha sportive në hapësira publike dhe të shoqërojmë fëmijët në aktivitete sportive me edukatorë. Ne e filluam në Tiranë dhe tani po shpërndahemi më gradualisht.

Në vitin 2009, ju keni folur në një intervistë për pasionin tuaj për civilizimin Ilir dhe dëshirën që një ditë t’i kushtoni një fondacion kërkimeve arkeologjike në Kosovë…

Fondacioni im mbështetet në dy shtylla të mëdha. E para është natyrisht sporti. Pjesa tjetër është trashëgimia arkeologjike. Ne duhet të gjejmë partneritetin me ministritë dhe organizata të mëdha që ta promovojmë, gjë që nuk është bërë shumë në vitet e fundit… Në Shqipëri, niveli i papunësisë është mjaft i lartë. Popullata është shumë e re, sidomos në Kosovë. Dhe të rinjtë e shohin emigrimin drejt vendeve të pasura si e vetmja mënyrë për të ndihmuar familjet e tyre. Ndaj ka shumë sfida për Shqipërinë dhe aspekti i trashëgimisë kombëtare nuk ka ende atë rëndësinë që meriton.

Momentet më të mira të karrierës tuaj janë me kombëtaren e Shqipërisë?

Gëzimet dhe zhgënjimet më të mëdha janë me ekipin kombëtar. Humbjet dhe jo një në veçanti. Nuk arrin t’u përmbushësh njerëzve pritshmërinë që kishin ndaj teje, ndjen faj. Pas humbjeve, ishte jashtëzakonisht e vështirë për mua të flija për 2-3 net, edhe kur isha në klub, edhe kur e dija që kundërshtari ishte më i fortë.

A e kujtoni grumbullimin e parë?

Në qershor 2003, në Gjenevë, Zvicër-Shqipëri.

Zvicra, vendi ku u rritët…

Ishte shumë special. E mora ftesën time të parë për një miqësore në vitin 2002. Në atë vit, unë iu bashkova ekipit të profesionistëve të PSG, por luajta pjesën më të madhe të ndeshjeve me ekipin e rezervave, të drejtuar nga Antuan Kumbare, ai që më çoi te PSG. Unë ende e kujtoj një ndeshje në “Camp des Loges” ku Luis Fernandez u tall rreth Shqipërisë që merrte një lojtar nga ekipi B i PSG-së për të luajtur me ekipin A. Ishte një tallje që më komplimentoi më shumë se çdo gjë tjetër. Ndaj në qershor 2003, unë hyra të luaj në pjesën e dytë të ndeshjes në Zvicër. Ndeshja u luajt rreth 50 kilometra larg vendit ku isha rritur.

Pse ishte kaq e qartë në mendjen tuaj se do të luaje për Shqipërinë, duke e ditur se Rajmond Domenek ju kishte kontaktuar për t’u integruar me Francën?

Gjyshi im ishte një nga ata të gjeneratës së parë që kërkoi pavarësinë e Kosovës në vitin 1990. Një nga xhaxhallarët e babait tim, shkrimtar dhe gazetar, ishte një nga aktivistët më të mëdhenj të kauzës shqiptare në Kosovë. Babai im ishte një futbollist i Prishtinës dhe përfaqësoi minoritetin shqiptar në ish-Jugosllavi nëpërmjet futbollit. Ne e përjetuam këtë konflikt në vitin 1990. Në zemrën time, e ndjeja që fëmijë nevojën dhe dëshirën për të bërë diçka për vendin tim.

A e imagjinonit në moshën 20-vjeçare se një ditë do të përfaqësonit Shqipërinë në fazën finale të një turneu madhor?

Sinqerisht, për shumë vite, të kualifikoheshim për një turne madhor ishte një ëndërr thuajse e paprekshme. Kur unë arrita në ekip, ne kishim lojtarë të mëdhenj të cilët luanin në Bundesligë, por nuk ia dolëm të merrnim më të mirën nga ai brez. Më kujtohet një fitore ndaj Greqisë, që sapo ishte shpallur Kampione e Europës, 2-1 në Shqipëri. Nga viti 2006, deri në 2012, ne kemi përjetuar ulje dhe ngritje. Më pas, një trajner italian erdhi Xhani De Biazi. Ai punoi shumë në fushë dhe jashtë saj që t’u jepte mundësinë shqiptarëve që nuk kishin lindur në Shqipëri që të përfaqësonin kombin e tyre. Shqiptarët kanë luajtur gjithmonë në klube të mëdhenj, por disa prej tyre përfaqësonin Gjermaninë, të tjerët Zvicrën, apo Belgjikën, të tjerë Greqinë e Turqinë… Për herë të parë, ne ia arritëm të përdornim këtë moment kyç në histori që të sillnim të gjithë shqiptarët e lindur apo me origjinë në ekipin kombëtar, dhe ne ia dolëm, me një numër më të gjerë lojtarësh në dispozicion, që të kualifikoheshim në Europian.

A u përfshitë në këtë thirrje nën flamur?

Sigurisht. Ishte rasti i vëllezërve Xhaka. Më kujtohet që vëllai i vogël, Graniti, i cili luan për Arsenalin, më telefonoi pasi dëshironte të luante në ekipin kombëtar. Në atë kohë, FIFA nuk jepte leje pasi nuk kishte pasaportën shqiptare. Një nga lojtarët e parë që luajti për Shqipërinë pasi luajti për të rinjtë e Zvicrës ishte Basha, i cili luajti për shumë vite në Serinë A, përfshirë me skuadra si Torino.

Në rrugën drejt Euro 2016, ka një moment të veçantë, udhëtimi juaj në Serbi më 14 tetor 2014. Një dron mbërrin mbi fushë me flamurin e Shqipërisë së Madhe. Tifozët serbë zbresin në fushë për të luftuar, një prej tyre godet me stol në kokë një nga shokët tuaj të skuadrës. Ju i hidheni. Dhe ju, lojtarët shqiptarë, jeni të detyruar të ktheheni në dhomat e zhveshjeve për t’u mbrojtur…

Ne e nisëm fushatën eliminatore duke mundur Portugalinë, në atë që mbetet humbja e vetme e Portugalisë deri në fitoren e tyre në Euro 2016. Në arritëm në atë ndeshje në pozita të mira në grup. Armiqësinë në Serbi e kishim pritur që në momentin e shortit, por në asnjë moment nuk e kishim menduar se do të ishim në rrezik fizik në një fushë futbolli. Tifozët serbë na sulmuan në fushë, ishte thuajse diçka joreale.

Çfarë ju kalonte në mendje në ato momente? A ishit të frikësuar?

Aspak. Në atë moment reagon në mënyrë natyrale. Ne kishim një bashkëpunim mes nesh aq të madh sa që nëse dikush sulmonte një prej vëllezërve të tu, kishe si refleks ta mbroje. Vetëm më vonë e kuptuam që mund të kishte shkuar më keq. Fatmirësisht, nuk kishte dëmtime serioze.

Në Grupin A të Euro 2016, shorti ju vuri bashkë me Zvicrën, vendin ku u rritët dhe Francën, vendin ku jetuat një pjesë të madhe të karrierës…

Në ndeshjen e parë të Europianit, Shqipëri-Zvicër, pesë futbollistë të 11-shes së Zvicrës ishin me origjinë shqiptare (Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemajli dhe Xherdan Shaqiri). Ne folëm shqip bashkë, jo në fushë, nuk flet shumë atje, por para ndeshjes.

Në minutën e 36, u ndëshkuat me karton të kuq. Në atë moment, e dinit menjëherë që do të përjashtoheshit dhe do të dënoheshit për ndeshjen ndaj Francës?
Nëse gjyqtari vërshëllente për ta, e dija që isha jashtë. Ndërsa Seferoviç po më tërhiqte fanellën poshtë, kisha një shpresë të vogël se po vërshëllente për ne. Kur rrëshqita, kisha 2 të qindtat e sekondës të merrja vendimin, të mundohesha të ngrihesha duke e ditur se ai do të ishte i vetëm për të shënuar golin e 2-0, ose të ndaloja në çdo mënyrë topin para se të hynte në zonë. Unë mora vendimin për të ndalur topin… dhe thuajse funksionoi, pasi pranë fundit ne iu afruam shumë barazimi.

Pavarësisht një fitoreje ndaj Rumanisë, udhëtimi juaj u ndal në grupe. A keni ndonjë peng?

Pengu i vetëm është mënyra se si nisëm ndeshjen ndaj Zvicrës. Ishim nën trysni gjatë 20 minutave të parë. Pastaj dhuruam një paraqitjet të madhe, në ndeshjen e radhës, ne mbajtëm Francën në barazim deri në minutat shtesë. Pastaj ia dolëm të fitonim ndeshjen me Rumaninë. Isha shumë me shpresë se do të përfundonim mes vendeve të treta më të mira, por nuk na ndihmoi fakti se ishim në Grupin A. Më pas, ishte kjo ndeshje Hungari-Portugali ku të gjithë përfunduan të lumtur (3-3), pasi ata e dinin që më përpara se cilat rezultate i kualifikonin…

A kishte pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro 2016 një impakt në praktikimin e futbollit mes të rinjve në vendin tuaj?

Pjesa më e madhe e të rinjve luajnë futboll dhe e ndjekin futbollin. Pak nga pak janë edhe femrat që po e bëjnë një gjë të tillë. Por në vendin tonë, aspekti i licencimit nuk është si në Francë, pasi aksesi ndaj infrastrukturës nuk është i përballueshëm nga të gjithë. Në Shqipëri, nëse do të bëhesh pjesë e një ekipi, duhet të integrohesh në një akademi dhe pjesa më e madhe e familjeve shqiptare nuk e përballojnë as të paguajnë qoftë edhe 25 euro për djalin e tyre që të bëhet pjesë e ekipit… Suksesi i skuadrës tonë ishte i bazuar më shumë te lojtarët që ishin rritur jashtë, përfshirë edhe mua, të cilët kishin mundësinë që të stërviteshin në fusha të mira dhe nga supertrajnerë. Sfida e madhe e vendit tonë është t’u japë mundësinë më të mirë të mundshme të rinjve të lindur në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoninë e Veriut, që të mundohen të praktikojnë futbollin kur të rriten.

Edoardo Reja është trajneri i ri i Shqipërisë që nga muaji prill. Si po e shihni atë?

Ai është një trajner italian i cili ka një eksperiencë shumë të madhe, jo edhe aq shumë larg Italisë, por Shqipëria është shumë e fokusuar drejt Italisë. Unë e kam njohur kur kam luajtur te Lacio. Mendoja se ai ka ndryshuar nga pikëpamja e marrëdhënieve. Ai e ka kuptuar se atmosfera në ekipin kombëtar është shumë e rëndësishme, lojtarët nuk duhet të ndihen si të zënë në çark në fushën e gjelbër. Duhet që lojtarët të takojnë familjarët e tyre dhe të ndjejnë mbështetjen e publikut. Në aspektin sportiv, Shqipëria nuk po sheh momentin e saj më të mirë. Nuk ngjiti asnjëherë me Kristian Panuçin pas Europianit dhe ne nuk mund të kërkojmë menjëherë rezultate të mëdha ndaj lojtarëve të rinj që mbërrijnë tani.

E keni thënë në një tjetër intervistë këtë javë se mangësitë e brezave aktual në Shqipëri shpjegohen në veçanti nga shpërndarja e talenteve mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut…

Ne e dinim prej shumë vitesh se shqiptarët me origjinë nga Kosova do të ktheheshin natyrshëm drejt Kosovës. Tani nuk kemi një ekip kombëtar të Shqipërisë, por dy ekipe që përfaqësojnë dy shtete: Shqipërinë dhe Kosovën. Dhe talentet më të mëdhenj aktualisht luajnë për Kosovën. Në të ardhmen, do të kemi shumë vështirësi të rigjejmë gjenerata të afta të pretendojnë përsëri një kualifikim në Europian. Dhe nëse një ditë Kosova do të kualifikohet për një turne madhor, Shqipëria do të jetë në mënyrë të pakundërshtueshme pas Kosovës. Përveç kësaj, në ekipin e Shqipërisë që u kualifikua në Euro 2016, gjysma e lojtarëve ishin me origjinë nga Kosova.

Edhe ti, pasi familja juaj është me origjinë nga Gjakova, në Kosovë. A mendon se do të shohësh një ditë, në një të ardhme të largët, një përzgjedhje të Shqipërisë së Madhe, nëse Shqipëria dhe Kosova do të bëhen përsëri bashkë?

Nuk e di. Tani po punohet për të konsoliduar Kosovën në arenën ndërkombëtare, ku njihet tashmë nga rreth 100 vende, por nuk është ende anëtare e Kombeve të Bashkuara. Kosova duhet të gjejë një marrëveshje me Serbinë në mënyrë që të njihen në mënyrë reciproke si dy shtete të pavarura dhe që njerëzit e Kosovës të udhëtojnë të lirë në Kosovë. Për ne, shqiptarët, bashkimi kombëtar është ëndrra jonë, por më parë kemi shumë gjëra për të rregulluar. Ajo që është e sigurt, është se sporti ka qenë gjithmonë ambasadori më i mirë i kombit shqiptar.

(K.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kombetarja shqiptare e futbollit lorik cana so foot kombetarja shqiptare e futbollit lorik cana so foot

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet